Veliaj mban premtimin: Banesat sociale ndahen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak

August 6, 2015 16:09

Veliaj mban premtimin: Banesat sociale ndahen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e tij të ardhshme do të miratojë vendimin për ndarjen e banesave sociale, duke i dhënë zgjidhje një problemi që ishte krijuar prej 4 vjetësh. Lajmin e ka bërë të ditur sot vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa ka inspektuar punimet që po kryen në çerdhen numër 42 në Njësinë 5. “Do ta mbaj premtimin që bëra në fushatë. Në mbledhjen e parë pas konstituimit të Këshillit Bashkiak, do të bëjmë ndarjen e banesave sociale”, tha Veliaj.

Ai theksoi se procesi do të jetë transparent dhe do të bëhet mbi bazën e njerëzve në nevojë, jo të favoreve partiake. “Kemi bërë disa verifikime ku na rezulton e njëjta histori si në 2013-ën, kur po e njëjta parti la pushtetin: kushërinj, nipa, mbesa, zyrtarë që marrin banesa sociale. Unë nuk do ta toleroj këtë. Banesat sociale do t’i shpërndajmë vetëm për ata që i meritojnë”, shtoi Veliaj. Ky në fakt shënon dhe mbajtjen e një prej premtimeve që vet Veliaj bëri gjatë fushatës elektorale.

Nga ana tjetër, ai i është përgjigjur edhe pyetjes lidhur me kreditë e buta që bashkia jep për familjet e reja dhe të pastreha, duke deklaruar se në kushtet e sotme Bashkia e ka të pamundur që të përballojë interesat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se fillimisht synohet shëndoshja e financave të institucionit, e më pas do të vijohet me dhënien e kredive të buta. “Kam gjetur një bashki të falimentuar, e cila mezi arrin të paguajë rrogat për tre muajt e ardhshëm. Besoj se do të kem mirëkuptimin, që pasi të kemi shëndoshur financat e bashkisë, të konsiderojmë dhënien e kredive të buta”, tha Veliaj.

August 6, 2015 16:09
Komento

3 Komente

  1. Emigranti August 6, 17:17

    Na e shpifet.Jeni bere si Zeri i Popullit.

    Reply to this comment
  2. Arben August 7, 06:44

    O SHOKET E DITES,

    PREMTIMI QUHET I MBAJTUR KUR NDAHEN FAKTIKISHT DHE JO KUR THUHET SE DO TE NDAHEN.

    DERI ME SOT NUK KA THENE NJERI QE NUK DO TE NDAHEN.

    MBI TE GJITHA KJO NUK ESHTE “ARRITJE” POR THJESHT KRYERJE E DETYRES.

    SE SI DO TE NDAHEN, A DO TE MARRE REALISHT AI QE I TAKON, APO DO TE SHPERBLEHEN MILITANTET, KJO MUND TE QUHET ARRITJE.

    KETE DO TA SHOHIM NE VAZHDIM.

    Reply to this comment
  3. aqo August 7, 06:46

    O Emigranti…………fol or njeri nga goja ,mos fol nga prapanica.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin