Veliaj me banorët e Shën Gjergjit: Nuk do qeverisim vetëm në kryeqytet, por në gjithë territorin e Tiranës

April 26, 2015 18:11

Veliaj me banorët e Shën Gjergjit: Nuk do qeverisim vetëm në kryeqytet, por në gjithë territorin e Tiranës

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ishte sot në Shën Gjergj të Tiranës, ku zhvilloi një takim me banorët e zonës, me të cilët diskutoi lidhur me problemet e tyre dhe se çfarë mund të bëhet më shumë.

Veliaj, i cili në zgjedhjet e 21 qershorit do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, renditi tre çështje kryesore që do të jenë në fokus për këto zona: infrastruktura, tregtimi i produkteve bujqësore dhe zhvillimi I turizmit.

“Jam këtu për të dhënë një mesazh, se nuk do të qeverisim vetëm në qendër të Kryeqytetit, por në të gjithë territorin e ri të Tiranës”, deklaroi Veliaj pas takimit me banorët.

Ai tha se një nga çështjet kryesore ku do të ndërhyhet fillimisht është infrastruktura. “Shumë fshatra janë të izoluara me një infrastrukturë të pambaruar dhe diskriminuese, ku ca janë trajtuar si ‘të nënës’ dhe ca të tjerë si ‘të njerjkës’. Motoja jonë është: Të gjithë qytetarët e Tiranës, përfshirë edhe ata të Shën Gjergjit, janë njësoj të barabartë për bashkinë e re”.

Ai shtoi se do të marrë fund koha kur Policia Bashkiake i diskriminonte tregtarët e rregullt e të ndershëm, që me djersën e tyre mundohen t’i shesin produktet e tyre bujqësore në Tiranë.

Gjithashtu, Veliaj tha se në Shën Gjergj apo zonat e tjera përreth Tiranës kanë mundësi të shkëlqyer për të zhvilluar turizmin. Sipas tij, pjesë kryesore e planit për këto zona do të jetë turizmi dhe agrobiznesi.

April 26, 2015 18:11
Komento

11 Komente

  1. beni April 26, 18:20

    bravo zoti kryetar i ardhshem i bashkise qe keni kete vizion per fshatrat e tiranes

    Reply to this comment
    • kristos April 26, 18:35

      me ne fund do te shihen edhe efektet e reformes administrativo-territoriale, nuk do te kete me dallim zona rurale apo urbane ne mireadministrimin, zonat rurale nuk do te jene me ne harrese dhe do te marrin vemendjen qe meritojne, per te nxitur zhvillimin ekonomik, me potencialin e madh qe kane turistik, ekonomik e bujqesor.

      Reply to this comment
      • lorena April 26, 18:37

        ashtu si qendra e tiranes, edhe zonat periferike jane lene krejt ne harrese keto 4 vjet, a thua se edhe aty nuk banojne njerez, dhe madje njerez qe punojne shume dhe me pak vemendje e investime, do te behen qendra te rendesishme ekonomike, duke rritur mireqenien e banoreve dhe te kryeqytetit ne pergjithesi.

        Reply to this comment
        • gjinkalla April 26, 18:39

          duket vizioni i njeriut i cili i eshte i perkushtuar per te cuar perpara punet e marra persiper, nuk mund te ndahet kryeqyteti nga rrethinat, nuk ka zhvillimin urban pa ruralin, se kane thene te paret tane, se qyteti nga fshati ha.

          Reply to this comment
      • helidoni April 26, 18:40

        Me ne fund po shohim nje fushate ndryshe, jo te perbaltjes, blerjes se votave, por te ofrimit te alternativave konkrete qe do te beje Tiranen nje metropol te vertete, te denje per cdo kryeqytet qe aspiron te integrohet ne BE.

        Reply to this comment
    • maksi April 26, 18:36

      te meret dhe bashkia tashi cdo gje do permisohet dhe cdo gje do rregullohet !! do ti largojm kriminelet me ne fund , basha eshte hallka e fundit e nje zinxhiri te prishur qe na qeveriste

      Reply to this comment
    • Andos April 27, 10:01

      Personi adapt per Tiranen, ka vizionin dhe aftesite e duhura per ta drejtuar. Kryeqyteti ka nevoje per nje menaxhues te zotin dhe Veliaj mendoj se eshte i duhuri.

      Reply to this comment
  2. livia April 26, 18:21

    ky eshte vizioni x te qeverisur tiranen dhe fshatrat perreth me reformen terrioriale tani
    ky eshte njeriu i duhur x tiranen

    Reply to this comment
  3. drini April 26, 18:23

    erion veliaj ka qeverisur shum mir ne ministrine e mirqenies sociale ku beri reforma te thella dhe i dha zhvillim sekotoreve qe ai mbulonte
    te njejten gje do beje dhe me cdo cep te tiranes ku do marri nje hov te arr zhvillimi

    Reply to this comment
  4. gresa April 26, 18:24

    tirana duhet t eqeveriset me vizion dhe vullnet te mire dhe kete gje mund ta bej vetem erion veliaj sic ka bere deri tani ne bashkine e tiranes
    tirana e meriton kete djal puntor

    Reply to this comment
  5. Kris 1 April 27, 01:46

    Keshtu tha dhe Edvini por pas zgjedhjeve tha gjeta nje grope qe nuk e kaloj dot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*