Veliaj me banorët e Zall-Bastarit: Do ndërtojmë rrugën dhe një treg të ri për produktet e zonës

May 24, 2015 10:19 Updated

Veliaj me banorët e Zall-Bastarit: Do ndërtojmë rrugën dhe një treg të ri për produktet e zonës

Ndërtimi i rrugës së Zall-Bastarit është prioritet i kandidatit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, pas 21 qershorit. Në një takim me banorët e kësaj zone, e cila me reformën territoriale është pjesë e bashkisë së kryeqytetit, Veliaj premtoi ndërtimin e rrugës 3.5km që lidh Zall-Bastarin me rrugën e Arbrit, si një mundësi për të zhvilluar gjithë zonën.

“Duhet patjetër të mbarojmë shkollën, si dhe të përfundojmë 3.5km rrugë që na lidh me rrugën e Arbrit, si një mundësi për zhvillim. Gjithashtu, është shumë e nevojshme që të kemi një treg për të gjitha produktet e zonës, për çdo njeri që zbret nga Zall-Bastari e që duan të shesin produktet e tyre në Tiranë. Për këto gjëra konkrete do të punojmë çdo ditë, deri në 21 qershor”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se Tirana do të ketë një pikë të re hyrëse dhe banorët e Zall-Bastarit do të kenë akses në këtë pikë të re hyrëse të qytetit, nga e cila do të përfitojnë drejtpërdrejtë. “Është më e vështirë të vish në Zall-Bastar se të shkosh në Vlorë apo në Shkodër. Për 4 vite e shkatërruan Tiranën dhe Zall-Bastarin, mendoni se duhet t’u japim edhe 4 vite të tjera? Ata s’kanë asnjë plan për fshatin. Ne e dimë saktësisht se cilat rrugë duhen rikonstruktuar dhe shkollën në Murriz që duhet ndërtuar”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se kryebashkiaku actual është i paaftë për të bërë ndonjë punë dhe se PD-ja i kërkon votat, jo për ta çuar vendin përpara, por premtojnë se do na çojnë atje ku ishim.

“Kushdo që punon tokën e vet dhe e sjell produktin e tij për ta shitur në Tiranë, do të marrë vetëm respekt. Në qoftë se quhesh banor i Tiranës, duhet të kesh të njëjtat shërbime kudo në Tiranë. Ne s’mund të kemi shkollë të mirë në bllok dhe një shkollë të keqe në Zall-Bastar. Nuk mund të kemi diferencime, pavarësisht se ku jeton”, vijoi Veliaj.

Duke prekur problemet e personave me aftësi të kufizuara, Veliaj tha se s’duhet harruar që bashkia aktuale dhe qeveria e kaluar i la 6 muaj pa bukë, sepse i bënë lekët fushatë. “Nuk u dhanë ndihmën ekonomike dhe tani duan që të marrin sërish votën. Njerëzit nuk janë budallenj dhe Shqipëria e ka zgjedhur rrugën: të gjithë do të shkojmë në drejtimin e duhur”, tha kandidati i mazhorancës së majtë për kryetar bashkie i Tiranës.

May 24, 2015 10:19 Updated
Komento

22 Komente

  1. Dante May 24, 11:09

    Bravo Veliaj me ne fune plane konkrete per qytetin tone Suksese dhe fitore sa me te madhe,.

    Reply to this comment
    • rinia May 24, 12:04

      plane konrete dhe fryme e duhur.kjo eshte e ardhmja e tiranes dhe energjite e erionit jane te pashtershme dhe ai do beje me te miren per bashkine

      Reply to this comment
    • endri May 24, 12:07

      fushate dhe politike pozitive,me pika dhe projekte,me plane sesi do realizohen.projekte reale dhe jo si shqupi me demagogji shpifse me vjen keq sepse nuk dine cte bejne.

      Reply to this comment
    • rildi May 24, 12:11

      plane konkrete dhe projekte per nje tirane qe ne vend te benim dicka me shume se kaq detyrohemi te kthehemi ne vitin e larget 36 ku duhen shtruar kapaket e pusetave dhe dritat e rrugve.turp per lulin qe na coi ne primitizem.

      Reply to this comment
  2. alberti May 24, 11:11

    Tashme plane konkrete per qytetin e tiranes askush nuk do pres me tram qe nuk vjen kurr , Bravo erion per ty ka nevoje qyteti jone.

    Reply to this comment
  3. jonian May 24, 11:11

    rruga per te shkuar aty eshte me e rendesishme sepse eshte njelloj sikur shkon ne nje qytet larg tiranes e jo ne nje rrethine et saj . po keshtu eshte kur pseudo kryetari fle gjume ne dafina dhe nuk ben asgje per asnje

    Reply to this comment
    • katina May 24, 11:16

      Te lutem zoti veliaj beni dicka per kete zoen dhe gjithe tiranen.. eshte katandisur si mos me keq . askush nuk e ve ujin ne zjarr te bej sikur gjen me te vogel qe te ndihmije ne permiresim dhe me e bukura eshte se kerkojne te rivotohen per te mso bere asgje. jane shume te lezetshem

      Reply to this comment
      • Lagunari May 24, 11:18

        shqupi me bashen e berishen ne jane me shume se sa te pacipe .. por harrojne se njerezit jane te zgjuar dhe dine te bejne diferencen . te pakten ne keto 18muaj qeverisje ka filluar te vloje puna ne sensin qe askush nuk po gerrhet me.

        Reply to this comment
        • soriano May 24, 11:21

          Duam pune konkrete , duam qe te kthehemi ne drejtimin e duhur , te lodhur nga neglizhenca dhe injorimi qe na eshte bere deri me tani

          Reply to this comment
          • info-analitike May 24, 11:57

            soriano,
            Nga kush e kerkon pune more djale, nga Erionka qe nuk ka punuar nje dite?
            Futju pra punes e mos prit te ta sjelle Erioni se kjo e bilbilit te fushates eshte nje pune pa dinjitet e zgjat vecse nje muaj.

  4. fabio May 24, 11:15

    Bravo z.Veliaj je njeriu i duhur per qytetin tone njeri pozitiv i punes. jo si kundershtaret qe dhe vet kryetari lulush bashk me plakun merre salushin i vune flaken shqiperise vraven ne mes te tiranes , dhe nuk mbajten pergjegjsi per asgje. Tashme duhen gjera konkrete Fitore Erion dhe coje tiranen ne Drejtimin e Duhur!

    Reply to this comment
  5. Blerta May 24, 11:20

    Bravo Kandidati Erion Veliaj! kjo eshte ajo cka ka nevoje tirana plane konkrete dhe zgjidhje e problemeve te qytetarve gje qe te cilen lulushi nuk e beri kurre sepse ishte i impeniuar duke pasurar veten e vet dhe shoket e partise..

    Reply to this comment
  6. Arben May 24, 11:23

    EDHE UNE DO TJU JAP NGA 10,000 EURO KESH.

    ME VOTONI MUA.

    Reply to this comment
  7. grey May 24, 12:37

    Bravo Veliaj!
    Mbasi vodhe e rruajtje tere parate e Ministrise se “mireqenies” sociale, hajde na vidh edhe taksat e qytetit, sigurisht po ta dhame voten ne tironsit…..
    Vota e qytetit tone per nje qytetar si Gjergj BOJAXHI!

    Reply to this comment
  8. besi May 24, 13:20

    votoni kandidate dhe parti te pavarura … boll na mashtruan dhe na premtuan keto partite e medha … votoni ….Aleanca Popullore

    Reply to this comment
  9. Der Spiegel May 24, 13:44

    Velia ja kaloj lepurit me te bredhur.

    Ja kaloj dhelpres me te dredhur.

    Ja kaloj ujkut me te vjedhur.

    -Veliaj do fitoje.

    -Ne bashki do punesohen vetem nga Skrapari .

    -Dhe kur te jete punesuar skrapaliu i fundit, do fillojme me ju Socialistat.

    300 mije vende pune ju presin brenda vitit 2115.

    Perpara te votojme PS e LSI.

    Reply to this comment
  10. Tunxh bir May 24, 15:34

    Ndajne Tapi per fushat ????? per Mashtrim.

    Reply to this comment
  11. Toni May 24, 17:55

    Edukimi eshte e vetmja arme qe ju mund te perdorni per te ndryshuar boten-Nelson Mandela

    Urime Erion!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  12. Kujtin Brace May 24, 20:55

    Jemi me Partin Socialiste dhe me zotin Edi Rama i cili po e organizon shume mire fushaten ne gjith Shqiperi https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM do fitoj 70 perqind ne gjith Sjqiperi

    Reply to this comment
  13. Edi May 24, 21:57

    Erion veliaj iku koha e shtrimeve te rugeve vetem ne kohe votimesh mos genje dhe ti si te tjeret genje per ndonje gje te re se njerzit nuk e hane me shtrimin e rugeve haaaaa

    Reply to this comment
  14. lili May 25, 04:34

    Imagjinoni!ne shekullin 21 popullin i Tiranes vuan per nje rruge 3.5 km!!!Dmth nje rruge qe me nje mjetet e sodshme per as nje jave behet réalité!!!…
    Cka i paskan penguar déri sot? Fitimi i vogel ne kete tender?.!

    Reply to this comment
  15. dn May 25, 04:37

    Po me kasme me ia pas filluar kesaj rruge,sot e kishit kete,o banore qe mashtroheni nga rrenat e politikaneve!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*