Veliaj me program të detajuar për njësinë nr.5: “Do të punojmë për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur”

May 27, 2015 18:14

Veliaj me program të detajuar për njësinë nr.5: “Do të punojmë për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur”

Rikontruktimin e rrugëve, ndërtimin e një shkolle të re dhe pastrimin e plotë të Lumit të Lanës, ishin premtimet që Erion Veliaj, kandidat i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, u bëri sot pasdite banorëve të Njësisë nr.5 në Tiranë. Duke theksuar se kjo njësi është një nga zonat më të degraduara në kryeqytet, për shkak se është lënë pas dore nga Bashkia e Tiranës në 4 vitet e fundit, janë identifikuar gjithsej 473 probleme, që nga rrugët e degraduara, mungesa e pastrimit, shkollave, kopshteve dhe çerdheve apo probleme me transportin publik.

Veliaj tha se në njësinë nr.5 ka një energji pozitive jo vetëm për fitoren në 21 qershor, por edhe për punët e mbara që do bëhen në gjithë Tiranën për ta çuar kryeqytetin në drejtimin e duhur.

“Dua t’ju siguroj të gjithëve se do ta çoj Tiranën në drejtimin e duhur, do të punojmë njësoj edhe për doktor Halimin, edhe për rrugën e shkatërruar para shtëpisë së tij, edhe për sheshin e rrënuar para shtëpisë së tij, edhe për plehrat që nuk mblidhen para shtëpisë së tij, edhe për qentë që rrinë para shtëpisë së tij. Duhet të jetë e sikletshme të jesh kandidat i Saliut në Tiranë, por duhet të jetë 10-fish më e sikletshme kur je edhe kandidat i Saliut, edhe banor i Njësisë 5, e cila ka degjeneruar më shumë se çdo njësi tjetër në 4 vitet e fundit”, deklaroi Veliaj.

Ai u shpreh se përveç ndërhyrjes në rrugë, ndriçim dhe rregullimin e pusetave, do të ndërhyhet edhe për pastrimin e plotë dhe të vazhdueshëm të Lanës; ndërtimin e një çerdheje të re, një kopshti të integruar me çerdhe të re dhe një shkolle të re, si dhe në përmirësimin e infrastrukturës në shkollat 9-vjeçare “26 Nëntori”, “Dëshmorët e Lirisë” dhe “Emin Duraku”.

“Po të shikoni fushatat e tjera, edhe 5 kandidatët e Saliut çdo gjë e kanë politike, merren me familjet tona, meren me politikën e madhe, me revolucionin që duhet të ketë Shqipëria për t’u kthyer aty ku ishim. Pra, oferta e tyre është ishim mirë kur ishim keq. Ndërkohë që platforma është një program për çdo njësi”, tha Veliaj.

I pranishëm në prezantimin e programit për njësinë nr.5 ishte edhe deputeti i PS, Pandeli Majko, i cili tha se në 4 vitet që lamë pas Tirana ka degraduar shumë. “U bë hera e dytë që na bie shi, por të vjetrit thonë se ai që vjen me shi, vjen me bereqet. E në fakt, njësia 5 ka qëenë, është e do të jetë hambari i bereqetit të zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë së Tiranës. Ne kemi një kandidat që kërkon të ballafaqohet, ndërsa pala tjetër ka një kandidat i cili mendon se duke mos u ballafaquar, por duke cukatur me takimet që i organizon partia, mund dhe është i gatshëm të drejtojë nga zyra një bashki me 1 milion banorë. Por, gjërat nuk mund të funksionojnë kështu”, tha Majko. 

May 27, 2015 18:14
Komento

9 Komente

  1. marsi May 27, 18:58

    erion veliaj drejtimi i duhur per tiranen

    Reply to this comment
    • ana May 27, 18:58

      erion veliaj ka nje program konkret per cdo njesi dhe kjo eshte shum e e mire se jep zgjidhje dhe alternative konkrete te detajuar per te gjithe

      Reply to this comment
      • beni May 27, 18:59

        ky eshte program o vlla jo barcaletat e halimit

        Reply to this comment
        • vera May 27, 19:00

          njesia 5 me sh se kurr duhet ti jepet zgjidhje konkrete dhe ky program eshte i duhuri dhe me i sakti

          Reply to this comment
          • gerti May 27, 19:02

            ne 21 qershor en drejtimin e duhur do shkoj njesia e 5 duke votuar erion veline dhe programin konkret per zonen e tyre

          • ardi May 27, 19:04

            me ne fund shohim program te qarte dhe alternative per te votuar qe te dnryshojem qytetin,super

  2. gertu May 27, 19:03

    Tirana ka kater vite pa kryetar bashkie. Qyteti eshte lene ne meshire te fatit, per investime as qe mund te behet fjale. Ne kryeqytet mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shites ambulante nuk ke ku kalon, afer Lanes nuk kalohet pasi mban ere te padurueshme. Nuk eshte ky qyteti qe duam.

    Reply to this comment
  3. Korrupsion ne Institutin E Sigurimeve Shoqerore ne Tirane May 28, 14:46

    Do mbushni arkat me pensionet e gjynafqareve qe vdesin jashte, e i konsideroni pasuri, kurre nuk i jepni…duke kerkuar 1001 dokumenta qe nuk permbushen kurre, ne nje kohe kur keni prokura te rregullta i lene nga te mjeret qe kane vdekur…cfar ligjesh jane keto more te poshter…harram ju qofte vota e popullit…mallkuar qofshi 7 breza…

    Reply to this comment
  4. klesta May 28, 15:23

    Nuk e kuptoj ne ke drejtim te duhur do ta coje ky Eri Zymbyli njesine Nr. 5 apo e ka fjalen ne kete drejtim qe ka cuar Shqiperine ky Rondelja e Zogu i Rames per Tiranen , ai gjatavili Rama dhe Rilindja dhe shoket e tyre . Turp me kete keqeqeverisje qe po bejne keta pasi e kane fundosur fare shqiperine dhe shqiptaret .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*