Veliaj me të rinjtë: Punësim mbi bazë meritokracie dhe jo sipas bindjeve partiake

Redaksia Online June 7, 2013 16:13

Veliaj me të rinjtë: Punësim mbi bazë meritokracie dhe jo sipas bindjeve partiake

Kandidati për deputet i PS-së për qarkun e Gjirokastrës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me profesionistët e rinj, studentë të sapodiplomuar në profesione të ndryshme. Në përgjigje të shqetësimit të tyre për pamundësinë e gjetjes së një pune në këtë qytet pas përfundimit të sudimeve, Veliaj u shpreh para studentëve se  qeverisja e pas 23 qershorit do të japë mundësi punësimi mbi bazën e meritokracisë.

“Qeveria e pas 23 qershorit do të krijoje vende pune për të rinjtë mbi bazën e meritokracisë dhe jo bindjeve partiake, praktike e cila ka mbytur administratën publike duke e kthyer atë në gangrenën e shtetit dhe mbytur vizionin për të rinjtë profesionistë”, tha ai.

Veliaj u shpreh se papunësia e të rinjve ka në bazë situatën kaotike që zotëron në sistemin arsimor, një problem që do të gjejë zgjidhje me fitoren e së majtës.

“Sot ne jemi përballë një situatë kaotike, fillimisht në arsim e më pas për rrjedhojë edhe në hapësirat e punësimit. Sot të gjithë ne e dimë që ka me mijëra juristë të sapodiplomuar, por që nuk ka punë për ta. Sot ne e dimë që ka me mijëra ekonomistë të sapodiplomuar, por ushtrimi i këtij profesioni shumë specifik është gjithashtu i vështirë. Kjo e gjitha është pasojë e një sistemi arsimor universitar që ndodhet në kolaps, i keqmenaxhuar dhe klientelist. Kjo situatë duhet të marrë fund sa më parë sepse një jurist i sapo diplomuar nuk mund të punojë kamerier, është e pafalshme”, deklaroi Veliaj.

 

 

Redaksia Online June 7, 2013 16:13
Komento

14 Komente

  1. nik June 8, 19:48

    sa bukur qe spjegon ky veliaj.tamam si mesues i klases se pare.kemi dy molle,nje e hame,sa na ngelin.

    Reply to this comment
    • Gerta June 8, 20:13

      Sa mire qe te pakten e kuptoke o Nik!
      Veliaj eshte nje nder te rinjte e politikes qe po investon me shume ne ide dhe aktivitete per rinine!
      Me nje person si Erioni qe perfaqeson te rinjte, do behen shume shume ndryshime dhe vemendja do perqendrohet me shume tek potenciali i ri!

      Reply to this comment
      • Alma June 8, 20:18

        Idete e Erionit te shpalosura me se miri tek programi i PS-se per rinine jane tejet te qarta dhe shume konstruktive!
        Kam besimin qe zotimet e bera, pervecse jane shume te thjeshta per t’u vene ne zbatim, do mbahen me lehtesine me te madhe.

        Zotim i yni duhet te jete qe te angazhohemi me kete program dhe te votojme qe ky program i pashoq te vihet ne zbatim pas 23 qershorit me ardhjen ne pushtet te PS-se!

        Reply to this comment
    • @ nik June 8, 20:24

      ne vend qe te shash velin degjo cfar thot veliaj dhe ps per rinine, degjo si cfar do te thot shtet dhe si ky shtet do mbeshtesi rinine, ate rini qe saliu ja ka fik endrrat qe ne lindje:

      1. Ngritje e Programit Kombëtar për Nxitjen e Sipërmarrjes Rinore.

      2.Futje në kurrikulat e shkollave të mesme dhe të larta të kurseve për formim të aftësive sipërmarrëse tek të rinjtë përmes Programit për Sipërmarrjen Rinore.

      3.Krijim i “Inkubatorëve të Biznesit Rinor” që u mundësojnë të rinjve sipërmarrës hapësira për zyra, kryerjen e aktivitetit dhe lehtësira administrative.

      4.Nxitje sistemit të kredive dhe mikrokredive, si dhe krijimi i lehtësirave fiskale për sipërmarrjet e të rinjve.

      5.Mbështetje punësimit dhe sipërmarrjes rinore përmes krijimit të lehtësirave për të gjithë ata të rinj të aftë që duan të fillojnë një sipërmarrje.

      6. Trajnim brenda 6 muajve i të gjithë të rinjve nën 25 vjeç që janë regjistruar si punëkërkues dhe trajinim brenda dy viteve i të gjithë punëkërkuesve.

      7.Krijim i Programit Kombëtar të Formimit Profesional në punë, i cili do të krijojë lehtësira fiskale për të gjithë ata sipërmarrës a kompani që duan të përfshijnë praktikantë të rinj në aktivitetin e tyre.

      8. Rritje e numrit të të rinjve rome që edukohen dhe marrin profesion të përshtatshëm për punësim.

      9.Dhënie fund nepotizmit dhe vendosje e sistemit të meritokracisë në punësimin e të rinjve në administratën publike.

      10.Formimi i Korpusit Kombëtar të të Rinjve.

      11.Përparësi, në rast aplikimi për pozicione pune në administratën publike, për të gjithë të rinjtë pjesëmarrës në Korpusin Kombëtar të të Rinjve.

      12.Krijim i lehtësirave në ndjekjen e shkollës së lartë për ata të rinj që zgjedhin të angazhohen në programe që synojnë zhvillimin e zonave të prapambetura.

      13.Transformim i shkollave, pas mësimit, në qendra komunitare me aktivitete në shërbim të komunitetit ku ato ndodhen.

      14.Rritja e kompetencave të Bordit të Prindërve në pasurimin e jetës komunitare në territoret e shkollës.

      15. Institucionalizimi i klubeve të debatit që do të zhvillohen dhe inkurajohen me mbështetje nga shteti.

      16.Nxitje e vullnetarizmit si motor i angazhimit të të rinjve në komunitet përmes kontributit të të rinjve të shkollës së mesme me punë vullnetare të paktën 15 orë në vit.

      17.Krijimi i përfaqësive rinore dhe mbështetje e financim i tyre si partnerë në vendimmarrje dhe sigurimin e përfaqësimit rinor në politikbërje.

      18.Mbështetje e liderve të së nesërmes përmes krijimit të programit kombëtar që i jep mundësi të rinjve të vendit t’i atashohen për dy javë në vit një zyrtari të lartë publik.

      19.Themelim i qendrave lokale rinore në çdo qytet për të frymëzuar krijmtari dhe bashkëpunim.

      20.Ngritje e qendrave Multifunksionale të Krijimtarisë dhe Pasurisë Kulturore ku të rinjtë e talentuar do të ndihmohen e fuqizohen për zhvillimin e potencialit të tyre krijues.

      21.Krijimi i qendrave rajonale kulturore me fokus fshatin dhe synim për të angazhuar të rinjtë e fshatrave.

      22.Zhvillim i turneve kombëtare “Kultura në Lëvizje” duke përfshirë artistët e rinj dhe studentët e artit në pasurimin e jetës kulturore në të gjithë vendin.

      23. Kthim i Qendrave Rinore Multifunksionale në mjet dhe nxitës të zhvillimit personal të çdo të riu në vështirësi.

      24.Hartim i një ligji të veçantë për të drejtën rinore brenda një pakete ligjore drejtuar të rinjve dhe të drejtës së personave nën 18 vjeç që përfshihen në krim.

      25.Ngritje e dy Qendrave te Rehabilitimit për të rinjtë e akuzuar apo dënuar për shkelje ligjore.

      26. Fuqizim i Zyrës së Komisionerit kundër Diskriminimit duke e kthyer realisht në shërbim të grupeve të diskriminuara apo në rrezik diskriminimi.

      27.Pajisja e qendrave shëndetësore me mjedise miqësore për të rinjtë.

      Reply to this comment
    • elia June 8, 22:36

      ndryshimi pritet te ndodh ne 23 Qershor !! eshte ne doren tone te ndertojme te ardhmen.. te mos jemi me te rinjte qe diplomohen e enden rrugeve ..varim diplomat ne mur dhe thjesht i hedhim sy cdo dite .. kete hetre me shume se kurre duhet te jemi te gatshem te votojme Rilindjen ne te gjitha fushat dhe cfare eshte me me rendesi ti japim vetes shansin per nje pune e te ardhme me te mire !!

      Reply to this comment
    • andi June 8, 22:40

      pune e palodhshme nga z.Veliaj .. nisma qe duhen pergezuar ! nje individ me energji pozitive qe ka per ta rilindur Gjirokastren ne te gjitha sektoret ashtu si ka per te rilindur gjithe Shqiperia pas 23 qershorit !

      Reply to this comment
    • manu June 8, 22:44

      gjirokastra nje qytet me vlera historike e mundesi zhvillimi .. te rinje energjike e me deshire per te punuar e kontribuar ne zhvillimin e qyteti te tyre ..nje figure pozitive po ashtu energjike si e z. Veliaj do ti ajpe nje dore e shtyse se fuqishme rilindjes se gjirokastres

      Reply to this comment
  2. Anisa June 8, 20:11

    bravo zoti veliaj ju meritoni te jeni ne skuadren e rilindjes, njerz te tille na duhen sepse ju keni deshiren dhe vullnetin per te punuar, rilindje me ju percioni nje miresi tek te gjitheee, fitore

    Reply to this comment
  3. Anisa June 8, 20:13

    Kjo situatë duhet të marrë fund sa më parë sepse një jurist i sapo diplomuar nuk mund të punojë kamerier, është e pafalshme dhe te mendosh qe sa te rinj te tiklle ka, kjo ehste nje turp dhe nje ofendim per atta te rinje qe studiojne me deshire dhe ngelin kamariera

    Reply to this comment
  4. sandri June 8, 20:15

    Sot ne jemi përballë një situatë kaotike, fillimisht në arsim e më pas për rrjedhojë edhe në hapësirat e punësimit, sistemi arsimor eshte i deformuar kurse punesimi nje enderr amerikane , askush nuk ja jep mundesi njeriut vetem po qe i pd dhe m elek , kjo duhet te marre fund

    Reply to this comment
  5. soni June 8, 20:17

    te rinjte zoti veliaj meritojne me shuem ne jemi nje forc e madhe , nuk mund te studiojm dhe pastaj te rrime neper kafe kkjo eshte bere e padurueshme stop, ju po mendoni per ne dhe besoj se do te beni dicka fitore

    Reply to this comment
  6. Sara June 8, 20:18

    kjo eshte ndoshta fatkeqesia me e madhe qe i behet studenteve te rinj e te mencur, aq me teper atyre qe jane kthyer per te dhene dicka per Shqiperine. vota e te rinjve do te shkoje per nje alternativ politike e cila ka politika te mirepercaktuara per te rinjt.

    Reply to this comment
  7. poli June 8, 20:18

    erion veliaj nje djale me eksperienc dhe intelekt po i jep gjirokasters ngjyrat qe i duhen , nje perle si ai qytetee te lihet ne hije eshte gjynah , humbje per ne qe e kemi, mbeshtetja per te rinjte eshte fantastike

    Reply to this comment
  8. jeona June 8, 20:20

    boll me edhe qytete perkatese kane nevoje per te rinjte, shumica e tyre shkojne ne vende te huaja ose vine ne tirane nderkohe ato qytete si gjirokastra te pasura me histori lihen ne harres dhe meshire te fatit, riliondje me erionin dhe te rinjt

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim