Veliaj merr çmimin e të Drejtave të Njeriut nga Ambasadori Hollandez

December 10, 2013 16:10

Veliaj merr çmimin e të Drejtave të Njeriut nga Ambasadori Hollandez

Në mbyllje të 100 ditëve të para të qeverisjes, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj u vlerësua sot nga Ambasada e Mbretërisë së Hollandës me simbolin e të Drejtave të Njeriut, me motivacionin “në respekt të përkushtimit dhe kontributit të përditshëm në forcimin e pozitave të grupeve të ndryshme në nevojë dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri”.

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e MMSR-së, ishte i pranishëm Ambasadori i Hollandës në Shqipëri, Martin de la Beij, i cili i dorëzoi ministrit Veliaj simbolin e të Drejtave të Njeriut. Në fjalën e tij, ministri Veliaj falenderoi ambasadorin hollandez dhe u shpreh me admirim për të gjithë aktivistët që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për të drejtat e njeriut në Shqipëri.

I financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Hollandës, simboli i të Drejtave të Njeriut është një element artistik i punuar me dru të ricikluar nga një biznes i suksesshëm social në Shqipëri. Në trupin e punimit prej druri janë gdhendur citime nga grupe dhe organizata të ndryshme që kanë kontribuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Gjatë 100 ditëve të para të qeverisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka pasur në fokusin e saj kryesor ndihmën ndaj grupeve në nevojë, duke filluar që nga strehimi i 37 familjeve rome në zonën e ish Dekorit në Tiranë, për të vijuar pastaj me përpjekjet për të zgjidhur krizën e pagesave të Personave me Aftësi të Kufizuar, me fushatën kundër dhunës ndaj grave, mbrojtjen e fëmijëve etj.

Ky çmim vjen në çastin kur Hollanda është në qendër të vëmendjes për vendimin për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë dhe prej kohësh ka ngritur zërin për çështjet e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Ndërkaq, MMSR synon që ky simbol mund të kthehet në një çmim që do të jepet çdo fundvit për mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

 

December 10, 2013 16:10
Komento

2 Komente

  1. shpatar December 10, 17:49

    Nje shenje e mire per ti kthyer Shqiperise autoritetin dhe respektin nga Evropjanet .

    Reply to this comment
  2. ardi_mamurrsaku December 10, 19:08

    hollandezet ka qene kunder kjo eshte shenje e mire per okkay e dhjetorit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim