Veliaj në Austri: Shkolla të reja profesionale sipas modelit austriak

February 12, 2014 11:00

Veliaj në Austri: Shkolla të reja profesionale sipas modelit austriak

Austria mbështet Shqipërinë në reformën e arsimit dhe formimit profesional dhe është e gatshme të japë ndihmën e saj në hapjen e shkollave të reja sipas modelit austriak. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me ministren e Arsimit, Artit dhe Kulturës së Austrisë, Gabriele Heinisch-Hosek, gjatë vizitës së tij në Austri. Gjatë bashkëbisedimit, Veliaj vuri në dukje angazhimin e qeverisë shqiptare për ta vendosur si prioritet të sajin reformën në arsimin professional dhe shprehu vendosmërinë për të ndjekur modelin austriak të shkollave profesionale, si një model i suksesshëm që duhet përsëritur.

“Duam të vazhdojmë bashkëpunimin e deritanishëm për ta shtrirë eksperiencën austriake të shkollave profesionale edhe në qytete të Shqipërisë”, tha Veliaj, duke përmendur suksesin e shkollës profesionale austriake “Peter Mahringer” në Shkodër.

Ndërsa ministrja Heinisch-Hosek shprehu interesin që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe me hapjen e shkollave të reja në qytete të tjera të Shqipërisë, duke u fokusuar veçanërisht tek shkollat profesionale të teknologjisë së informacionit. Ajo nënvizoi se strategjia e MMSR-së për arsimin profesional është e shkëlqyer dhe se do ta mbështesë me projekte konkrete.

Ministri Veliaj e ftoi ministren Heinisch-Hosek për një vizitë në Shqipëri, për t’u njohur më nga afër me sistemin e arsimit dhe formimit profesional.

 

February 12, 2014 11:00
Komento

4 Komente

  1. erda February 12, 14:00

    super 😀

    Reply to this comment
  2. Leonardo February 12, 15:11

    Vërtet ndihesh kënaqur kur shikonë politkanë të rinjë të një kalibri të lartë dhe mbushes me krenari se ky vend do bëhet PËRSHËNDETJE zoti Velija

    Reply to this comment
  3. klodi February 12, 17:32

    ky veliaj esht nje nga ministrat qe i mungonin shqiperis kaq vite.. respekte..

    Reply to this comment
  4. Horri i Bulevardit February 12, 19:29

    Erjon Veliaj, eshte fytyra me e qarte, qe tregon, suksesin e ministrise qe drejton, por edhe imazhin e qeverise, se kete rradhe kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur njerezit e duhur, per ta nxjerre Shqiperine nga tranzicioni i koleres Nano-Berisha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim