Veliaj në Fier: Një qendër e re sociale për të moshuarit

October 1, 2013 19:33

Veliaj në Fier: Një qendër e re sociale për të moshuarit

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, zgjodhi Shtëpinë e të Moshuarve në Fier për kaluar 1 Tetorin, Ditën Ndërkombëtare kushtuar të moshuarve, të cilëve gjeti rastin t’u premtojë një qendër të re sociale. Në këtë aktivitet, Ministri Veliaj u shoqërua edhe nga Kryetari i Bashkisë së Fierit,  Baftjar Zeqaj, Drejtori i Përgjithshëm i AMC-së, z. Dimitris Blatsios, si dhe Drejtoresha e Shtëpisë së të Moshuarve, znj. Vasilika Mëngjezi.

 

Pasi uroi të moshuarit për festën, Ministri Veliaj vuri në dukje se të moshuarit e sotëm kanë dhënë një kontribut shumë të madh për vendin tonë. “1 tetorin tjetër do ta festojmë në një vend më të madh, ku do të kemi shërbime më cilësore, më shumë staf dhe një qendër për të gjithë të moshuarit e jugut, pasi lista e kërkesave është jashtëzakonisht e madhe”, iu drejtua të moshuarve z. Veliaj. Ai nënvizoi se qeveria shqiptare do të inkurajojë operatorët privatë që të ofrojnë një shërbim shumë cilësor dhe të certifikuar edhe në institucione private. Por, pa harruar se detyra kryesore e shtetit është që të kërkojë alternativa më të mira e më cilësore për institucionet që ka në varësi.

 

“Arsyeja pse mblidhemi në ditë të tilla është për t’i thënë njëri-tjetrit Faleminderit! Ne jemi dëshmitarë të kontributit që kjo gjeneratë dha gjatë luftës, e sidomos për ndërtimin e vendit. Ne të rinjtë duhet të kuptojmë se asgjë nuk fillon nga zeroja. Gjithçka që kemi sot është ndërtuar nga dikush më parë; çdo të drejtë që kemi sot, është luftuar nga dikush më parë. Ndaj unë besoj se çdo ditë duhet të jetë një ditë mirënjohje për të moshuarit”, tha Ministri Veliaj. Nga ana tjetër, ai u shpreh mirënjohës ndaj kompanisë AMC, e cila me projektet e saj e ka mbështetur vazhdimisht moshën e tretë. “U jam mirënjohës kompanive që e kthejnë kokën mbrapa dhe që e kuptojnë se jemi pjesë e një cikli njerëzor, ku të gjithë duhet të kontribuojmë për të moshuarit”, vijoi ai.

 

Ndërkaq, Kryetari i Bashkisë së Fierit, z. Baftjar Zeqaj, u shpreh se kujdesi social për të moshuarit nuk duhet dhënë vetëm në një ditë si kjo e sotmja. Sipas tij, të kujdesesh për ta, është  detyrë e shoqërisë dhe e shtetit. “Ne do të punojmë me programe dhe projekte të veçanta bashkë me Ministrinë, për të plotësuar nevojat e të moshuarve”, shtoi ai.

 

Qendra e të Moshuarve në Fier ka 60 të moshuar nën kujdesin e saj. Me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 1 Tetori është shpallur si Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve.

October 1, 2013 19:33
Komento

2 Komente

  1. UDHEHEQESI October 1, 20:18

    TE falenderojme zoti minister per fjalet qe ke thene ne emer te qeverise per te moshuarit. Vleresimi qe i beni Lufftes per CLIRIMIN e NDERTIMIN e vendit tone. Pavarsishte se si u quajt ai sistem,po u punua me vet mohim per te ndertuar kete vend. Jane te pa mohueshme ndertimi i shume veprave industriale,si ato te industrise se lehte e te rende,si modernizimi i bujqesise e zhvillimi arsimor-shendetesor e kulturor i vendit. Le te mesojne te rinjte se jane ndertuar hidrocentrale,sa esa km.hekurudhe,u ngriten sa e sa shkolla te mesme ,se cdo fshat kishte shkollen ffillore,ku mesuesi paguhej me rroge te plote edhe per 5 nxenes,kurse ne 3-4 fshatra kishte nje shkolle 8- VJECARE.Le te mesojne te rinjte se cdo fshat kishte ambulance,ku sherbenin nje infermier e nje mami,ku ne co gjender kooop.bashkuar kishte edhe doktorin…….. Se u ngriten sa e sa teatro profesionist,te cilet jepnin shffaqe jo vetem ne qytetin e tyre po edhe ne qytete te tjera e neper fshatra. Libri shkonte ne cdo fshat,sr kishte sa esa aparate levizese per shfaqje filmi neper ffshatra……. Eshte punuar ne te gjitha drejtimet. Le ta dine te rinjte se me mbarimin e shkolles vendi i punes ishte i siguruar,sigurisht do te shkoje edhe atje qe s’ta kishte qefi .por ishte e nevojeshme. M e vjen mire qe vleresimi i punes se te moshuarve,behet nga nje minister me moshe tere. VAZHDONI E PUNONI PER KETE POPULL ,SE NUK DO DILNI TE ZHGENJYER.por jo te pasur.

    Reply to this comment
    • antonio October 1, 22:33

      Pensionistet duan LEKE,zoti minister,pa sa per keto ambiente sociale duket sikur jane BURGJE!!!
      QEVERIA E RE LE TE MARRE NJE ZOTIM TE PA MARRE DERI ME SOT,QE TE NGELE NE HISTORI:
      -CAKTONI MINIMUMIN JETIK te njerezve sa me pare dhe do keni fituar RESPEKTIN ME TE MADH!!!
      Te tjerat jane fjale,fjale,zoteri!!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*