Veliaj në Pezë: Integrim rrugor dhe transport publik për zonat rurale
Integrim rrugor të zonave rurale dhe ndërlidhje me transport publik të të gjithë territorit të Bashkisë së re të Tiranës, ishin dy nga zotimet që kandidati i koalicionit të majtë, Erion Veliaj, dha sot nga Peza për fshatin. Duke prezantuar programin e tij të detajuar për zonat rurale, të cilat me reformën territoriale i bashkohen Bashkisë së Tiranës, Veliaj bëri edhe dy premtime konkrete: ndërtimin e dy rrugëve në Pezë, rrugën e Varoshit 2km të gjatë dhe rrugën Pezë-Gjysulkonjë 4 km e gjatë.
“Kjo fushatë nuk është për premtime fantastiko-shkencore, por për temat e thjeshta, për të cilat diskutohet në tavolinën e bukës të çdo qytetari. Ata flasin për gjëra konkrete, për shkollat, rrugët, tregjet etj, jo se çdo bëjë Saliu e Shkëlzeni. Po shkojmë në çdo njësi, fshat e qytet, që çdo njësi të ketë programin e vet konkret dhe çdo njeri të marrë vesh se ç’do ndodhë në lagjet e tyre. Po sjellim një projekt konkret për nevojat e çdo lagjeje, si një kostum që është qepur sipas masës së çdo njësie”, deklaroi Veliaj nga Peza.
Ai tha se në infrastruktura dhe kanalizimet janë problematikat më të mëdha në fshatrat e Pezës, ndërkohë që do të ofrohen incentiva për fermat dhe bizneset agrobujqësore. Sipas tij, në zonat rurale rreth e rrotull Tiranës, që tashmë janë pjesë e Bashkisë së re, ka nevojë për një rikonceptim të shpërndarjes gjeografike dhe organizimit të tregjeve, vendosjen në punë të sistemit të vaditjes dhe kullimit në të gjithë territorin, si dhe premtoi ngritjen e Qendrës së Agronomisë dhe Veterinarisë për të orientuar fermerët dhe Qendrën e Këshillimit dhe Mbështetjes së Zonave Rurale, për të ofruar asistencë teknike dhe grante për fermerët. Veliaj tha se do të ndërtohen pika të grumbullimit të prodhimeve bujqësore e blegtorale përmes skemave të PPP, si dhe do të hartohen guida turistike dhe vendosen linja transporti të dedikuara drejt pikave turistike strategjike. Duke u rikthyer te problematika në Pezë, Veliaj tha se prioritet i bashkisë do të jetë edhe vendosja e argjinaturës në lagjen Çelje e Pezës së Vogël, që rrezikohet nga erozioni.
“Kundërshtarët po na thonë: Eja kthehemi atje ku ishim. Kur këta e thonë këtë, e thonë sepse ishin mirë vetë. Por, ne nuk kthehemi më mbrapsht, do të shkojmë në drejtimin e duhur”, tha Veliaj. Ai i ftoi sërish në debat palën tjetër për të diskutuar konkretisht se çfarë do të bëjnë konkretisht për çdo lagje e çdo fshat në Bashkinë e Tiranës.
10 pikat e programit për fshatin
1. Integrimin rrugor të zonave rurale në territorin e Bashkisë së Tiranës;
2. Ndërlidhje me transport publik të gjithë territorit;
3. Rikonceptim i shpërndarjes gjeografike dhe organizimit të tregjeve;
4. Vendosjen në punë të sistemit të vaditjes dhe kullimit në territorin e Bashkisë Tiranë;
5. Ngrejmë Qendrën e Agronomisë dhe Veterinarisë për të orientuar fermerët;
6. Ngrejmë Qendrën e Këshillimit dhe Mbështetjes së Zonave Rurale për të ofruar asistencë teknike dhe grante për fermerët;
7. Ndërtim i pikave të grumbullimit të prodhimeve bujqësore e blegtorale përmes skemave të PPP;
8. Hartojmë një guidë të plotë turistike për atraksionet turistike;
9. Vendosim linja transporti të dedikuara drejt pikave turistike strategjike;
10. Ofrojmë incentiva për fermat dhe bizneset agrobujqësore.
Besimplote se kandidati Erion Veliaj do beje pune te mire per Tiranen, ashtu sikurse ka bere ne ministrine qe drejtoi. Kreativiteti, energjia, aftesite drejtuese e menaxhuese jane elemente qe karakterizojne Veliajn. Duhet me patjeter te dergoje ne drejtimin e duhur kryeqtytetin qe ka kater vite pa kryebashkiak.
veliaj eshte i vetmi qe po del me nje plan konkret , me gjera te prekshme , me deshiren e mire per ti dhene zgjidhje problemeve qe jane me shqetesuese per vete banoret e zonave perkatese .. e kunderta po ndodh me halimin qe eshet duke embajt ende sekret planin e tij per zhvilimin e tiranes
transporti publik eshte nje nga problemtikat kryesore dhe me shqetesuese per banoret e kesaj zone dhe jo vetem . nese ky problem do te merrtre zgidhje do shpetonet njehere e mire banoret . fakti qe veliaj kerkon e miratimine banoreve dhe opinionete tyre per problemet me shuem shqetesuese dhe nje rruge si te veprohet jep shprese qe zeri i tyre eshte i rendesishem
1. Integrimin rrugor të zonave rurale në territorin e Bashkisë së Tiranës;
2. Ndërlidhje me transport publik të gjithë territorit;
3. Rikonceptim i shpërndarjes gjeografike dhe organizimit të tregjeve;
4. Vendosjen në punë të sistemit të vaditjes dhe kullimit në territorin e Bashkisë Tiranë;
5. Ngrejmë Qendrën e Agronomisë dhe Veterinarisë për të orientuar fermerët;
6. Ngrejmë Qendrën e Këshillimit dhe Mbështetjes së Zonave Rurale për të ofruar asistencë teknike dhe grante për fermerët;
7. Ndërtim i pikave të grumbullimit të prodhimeve bujqësore e blegtorale përmes skemave të PPP;
8. Hartojmë një guidë të plotë turistike për atraksionet turistike;
9. Vendosim linja transporti të dedikuara drejt pikave turistike strategjike;
10. Ofrojmë incentiva për fermat dhe bizneset agrobujqësore.~~~~~~> ja me ne fund me nje plan konkret dhe prezantuar me shume seriozitet e me shume deshire te mire nga njeriu me energjik e pozitiv qe politka shqiptare ka
qytetaret e tiranes besoj jane te vetedijshem qe erion veliaj eshte drejtimi i duhur e e vetmja rruge qe qyteti i lene ne harrese te marr e ti tikthehet vemendja e merituar
bravo erjon.ti e meriton bashkine e tirones se ti di si te menaxhosh dhe di si ta kthehesh tironen ne nje qytewt te banueshem perseri.
Fushata e deritanishme nga veliaj eshte nje fushate konkrtet pa premtime fantastiko-shkencore, por për temat e thjeshta, për të cilat diskutohet nga te gjithe ne ne kafe me shoket , ne shtepi me familjen etj , tirana ka nevoja imediate per kete , ka kater vite qe fle kater vite qe askush nuk ve dore te bej asgje per asnje
me pelqen ideja dhe plani i erionit pasi peza si shume zona t tjera,eshte lene ne harrese t plote.dikur rruga ka qene ne gjendje shume te m ire por sa erdhi basha ne pushtet ajo eshte nje zone qe nuki shkohet me as me mushke e gomar dhe jo me makine.tirane e vitit 36.
erjon i eshte vertet drejtimi i duhur per tironen pasi luli shyqyr q1e nuk beri gje per tironen ,se po te kishte bere gjemen do bente.dhe falenderojm zotin qe nuk beri gje.lul boshi,dhe lul dembeli e beri tironen qe ta ndante nga cdo zone e saj.rruget qe t cojne ne keto zona,jane te pakalushme.tirona e vitit 36
veliaj eshte nje njeri me aftesi te medha dhe nje njeri qe punon ne cdo ore pavarsisht axhendes se zene eshte i vetmi politikan minister i cikli ka bere shume per popullin dhe ber te m iren e tij.
erjoni eshte nje nga njerzit me te bindur dhe me i perkushtuar ndaj cdo shtrese dhe ndaj popullit.eshte n jeri qe ne 2 vityet e para te tij si deputet beri ndryshimin dhe berio diferrencen ndaj politikes se re dhe potikes se vjeter.;
erjoni po kopjon fushaten e kundershtarit kur flet per bujqesine, mashtroi kur thote do i vendos emrin cmaeria nje rruge ne tirane, rruge qe prej 4 vitesh e ka kete emer, mashtrime e tij jane te pa fundme. mashtroi edhe kur tha kam femije. mashtroi edhe mbi historine qe ka shkuar ne greqi kembe duke perdorur historine e besjanit. ky eshte mashtuesi vilajet qyrku alias zymbyli
ne cilen tavoline buke more gomare, se i le njerzit pa buke , se i hoqe 20 mije familje nga skema ekonomike, tashme skane as tavoline per tu ulur per te ngrene buk. pse nuk flet per premtimet qe nuk mbajte gjate ketyre 2 viteve, eshte koha e duhur per ta bere, apo ngaqe nuk bere asnje gje nuk i permende dot.
Ore ky Eri Rondelja e Zogu i Rames per Tiranen e ka idene qe ne krye te qeveris se tij te Rilindjes eshte ai gjatavili Rama dhe nuk po ben asnje rruge . Kjo eshte nje investim qe e ben edhe qeveria por skeni faj ju se u mesuat me qeverine e meparshem qe ju bente rruget doktor Berisha dhe shkonit si mbret ne vende qe donit dhe tani dilini e premtoni kot pa lidhje . Sa per transportin rrugor pse nuk i keni dhene buxhet bashkise Aktuale dhe z. Basha te investonte por ju i bllokut buxhetin . IK o zymbyl se nuk na duhet ne krye te bashkise as per fshatrat as per qytetin .