Veliaj nis dëgjesat me qytetarët: Do të vendosim rregull aty ku ka kaos në Bashkinë e Tiranës

May 1, 2015 12:43

Veliaj nis dëgjesat me qytetarët: Do të vendosim rregull aty ku ka kaos në Bashkinë e Tiranës

Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, nisi sot ne 1 Maj, Diten e Punetoreve, turin e degjesave me grupet e interesit, duke u fokusuar fillimisht te problemet e transportit dhe pastrimit te qytetit. Veliaj degjoi te gjitha shqetesimet e punonjesve per deshtimin e Bashkise aktuale te Tiranes ne punet e qytetit, duke nisur qe nga zenia e korsive te dedikuara apo bllokimet e stacioneve te autobusit.

Pasi degjoi shqetesimet e tyre, Veliaj u shpreh se Tirana ka nevoje per nje Kryetar i cili te udheheqe me shembullin e vet pozitiv, nje qytet i cili vetem ka degraduar ne keto 4 vjet. “Cdo njeri duhet ta tregoje me shembullin e vet se si e drejton qytetin. Kryetari aktual e parkon gjithe arrogance makinen e tij ne trotuar, m’u ne mes te Sheshit Skenderbej. Prandaj, Tiranes i duhet nje Kryetar Bashkie qe se pari respekton vete ligjet dhe rregullat e qytetit”, tha Veliaj.

Ai shtoi se pas reformes territoriale, Tirana ka nevoje per nje rikonceptim te transportit per Tiranen. “Premtimi im eshte: Do te vendosim rregull aty ku ka kaos ne Bashkine e Tiranes”.

Veliaj tha se “une jam dakord me Dr. Halimin, kur thote se duhen me shume tregje ne Tirane. Por, pyetja ime eshte, kush i ka menaxhuar per 4 vjet tregjet ne Tirane, pervec Lulit? Jam dakord me Dr. Halimin kur thote se ka nevoje qe cerdhet te rregullohen apo te krijojme terrene te reja sportive. Por, a nuk i premtoi Luli keto 4 vjet me pare? Prandaj, une nuk besoj se ekipi qe shkaterroi Tiranen per 4 vjet, do mund ta ndertoje ate per 4 vitet e ardhshme. Koha e rrenave do te mbaroje ne 21 qershor.”

 

May 1, 2015 12:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*