Veliaj: Nis projekti i rikonstruksionit të bibliotekave të lagjeve

April 24, 2016 11:54

Veliaj: Nis projekti i rikonstruksionit të bibliotekave të lagjeve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në “Ditën Ndërkombëtare të Librit”, përuroi ambientet e reja të bibliotekës në Njësisë Bashkiake nr. 6 në Kombinat, e cila ofron kushte dhe një fond të gjerë librash të dhuruara kryesisht nga mësuesit, komuniteti dhe shtëpitë botuese.

 

Veliaj tha se “Në komunitetet tona duhet të jenë gjithnjë më të rëndësishëm të rinjtë dhe të rejat e talentuara, jeta e të cilëve ndryshon nëpërmjet librave. Më vjen mirë që Kombinati është stacioni ynë i parë ku ne rihapim bibliotekat e lagjes. Me pak inkurajim nga bashkia, mund ta bëjmë qendrën e Kombinatit në një shembull të ri, ku edhe Lapraka, edhe njësitë e tjera, mund të vijnë dhe të shohin se si menaxhohet kjo si qendër komunitare, përtej funksionit si bibliotekë”.

Veliaj u bëri thirrje banorëve të Kombinatit që të kontribuojnë në pasurimin e bibliotekës me libra që do t’i shërbejnë edukimit dhe rikthimin e të rinjve te libri.

 

Ndërkohë, shtëpia botuese “Dudaj”, në kuadër edhe të “Ditës Ndërkombëtare të Librit”, i ka dhuruar bibliotekës një fond librash, kryesisht për fëmijë. “Sot deklarojmë të hapur edhe projektin tonë “Qyteti i lexuesit”. Në fakt çfarë nënkupton ky projekt? Nuk mjafton që librat janë këtu. Librat janë këtu, por e rëndësishme është rivitalizimi dhe prurja e sa më shumë njerëzve në bibliotekë”, tha Dudaj.

 

Bashkia e Tiranës do të nisë një projekt, i cili synon në rikonstruktimin e bibliotekave të lagjeve, duke i shndërruar ato edhe në qendra rinore, që mund të shërbejnë për aktivitete artistike, sociale, kulturore, sportive, etj.

April 24, 2016 11:54
Komento

2 Komente

  1. V.Duka April 24, 12:47

    Kujdes Zoti kryetar mos i shtroni mjediset e biblotekave me pllaka majolike !!!! se ndyshe do shqetesoni shkrimtarin.

    Reply to this comment
  2. Lili April 24, 14:13

    Dashuria per librin Fillon ne shkollat Fillmore ,ku cdo femije duhet te kete mundesi per me marr e lexuar sa ma shume .
    Nje nisme te mire!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*