Veliaj: Nuk do bëjmë mrekullira, do zhbëjmë gjërat që janë bërë gabim

Artur Zheji February 25, 2013 22:47

Veliaj: Nuk do bëjmë mrekullira, do zhbëjmë gjërat që janë bërë gabim

Deputeti socialist Saimir Tahiri dhe Sekretari i Rinisë dhe Emigracionit në PS, Erion Veliaj të ftuar sot në emisionin “360 Grade” të moderuar nga Artur Zheji. Nën temën “Nga vjen dhe ku po shkon e majta shqiptare”, Tahiri dhe Veliaj kanë debatuar mbi programin e PS dhe Konventën Kombëtare Socialiste të zhvilluar së fundmi.

Konventa e PS
Veliaj duke marrë shkas nga termi 360 Gradë i emisionit, theksoi se dhe Konventa e PS ishte një tur 360 Gradë.
“Për shumë njerëz që kanë interes specifikë që janë studentë, pensionistë që duan të kalkulojnëe se cila do jetë taksa e re kur të vijë qeveria e re. Ishte një tur 360 gradë dhe tek ne. Për të folur me njerëzit dhe për të dhënë shembuj pragmatike. Nëse dikush pati mundësi të ndiqte konventën, lajmi i mirë ishte se për shoqërinë kishte një përgjigje krahasuar me poezitë që dëgjojmë përditë”, tha Veliaj.

Kurse Tahiri akuzoi qeverinë se ka bërë premtime boshe, “Qytetarët shqiptarë janë mësuar me katalogje premtimesh. Cdo qeveri ka premtuar energji, kushte maksimale jetese, barazi sociale dhe mbi të gjitha ekonomi të shëndoshë, por ne jemi në të njëjtën gjendje të rrënuar. Sa kohë qytetarët shqiptarë janë në të njëjtën pikë, nuk besoj se qytetarët janë të kënaqur me sigurinë, kushtet e jetesës, të ardhurat në fund të muajit”, tha Tahiri.

Lëvizja “MJAFT”
Sekretari i Rinisë dhe Emigracionit në PS, Erjon Veliaj, duke i përgjigjur akuzave të cilët e bëjnë përgjegjës për rrëzimin e qeverisë në kohën kush ishte në krye të MJAFT, teksa konfirmoi se në vitin 2005 nuk njihej me Edi Ramën, theksoi se nuk ka teori konspiracioni në këtë histori, ai vetëm ka bërë presion për një qeverisje më të mirë.

“Unë Ramën e kam njohur shumë kohë pasi është krijuar MJAFT, kur ai ishte kreu i Bashkisë. Ajo që kam preferuar është të ndërtoj logon në shoqërinë shqiptare. Në 2005 mjaft nuk kishte subjekt zgjedhor. Për ca gjëra ajo qeveri ishte më e mirë, por me një theks se ca gjëra nuk bëheshin sic duhet. Shoqëria bëhet më e mirë nën presion konstant. Berisha nuk ishte ide si krijohet opozitës. Pret faktorë të tjerë dhe kapet pas cdo rryme. Unë besoj se dhe qeveria jonë nesër do jetë më e mirë nëse më shumë zëra e mbajnë nën presion, pasi askush nuk është perfekt dhe i pagabueshëm.Unë dhe kolegët e mi kam prova se nuk e ndihmonin Ramën. Të besoj se këtu ka teori konspiracioni. Lëvizja MJAFT u mbështet jo vetëm nga opinionin publik shqiptar, por edhe ndërkombëtarët. Unë jam krenar për të kaluarën dhe kam një këshillë për ato që duhet të bëhen persona publik që të krijojnë logon e tyre”, tha Veliaj.

Prurjet e reja dhe largimet
I pyetur me etiketimet që kundërshtarët e PS-së i bëjnë kësaj partie në lidhje me “uzurpimin” e partisë nga ish-drejtuesit e MJAFT, Veliaj tha se kryeministri merret me batuta dhe nuk sheh realisht atë c’ka ofrojnë socialistet.

“Gazetat citojnë Berishën. Ajo që dua të sqaroj është se konventa jonë ishte ballafaqim me ide konkrete, për mënyrën e taksimit, që një njeri, përshembull të mos paguajë sa paguan një kryeministër. Ne besojmë se një nga shkaqet e krimit është varfëria dhe detyra e politikës nuk është të bëjë hajgare me konventën e të tjerëve port ë ofrojë zgjidhje.

Deputeti Tahiri, komentoi se nuk sheh ndonjë kërcënim të mundshëm nda prurjet e reja në parti, teksa sqaroi se mungesat e disa figurave të PS në Konventën Kombëtare, nuk do të thotë se ato nuk kontribuojnë në vendimet e përbashkëta.

“Edhe unë e dëgjova kryeministrit që u mor me efektin e batutës për konventën e PS, sesa idetë. Besoj se deri më sot deri më sot ky debat nuk ka munguar nga opozita, por nga kryeministri, i cili është marrë me familjet dhe pasuritë tona. Nuk është marrë me idetë dhe alternativën tonë, as për arsimin, as shëndetësinë as për luftimin e krimit, etj, duke u përpjekur të kapet pas një debati fals. Unë nuk besoj se PS nuk kërcënohet nga një grup të rinjsh dhe mbahet peng nga një grup të vjetërish. Unë besoj se PS është më shumë se institucionet e veta, mbi të gjitha është gjithë ai grupim njerëzish që është anëtarësia që unë i cmoj shumë. Disa socialist nuk ishin, unë nuk i di arsyet e tyre, por Blushi ka pasur një problem shëndetësor. Pavarësisht, se cilin mund të kapni me pinca për të parë apelin kjo nuk cenon zgjedhjet që kemi vendosur bashkarisht. Ju mund të përdorini dhe pincat dhe ruspat, por e vërteta është se pavarësisht kush mungon në apel me rëndësi janë idetë që ofrojmë”, sqaroi Tahiri.

Veliaj-Tahiri: PS si një familje, ka demokraci të brendshme
Lidhur me pyetjen se përse emra të vecantë kanë dalë kundër mënyrës së përgatitjes së listave zgjedhore, Tahiri theksoi se kjo është demokracia e brendshme në PS.
“Ju përmendët Bracen. Por Brace është një ndër ata të paktë që ka bërë opozitë. Debati kemi kudo në familje dhe partia është një familje.
“ As Malaj, as Islami, as Blushi, as Brace, askush prej emrave që ju përmendët ama nuk është kundër taksimit më të ndershëm. Askush nuk është kundër që sistemi shëndetësor duhet reformuar që qytetarët të marrirn shërbim spitalor pavarësisht nga ekonomia që ka. Pra të gjithë jemi dakort që qeveria duhet qeverisur ndryshe”.

Kurse Veliaj shtoi se familja socialiste është e ngjashme me familjen tradicionale shqiptare.
“Tani kemi 2 anë që janë në asimetri totale, grup nga PS që ka ofruar një pafundësi idesh, dhe nga ana tjetër kryeministrin pa ide dhe në 8 vjet nuk kreu asnjë ide. Tani gjasat janë 4 vitet e ardhshme të jenë po njësoj si 8 vitet që ikën? Një taktikë është ta tallësh tjetrin. E talli për 3 muaj programin e PS, pastaj nisi ta kopjonte. Kemi kryeministër që merr nëpër gojë emra dhe bën thashetheme. Shohim sesi qesh e zgërdhihet kur vritet një kryekomisar, bëhet qesharak. Familja socialiste është tipike shqiptare ka debat të brendshëm. Por jo si Berisha, në familjen socialiste shqiptare ka solidaritet dhe pa tallje, si vëllai që nuk tall vëllain”.

100 ditët e pushtetit
Veliaj tha se nëse PS vjen në pushtet, nuk premton se do bëjë mrekullia, por zgjidhja sipas tij është të zhbëjë gjërat që janë bërë gabim.

“Ajo që po themi është se nuk do bëjmë mrekullia, por do i rikthehemi kohës. Është mrekulli viti 2005, nuk ishte. Por, në atë vit nuk kishte akciza nafte për peshkim. Ti thuash se ca gjëra që janë bërë gabim do i zhbëjmë nuk është utopike. Në sot kemi një pafundësi shkollash si ndërtesa por kemi vetëm 3 shkolla profesionale, ku 50% e popullit heton në fshat, ka disa gjëra, punësimi më i madh do të ndodhë në fshat” tha Veliaj.

I pyetur se di do realizohen dhe hapen 300 mijë vende të reja Punë, Veliaj tha: Sot po të bëhen gjithë kamarierët me juridik, kështu do jetë. Së pari duhet të kemi një mirë organizim të arsimit për ti dhënë përparësi arsimit profesional. Unë mjafton të shkosh në portin e peshkimit në Durrës që ke një flotë shqiptar që nuk e përballon naftën dhe furnizohet soe në itali ose Kroaci, ndaj për shkak se nuk ke me cfarë ta furnizohesh të ka rënë punësimi. Unë them se korrigjimi ki këtyre gabimeve do rikuperonin vende rë reja pune ike me e madhe është vjedhja. Tani si erdhi “veza”, përmend shtetësinë, urdhëro bëjë. Tani ka kuptuar se e ka humbur davanë me opinionin publik dhe betejën me duar të pastra në 2005 dhe tallet me publikun. Ky zotëri ka kapur publikun dhe thotë se po bëj disa nga nismat e PS, shtoi Veliaj.

Pyetjes sesi PS do të bëjë transformimin cudibërës vetëm me një mandat ku Zheji shtoi faktin se “ a do të nisë vallë PS punën nga viti Zero, Tahiri theksoi se PS do e nisë nga momenti zero. Sipas Tahirit, shumë punë duhen nisur nga zero pasi tek to nuk është bërë asnjë ndryshim gjatë gjithë këtyre viteve.

“Mua më intrigon dhe kur e thua vitin zero, dhe pse në pamje të parë duket fyese, na duhet një vit zero, dhe pse më duket fyese për ata që kanë kontribuar. Moment zero për raportin që duhet të ketë politika me moralin, qeverisja me transparencën, ministrat e deputetët me qytetarët, në raport me atë që duhet të bëjmë, kjo është Rilindja e kuptuar pak më ndryshe. Kam cuar tim bir në konsultore, por më vinte zor se jam përfaqësue i Kuvendit, theksoj nuk kam qeverisur asnjë ditë, kuvend që në 22 vite demokraci nuk ka bërë konsultore ashtu sic duhet. Më vjen keq dhe për spitalet pëë gjendjen ashtu sic janë, kemi pasur mundësi të shkojmë në cdo cep të Shqipërisë të shohim. Jam i sigurt që dhe ju keni qenë dëshmitar i shumë njerëzve që kanë konsumuar skandale korruptive, sic sot në rast se nesër në qeverisjen e PS do kemi njerëz që bien në grackën e korrupsionit, mua nuk do më mbahet gjuha. Mua, kolegëve të mi, jo vetëm për të bërë pasqyrën e transparencës publike. Njihni njeri tjetër sot vec vajzës së kryeministrit që përdor firmën e babait për të përfituar 3 milionë dollarë. Unë nuk njoh”, u shpreh Tahiri.

“Mua më pëlqen të eci me pohime të vogla. Jam dakord me parashtresën e parë që bëtë, nëse do i nënshtrohet referendumit pyetja a doni një jetë më mirë, të gjithë do i përgjigjeshim pozitivisht, problemi kush është e mira. Ky vend sot është vendi më i korruptuar në Evropë, kemi një qeverisje të kapur, nga familja sekserët. Nëse ecim me pohime të vogla qytetarët na shohim se qeverisja është me korruptura ndonjëherë, se sistemi i drejtësisë nuk funksionon se sistemi ekonomik nuk hap vende të reja pune etj….Biem dakord se qytetarët këto i shohim. Mekanizmi sesi rregullohen nuk do ju habisje t’ju thoja se elementi i kurajës për të qeverisur për qytetarët është zgjidhja”, shtoi Tahiri.

Vrasja e komisarit, Tahiri: Qeveria ka humbur luftën me krimin
Në nisje të emisionit, deputeti socialist, Saimir Tahiri vlerësoi se vrasja e komisar Dritan Lamaj dëshmoi se qeveria ka humbur luftën me krimin.

“Sot përcollëm një kryekomisar që ra në detyrë i tradhtuar nga shteti në rrugë me krimin. Është i treti dhe askush nga qeveria nuk mban përgjegjësi. Unë nuk di si do zhvillohet kjo ngjarje por përgjegjësi politike nuk po tregon askush. Përgjegjësi nuk do të thotë që kryeministri të mbajë fjalim dhe ministrat të rreshtohen në homazhe. Por kjo qeveri nuk ka asnjë përgjigje lidhur me humbjen e luftës ndaj kimit. Kjo qeveri i është nënshtruar krimit sa kohë ka tradhtuar policët e ndershëm dhe në aktivitetin e saj, Më lehtë bën kompromis me krimin sesa ta luftojë atë. E tepërt për vendin tonë që të kemi një hartë me shtrirje të krimit në këtë formë”, tha Tahiri.

Taksat
Si Veliaj ashtu edhe Tahiri ishin dakord s i takon debatit të taksave, duke theksuar se duhet ndryshuar sistemi i pabarabartë i taksimit.
Si mund të vihen në pushet?
“Mua mu duk mjaft korrekte analiza e Servet Plumbit. Mua mu duk se PS është e bashkuar përvec disa problemeve në strukturat e rretheve. Ne jemi forum i gjallë dhe nuk kemi pse fshehim faktin se kemi hapësira për debat, përderisa ne ndajmë të njëjtat vlera dhe pikëpamje. Në po përpiqemi të ndërtojmë me qytetarët një shtrat bashkëpunimi, ndaj nuk do habitesha nëse një nga kolegët e mi nuk janë dakord për mënyrën e taksimit, por duhet kështu. Ne jemi të gjithë dakord si duhet të dërgojmë para këtë vend’, tha Tahiri.

“Unë di të them se nuk kam parë një institucion më demokratik në vend si PS, ku ka një këshill të të urtëve, një grup parlamentar hiperaktiv, një grup për strategjinë e komunikimi, apo strategjinë e organizimit, ka një asamble etj.. Unë besoj se në kërkim të një opozitë perfekte, nuk duhet të mohojmë faktin se kjo është forca kryesore në vend”, deklaroi Veliaj.

Artur Zheji February 25, 2013 22:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*