Veliaj: Nuk do të heqim depozitat pa sjellë ujë 24 orë

April 10, 2016 11:29

Veliaj: Nuk do të heqim depozitat pa sjellë ujë 24 orë

Problemi i ujit të pijshëm për shumicën e banorëve të zonës së Yzberishtit, do të marrë fund brenda muajit maj.

Bashkia e Tiranës përfundoi fazën e parë të punimeve që kanë të bëjnë me shtrirjen e tubacionit kryesor në rrugën “3 Dëshmorët” dhe tashmë, ka nisur fazën e dytë të zbatimit të projektit, shtrirjen e rrjetit në 200 shtëpitë e para që do të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm.

Për këtë qëllim është kryer rikonstruksioni dhe zgjerimi depos së ujit, që mundëson kalimin nga një kapacitet prej 1000 m3 ujë në 4000 m3. Punimet e UKT-së u ndoqën edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtori i ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Redi Molla, të cilët panë nga afër ecurinë e projektit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se falë këtij investimi, për herë të parë banorët e kësaj zone nuk do të vuajnë mungesën e ujit dhe furnizimin me bote. “Më vjen mirë që kjo do të jetë vera e parë ku nuk do të kemi problematikat e boteve të ujit sepse depozita e re e ujit, depoja e madhe, do të rrisë kapacitetin me 4 herë, por sigurisht edhe pjesa e zonës informale do të përfitojë ndjeshëm”, tha Veliaj. Më tej, ai theksoi se edhe ky projekt është dëshmi e suksesit të mirëmenaxhimit të ndërmarrjes së UKT-së, si dhe e reformës së vjeljes së të ardhurave që bashkia siguron nga taksat dhe tarifat.

“Falë modernizimit që i bëmë sistemit të mbledhjes së të ardhurave, duke i futur të gjitha tarifat në faturën e ujit, kemi rritur ndjeshëm të ardhurat e Bashkisë së Tiranës. Duke filluar nga ky muaj i parë, kur mbi 90% e qytetarëve janë përgjigjur duke paguar në mënyrë korrekte taksat e Bashkisë, jemi gati t’u përgjigjemi menjëherë me investime”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai u bëri apel qytetarëve se çdo faturë e paguar e ujit dhe taksave të bashkisë do të thotë më shumë investime në punët publike. “Sa më korrekt të jemi me bashkinë, aq më të përkushtuar do të jemi që të gjitha qindarkat që mblidhen nga qytetarët e Tiranës, të përkthehen në investime”, theksoi Veliaj.

Veliaj sqaroi se projektet që bashkia ka nisur të zbatojë për heqjen e depozitave do të vijojë vetëm pasi ajo të ketë siguruar më parë ujin e pijshëm 24 orë, siç edhe po bën në këtë lagje të Yzberishtit. “Pasi qytetarët të binden dhe të shikojnë vetë që uji vjen pa ndërprerje, atëherë do t’i lusim që në një periudhë disa javore të fillojnë reduktimin e depozitave. Ndaj, dua të qetësoj të gjithë qytetarët, bashkia nuk do të vijë të heqë depozitat, përkundrazi, bashkia do t’u sjellë shërbimin me ujë 24 orë dhe teksa provohet që uji ka ardhur 24 orë, iu kërkojmë gradulisht reduktimin e depozitave”, shtoi Veliaj.

 

April 10, 2016 11:29
Komento

2 Komente

  1. Plaku i mocem April 10, 15:16

    Terheq vemendjen,kryetarii i bashkise,por me shume problemi i ujit per kryeqytetin.Heqja e boteve nga taracat e pallateve,do te jete,e them pa e tepruar, nje kryeveper.Nuk eshte pune e nje kryetari bashkie nje gje e tille,jo se ketij djali i mungon deshira apo kembengulja per ta bere kete,porse ky problem i mbartur dhe i agravuar nga viti ne vit kerkon zgjidhje integrale,qe do te thote zgjidhja qe nga burimi me uje dhe rrjet i ri i furnizimit,ndertimi i depove te reja qendrore dhe depove lokale tip kulle,sipas blloqeve te banimit etj.Por mbi te gjitha per ndertesat e vjetra kerkohet ndryshimin i sistemit te shpernarjes se brendeshme ne keto godina.Ne gjendjen qe jane sot nuk eshte teknikisht e mundur teknikisht heqja e boteve mbi taraca dhe furnizimi 24 ore per gjith Tiranen.Duhen fonde te medha,por ne se do te mblidhen taksat krijohet mundesia per zgjidhje me faza te keti problemi te madh.

    Reply to this comment
  2. Jo more! April 10, 23:30

    Mos bej show mediatik me 200 banore te4 fshatit te vjeter Yzberisht,por merru me 20 mije banoret e asaj lagjeje te re qe edhe ajo quhet prej kohesh gabimisht Yzberisht,perballe KMY-se!
    Vetem nje godine tek ne ka mbi 150 familje,ndersa i gjithe blloku i banimit ka mbi 3000 familje!
    Ti merresh me shume me ca fshatare te vetmuar qe nxorri FIKSI dhe as qe do t’ia dish per 30 mije banoret qe jetojne si ne Kabul!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*