Veliaj: Nuk isha me fituesin e Botërorit, Kroacia shembull për Shqipërinë

July 15, 2018 20:59

Veliaj: Nuk isha me fituesin e Botërorit, Kroacia shembull për Shqipërinë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka ndjekur finalen e Kupës së Botës nga sheshi “Skënderbej” së bashku me ambasadoren e BE, Romana Vlahutin.

Veliaj tha në një prononcim për Ora News se në finale nuk ishte tifoz me fituesin, por me skuadrën humbëse të Kroacisë.

“Në kampionat isha me Anglinë, kurse në këtë ndeshje isha me Kroacinë. Kështu që të mos bëhem politikan dhe të them që isha me fituesin, unë nuk isha me fituesin”, u shpreh ai.

E megjithatë, kryebashkiaku u shfaq i lumtur për fitoren e Francës.

“Për një burrë është shumë e rëndësishme që gruaja të jetë e kënaqur. Gruaja ime ka jetuar në Francë, ka studiuar në Francë dhe ishte me Francën. Kështu që minimalisht si një tifoz që nuk fitoi ekipi i vet do kthehem në shtëpi tek një grua e lumtur, të cilës i fitoi ekipi i saj. Kështu që Ajola është e lumtur që fitoi Franca dhe unë jam OK.”

Veliaj tha më  tej se në një kompeticion madhështor siç është Kupa e Botës nuk ka rëndësi sa komb i madh je.

“Shembulli i Kroacisë ishte një shembull fantastik, do të thotë që nuk ka rëndësi sa i madh është vendi si sipërfaqe. Populli më i madh dhe me sipërfaqe më të madhe ishte Rusia, që patjetër bëri një organizim fantastik, por nuk doli në finale. Kurse kombi më i vogël ishte Kroacia, që mundi Rusinë dhe të tjerët.”

Ai e cilësoi Kroacinë si një shembull që duhet të frymëzojë vendin tonë.

“Ne shqiptarët e kemi treguar se kur punojmë si skuadër, jo vetëm në futboll, por në çdo fushë ne bëjmë mrekullira dhe shembulli i Kroacisë duhet të na frymëzojë.”

s.a/dita

July 15, 2018 20:59
Komento

3 Komente

  1. mirel July 15, 21:16

    E o Veli, po kroatet jane komb dinjitoz, qe here pas here ngrihen per te drejtat e shqiptareve, kur shikojne se merumet shqiptare zbythen nga nje cope Ramut sa here qe do ju shitet deti dhe do ju shtohen varrezat greke.
    Ke bere ndonje kurs krenarie me Mero Bazen keshtu, pas suksesit te shitjes se fiqve?
    Po te ishin kroatet do te ta kishin perdredhur zverkun dhe ty dhe Ramutit per vjedhjen e pasurise kombetare.
    Thuaj shyqyr qe ke rene ne shqipkare se nuk te gjen gje jo..

    Reply to this comment
  2. Arben July 15, 22:02

    Lalidhjer o lalidhjer, nuk do behesh kurre premier.

    Do ma.hash m…..in njehere???!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*