Veliaj: Padi penale për këdo që pengon evakuimin dhe rrezikon jetën e banorëve

December 5, 2019 17:26

Veliaj: Padi penale për këdo që pengon evakuimin dhe rrezikon jetën e banorëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj paralajmëroi me ndjekje penale të gjithë ata që do të pengojnë uniformat e shtetit në evakuimin e banorëve nga godinat e klasifikuara të rrezikshme prej tërmetit.

“E kuptoj se në një vend si Shqipëria, edhe kur je në ditë të fatkeqësisë, edhe kur je në një situatë të vështirë emergjence dhe fatkeqësie natyrore, politika e vjetër nuk heq dorë; skenat që pashë mbrëmë, ku një ish-deputete shkonte dhe therej me policinë dhe zjarrfikësen, ishin të pashembullta. Ky nuk është momenti për të bërë politikë. Do të vijnë në 2023 zgjedhjet lokale dhe le të fitojë më i miri, nëse nuk e bëjmë mirë këtë punë.

I bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë, deputetë, ish-deputetë, çfarëdo qofshin, na lini të bëjmë punën, ky është menaxhim i emergjencës, kjo nuk është fushatë elektorale, kështu që nëse më parë këta personazhe i kam çuar dhe i kam paditur në gjykatë për shpifje dhe i kam fituar ato beteja, kësaj here do t’i padis penalisht, nëse dikush pengon zjarrfikësen apo policinë që të bëjë evakuimin dhe rrezikon jetën e banorëve do të paditet penalisht. Lini forcat e rendit, zjarrfikëset dhe stafin me uniforma të bëjë detyrat sipas ligjit dhe të respektojë vendimet e Këshillit Bashkiak, pastaj bëni politikë sa të doni”, tha Veliaj.

 

l.h/ dita

December 5, 2019 17:26
Komento

4 Komente

  1. Zigur Qarri December 5, 17:36

    Caligula në ofensivë!Ky jashtëqitje është vetë vepra penale.Zoti Pano Soko e ka akuzuar disa here publikisht si hajdut,por për çudi,
    Caligula nuk e ka paditur asnje here!Perse?

    Reply to this comment
  2. Arben December 5, 18:01

    LALIDHJER O LALIDHJER

    NUK DO BEHESH KURRE PREMIER.

    NUK KA RENDESI FARE SA PARA KA HEDHUR

    KOKALIS PER TY

    Reply to this comment
  3. Mira December 5, 21:23

    Eri eshte per vete per ndjekje penale, ka lejuar shtesa pa leje , te cilat me pas kan degraduar ne prishje muresh brenda pallatit, ne heqje mure te fasades dhe ky plere nuk ka reaguar.

    Reply to this comment
  4. Lili December 6, 03:47

    Ne cdo vend normal ke mundesi kunderexpertise, pos ne shqiperi ku vendos Njeshi !
    Tash kush na garanton se cdo pallat qe ia kane vu zyrin keta per planet e tyre plot pangopsi , nuk fo deklarohet te prishur nga termeti ?! Ku eshte e drejta e qytetareve e si dembshperblehen qytetaret ne keto raste ky idioti qe nuk u pa me lopate askkund edhe pse ishte momenti, nuk e tregon!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim