Veliaj paralajmëron gjoba për grumbulluesit e mbeturinave dhe grosistët

June 16, 2016 13:36

Veliaj paralajmëron gjoba për grumbulluesit e mbeturinave dhe grosistët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, paralajmëroi masa ndëshkuese për personat që grumbullojnë materiale nga koshi i mbeturinave, por duke iu ofruar atyre edhe një mundësi punësimi.

Veliaj tha se edhe grosistët që mund të bashkëpunojnë me këta persona do të ndëshkohen. Ai foli gjatë inspektimit të impiantit të ri në Landfillin e Sharrës.

” Kush do punë, ne do t’ua sigurojmë atë, ama nuk do të lejojmë më që koshat të digjen, nuk do të lejojmë që koshat të vandalizohen dhe nuk do të lejojmë që 4 mijë pikat e grumbullimit të plehrave në Tiranë të kthehen në 4 mijë vatra infeksioni.U bëj thirrje atyre që grumbullojnë mallin që merret nga koshat e mbeturinave të Tiranës, se do të ketë penalizime sipas ligjit. Do të përdorim çdo mjet të ligjit për të ndaluar këtë shfrytëzim të njeriut nga njeriu. Ata nuk i ndihmojnë ata që rrëmojnë nëpër plehra, përkundrazi po i shfrytëzojnë në kushte skandaloze, pa sigurime shoqërore. Kjo nuk është një ofertë punësimi, kjo është një ofertë shfrytëzimi dhe skllavërie. Ofertë punësimi është kjo e Bashkisë së Tiranës, ku vihet dhe punohet me uniformë, sipas të gjitha standardeve” tha Veliaj.

Impianti që bën diferencimin e mbetjeve urbane para se ato të depozitohen në landfill, është një mundësi e mirë për të gjithë ata që kanë gjetur mbledhjen e mbeturinave për të siguruar jetesën.

Ai eviton edhe mundësinë që çdo kazan plehrash të kthehet në një vatër infeksioni.

Me krijimin e impiantit të parë për diferencimin e mbetjeve në Sharrë u arrit të punësoheshin nga Bashkia mbi 200 persona, kryesisht të komunitetit rom.

June 16, 2016 13:36
Komento

1 Koment

  1. vs.pushtave komuniste June 16, 15:55

    Ky edepsez, qe ben si i forte duke kercenuar njerezit qe punojne, jo vetem qe nuk ka asnje projekt te debatuar publikisht, asnje business plan qe ta mbeshtese, asnje studim te thelluar, por ne menyre arbitrare, si krimel halabak shkel dhe do shkele ligjin cdo sekond,, cdo here qe mbledh mbetjet dhe i hedh ato te perziera ne kamion. Ligji i vendit dhe ai komunitar parashikon ndarjen ne kosh dhe jo ne landfill, sepse ne rastin e dyte mbetjet humbasin vleren. Kur te mbushet landilli dhe plehrat tu arrijne tek dritaret do kuptoni nivelin e psikopatise se kesaj qenie, armik i publik dhe atij privat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*