Veliaj paralajmëron kompanitë e transportit urban: Nëse nuk filloni shërbimin ndaj qytetarëve, humbisni licencën

June 29, 2020 14:54

Veliaj paralajmëron kompanitë e transportit urban: Nëse nuk filloni shërbimin ndaj qytetarëve, humbisni licencën

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i bëri thirrje kompanive të transportit publik urban për të rifilluar shërbimin ndaj komunitetit. Duke i garantuar se do të jetë avokati i tyre në plotësimin e kërkesave, Veliaj paralajmëroi se ato kompani që nuk do të rinisin nga puna duke mbajtur peng qytetin, do të humbasin licencën. “Bashkia e Tiranës i ka plotësuar të gjitha kërkesat e kompanive të autobusëve.

Mund të vazhdojnë debatet me ministrinë, edhe unë dua të vazhdoj një diskutim me ministrinë sepse duhen subvencionuar studentët, duhen subvencionuar personat me aftësi të kufizuara, duhen subvencionuar veteranët; por, ky diskutim mund të vazhdojë fare mirë duke nisur punë. Unë do tëjem avokati i tyre, por në momentin kur ata thonë: ‘O të gjitha, o rashë e vdiqa’, ju garantoj se disa kompani do humbasin licencën e transportit në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh ai.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se nuk do të ketë asnjë tolerim për askënd që tenton të bllokojë qytetin dhe prova për këtë është Unaza dhe Teatri, ku puna po vijon. “Kush i vë në dyshim këto që po them, le të kthehet te Astiri ose te Teatri dhe të shohin a e mbajmë apo jo. Ne jemi qytetarë sepse zgjedhim të flasim si qytetarë dhe të sillemi si qytetarë. Por, kur dikush bllokon rrugën dy vjet, kur dikush bllokon teatrin dhe e zapton tre vjet, kur dikush thotë: ‘Nuk dua ta nxjerr autobusin’, ndërkohë që kërkesat i plotësohen 100%, kjo është të mbash qytetin peng. Këtë qytet nuk e ka mbajtur sot peng askush në këto 5 vite dhe kjo është arsyeja pse ky është paralajmërimi i fundit. Nëse operatorët nuk dalin, fare mirë humbasin licencën, e cila do të hidhet në treg dhe vjen e merr një operator tjetër”, deklaroi Veliaj, duke shtuar se në këtë periudhë sakrificash të gjithë duhet të bëjnë maksimumin.

l.h/ dita

June 29, 2020 14:54
Komento

3 Komente

  1. Faturino Tufine June 29, 14:59

    Ata humbasin liçensen, juve humbisni këlet aha aha. E mban mend kur thoshit te fundit do hapen, e po presin radhen sa te mbarojne pune naçuet e lagjes aha ha ha.
    Kemi abone!

    Reply to this comment
  2. xxx June 29, 16:26

    Licenca duhet te perditesohet per kriterin e mbrojtjes se pasagjereve kunder covid19.

    Nese keto kompani humbin licencen tani, askush tjeter pas tyre nuk e fiton dot ate, me parametrat e shtuar anticovid.

    Bashki anti qytetare!!
    Transporti urban nuk privatizohet. Ate duhet ta kish kompetence bashkia e Tiranes dhe te ofrohej prej saj.
    Mbrojtja publike nga covid gjithashtu duhet te facilitohet nga bashkia, e cila meqe refuzon ta beje kete, dhe meqe refuzon te ofroje transportin publik, rezulton bashki batakcije, matrapaze, qe loz bixhoz me nevojat e qytetit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim