Veliaj: Patriotizëm do të thotë që ushqimet t’i blesh tek fermeri i Tiranës

October 25, 2015 10:55

Veliaj: Patriotizëm do të thotë që ushqimet t’i blesh tek fermeri i Tiranës

Këtë fundjavë, Bashkia e Tiranës ka zgjedhur Baldushkun për të promovuar produktet bujqësore dhe blegtorale të zonës.

Krahas qindra qytetarëve që iu bashkuan aktivitetit, në festë ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili deklaroi se organizime të tilla promovuese do të kthehen në traditë.

Me shtrirjen e madhe që ka Tirana, i ka të gjitha mundësitë për ajër të pastër, natyrë, ushqim bio. Mjafton vetëm të marrim mundimin dhe të dalim nga stresi i qytetit, për të shijuar bukuritë e natyrës, shumë pranë qendrës së Tiranës, këtu në Baldushk dhe fshatrat përreth”, uroi mirë se ardhjen Veliaj në Bio Fest Baldushk.

Kryebashkiaku vlerësoi si shumë të rëndësishme konsumin e produkteve që rriten në zonën e Tiranës sepse çdo shumë e shpenzuar për këto prodhime shkon për të ndihmuar familjet e fermerëve.

“Sot në kohët e vështira ekonomike, patriotizëm do të thotë që paratë që do të shpenzosh për ushqim, më mirë shpenzoji te fermeri i Tiranës për produkte lokale të zonës, se vetëm kur i mbajmë paratë në ekonominë tonë rritemi të gjithë njësoj në ekonominë e gjithë qytetit”, theksoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi nga qytetarët që secili të bëjë reklamë të zonës së vet dhe produkteve që ofrohen në çdo pjesë të qytetit.

Kam shumë respekt për të gjithë ata që sjellin mall importi, por këtu në Tiranë u themi, faleminderit shumë sepse tonat i kemi më të mira dhe paratë do i mbajmë e do i investojmë brenda qytetit të Tiranës dhe brenda bashkisë së madhe të Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Ndaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi që kushdo që ka ardhur në Baldushk të shpenzojë disa para për të blerë produktet e njohura të zonës.

Ka njerëz sot që kanë ardhur nga Blloku, nga Kombinati, nga Lapraka, dhe aktivitete të tilla, më shumë se sa vetëm të blejmë dhe të njohim produktet e një zone, na shërbejnë për të njohur dhe të bëjmë më shumë për njeri-tjetrin, si dhe të kuptojmë se në një bashki, në një qytet, ne rrëzohemi dhe ngrihemi të gjithë bashkë!”, deklaroi Veliaj.

 

 

October 25, 2015 10:55
Komento

1 Koment

  1. Lili October 25, 20:37

    O erion:béni ligje in si svicer e cila kushtezon importin e prodhimeve bujqesore kur eshte kulmi i prodhimit te tyre ne vend’keshtu mbrohen qytetaret ,fermer et edhe budxheti i shtetit:me ligje ,jo me thirrje kot!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*