Veliaj: PD me hunj në dorë ndaj punëve të mira, nuk sprapsem nga vandalët

February 16, 2016 13:31

Veliaj: PD me hunj në dorë ndaj punëve të mira, nuk sprapsem nga vandalët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë hapjes së qendër për sterilizimin e kafshëve të rrugës, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për protestat tek parku i liqenit.

Ai tha se bashkia nuk do të sprapset nga punët e mira që ka nisur, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët.

‘’Ne do të vazhojmë gjithë projektet që kanë rëndësi për qytetin dhe  nuk kam ndërmend të  sprapsem nga asnjë lloj vandalizmi”.

Kryebashkiaku tha se këto janë aksione të nxitura politikisht dhe se Bashkia ka prishur interesat e dhëndërrit të Sali Berishës e Lulzim Bashës.

“Në fakt ata vajtën dhe prishën një park për fëmijët. Ata që dhanë leje për pallate 17 katëshe tek diga e liqenit. Unë besoj dhe ne e kemi me provë se çfarë kemi bërë për fëmijët e Tiranës. Ndërsa PD dhe ata që aktivizion kanë dalë me hunj në dorë tek bunkeri e tani tek liqeni”, tha Veliaj.

Ndërsa duke folur për nisëm e marrë për sterilizimin e kafshëve Veliaj u shpreh:

“Jemi shumë krenarë për ekipin e AMK-së, Më parë ishit një agjensi gjobash, sot ky institucion nuk është më i ngjashëm falë punës.  Ndoshta ky spital i qevëve është ndoshta shumë më i mirë se qendra të tjera kurimi në Shqipëri.

E di që qytetarët duan zgjidhje të shpejta, por vrasja e kafshëve të rrugës nuk e zgjidh situatën, vetëm sterilizimi sistematik ka qenë ajo që ka histori sukesi në të gjithë botën. Ne do të bëjmë të njëjtën gjë, me dashamirësit dhe donatorët dhe ekipet tona. i bëj apel qytetarëve që të vijnë në këtë qendër të adopotojnë kafshë këtu dhe jo nga jashtë vendit.

Me 15 qenë në ditë që trajton qendra, Tirana ka 15 mijë qen kështu që do të duhen 1000 ditë. Kjo është zgjidhje afatgjatë”.

Veliaj në fund tha se nuk është çudi që pas kësja nisme të nisin sharjet e ajo që ai e quajti lumë histerie.

Pas kësaj prisni dhe lumin e histerisë për çdo gjë të bukur që ndodh në Shqipëri.  Përgjigja jonë do të jetë vetëm puna, puna, puna. Kur histeria mbaron, ajo që mbetet është vetëm puna’’.

 

 

February 16, 2016 13:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin