Veliaj për 8 Mars në qendrën ditore sociale në Kombinat

March 8, 2016 17:10

Veliaj për 8 Mars në qendrën ditore sociale në Kombinat

Në ditën e 8 marsit, bashkia e Tiranës organizoi një aktivitet me gratë në nevojë që frekuentojnë qendrën sociale të shërbimit ditor në Kombinat. Kryebashkiaku Veliaj ndërsa u shërbeu vetë drekën, premtoi se shumë shpejt bashkia do të shpërndajë paketa ushqimore për këtë kategori.

Bashkia e Tiranës do të nisë shumë shpejt të shpërndajë paketa ushqimore për gratë dhe vajzat në nevojë. Kryerbashkiaku Erion Veliaj e bëri këtë premtim ndërsa përcolli urimin e tij për 8 marsin për gratë e qendrës sociale të shërbimit ditor në Kombinat.

I shoqëruar nga nënkryetarët Andi Seferi dhe Abaz Hado dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, Veliaj u shërbeu drekën të gjitha nënave dhe gjysheve, në pamundësi ekonomike, të cilat frekuentojnë këtë qendër sociale ditore.

Veliaj tha se modeli i kësaj qendre do të zbatohet edhe në të tjera.

March 8, 2016 17:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*