Veliaj: Pesë shtyllat e programit tonë për emigrantët

Redaksia Online May 31, 2013 13:35

Veliaj: Pesë shtyllat e programit tonë për emigrantët

Sekretari për Emigracionin në Partinë Socialiste, Erion Veliaj, vijon takimet me emigrantët shqiptarë në Greqi. Gjatë një takimi me emigrantët shqiptarë në Janinë, të cilët konsiderohen si pjesa kyçe e fitores së Partisë Socialiste me 23 qershor, Veliaj u shpreh se qeverisja aktuale gjatë tetë viteve të saj nuk ka treguar kurrfarë interesi për emigrantët shqiptarë duke i konsideruar ata thjesht si dërgues parash dhe jo shtetas që kanë të drejtat e tyre. “Sali Berisha nuk i do emigrantët dhe provë e kësaj është indiferenca e tij dhe qeverisë që ai drejton ndaj emigrantëve shqiptarë kudo ata jetojnë. Qeveria e Sali Berishës u ka borxhe mbarë shqiptarëve, mbarë emigrantëve dhe 23 qershori është dita kur këto borxhe ne do t’ia shlyejmë përmes votës, e cila do ta largojë atë nga pushteti që ka marrë peng. Për Partinë Socialiste, vota e emigrantëve nuk është një votë e thjeshtë, absolutisht jo. Për PS, emigrantët janë ‘aksionerë’ që ndihmojnë ekonomikisht Shqipërinë dhe si aksionerë duhet të jenë faktor vendimtarë në zgjedhjeve dhe më pas aktor kryesorë në qeverisje. Ne këtë do ta tregojmë me vepra me qeverinë e pas 23 qershorit të drejtuar nga kryeministri Edi Rama” , tha Veliaj.

Duke u ndalur në programin e PS-së, në mënyrë të veçantë për emigrantët, Veliaj analizoi shtyllat mbi të cilat mbështetet platforma e socialistëve. “Së pari duhet të marrë fund diskriminimi i votës së emigrantëve, të cilët nuk duhet të lëvizin më nga shtetet ku ata jetojnë për të shprehur vullnetin e tyre për qeverinë që drejton vendin amë. Emigrantët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, në shtetet ku ata jetojnë. Së dyti, qeveria socialiste do të zgjidhë problematikën e pensioneve tuaja. Gjithë këto vite punë në emigracion nuk mund të shumëzohen me zero, kur ju të riktheheni në atdhe dhe ne do ta bëjmë realitet njohjen e kontributeve tuaja shoqërore në Greqi përmes një marrëveshjeje, e cila tashmë ka përfunduar. Së treti, shërbimi diplomatik. Ne do t’ia heqim nga duart miqve dhe familjarëve të kryeministrit, ministrave apo deputetëve. Shërbimi diplomatik do të vihet në funksion të emigrantëve dhe kush mund ta bëjë këtë më mirë se ju, që e njihni emigracionin, askush. Së katërti, ne do të zgjidhim problematikën e toponimeve dhe sinjalet janë shumë pozitive nga diskutimet me qeverinë greke. Së pesti, “TVSH 2” do të kthehet nga një mjet mediatik që propagandon vetëm Saliun dhe Jozefinën në ekranin edukues për fëmijët e emigrantëve, duke ndërtuar një program që promovon kulturën, traditën dhe historinë e Shqipërisë, në mënyrë që fëmijët tuaj të ruajnë identitetin kombëtar”, deklaroi Veliaj, i cili mori premtimin e emigrantëve shqiptarë se do t’i bashkohen votës së ndryshimit në 23 qershor.

Redaksia Online May 31, 2013 13:35
Komento

21 Komente

  1. Diti May 31, 13:40

    Sipas teje dmth me 23 qershor emigranete do votojn per te heq berishen qe te behesh ti dicka dhe qe ti te fillosh te mbushesh xhepat e tu.

    Reply to this comment
    • ALBANIA May 31, 13:54

      Partia Socialiste eshte e vetmja parti qe ka menduar per emigrantet dhe mund te them me bindje te plote se ky eshte nje nder motivet pse duhet te votojme Partine Socialiste me 23 qershor!

      Reply to this comment
      • Lina May 31, 14:16

        PARTIA SOCIALISTE ESHTE E VETMJA PARTI QE KA NJE PROGRAM PER EMGRANTET E LENE NE HARRESE NGA KJO QEVERI NE IKJE!

        Reply to this comment
        • besnik May 31, 14:24

          Kjo po qe eshte nje fushate qe i qendron prane cdo shqipetari kudo qe ndodhet. Per kete duhet te votojme te gjithe me 23 qershor si alternativa e vetme me e mire.

          Reply to this comment
          • smail May 31, 14:26

            Bravo Veliaj sepse po i ben te ndihen shume mire ata njerez dhe po ua sjell shqiperine aty ku jane. Programi i PS eshte i vetmi program qe ka nje platforme per emigrantet ne keto 22 vjet demokraci.

          • Neos May 31, 15:20

            Hallall Erion, eshte shume e rendesishme kjo qe po beni me voten e emigrantit,,,,dhe uroj me voten e tyre ata te votojne te miren e tyre, permisimin dhe lehtesimin e tyre per burokracite qe ndeshin si ne venin ku jetojne por dh me keq ketu ne atdhe.!

        • sinani May 31, 15:19

          Shqipetaret po bashkohen te gjithe me frymen e rilindjes. Rilindja eshte e vetmja qe mund ta beje nje gje te tille.

          Reply to this comment
        • Endri May 31, 15:31

          Fushata qe po ben PS ne lidhje me emigrantet eshte nje gje shume e mire. Kjo do ti sjelle fitoren Rames sepse shqipetaret per here te pare po mesojne se kane nje platforme per ta.

          Reply to this comment
          • Elioni May 31, 15:44

            PS eshte partia e vetme qe po shqetesohet per voten e emigranteve dhe qe po ben cdo gje per tiu gjetur prane atyre kudo qe ndodhen. Prandaj te gjithe emigrantet duhet te votojne PS me 23 qershor.

      • Kristiani Rome May 31, 14:18

        Jemi ne emigrantet qe do ta ndeshkojme me vote Saliun me 23 qerhr, jemi ne qe do te votojme kunder tij me 23 qershor.

        FALENDEROJ PARTINE SOCIALISTE QE KA MENDUAR PER EMIGRANTET

        Reply to this comment
    • Emigranti May 31, 13:58

      ME 23 QERSHOR TE GJITHE EMIGRANTET SHQIPTARE DO TE KTHEHEN NE SHQIPERI DHE TE VOTOJNE PARTINE SOCIALISTE PER NJE RILINDJE SHQIPTARE!

      Reply to this comment
    • Frenkli May 31, 15:52

      Ja nje plan i qarte nga PS per emigrantet. Po Demokratet cfare thone? Asgje.

      Reply to this comment
  2. Agroni May 31, 13:43

    thua qe beriosha i ka haru emigranetet nderkohe berisha hoqi vizat qe shqipetaret te shkonin tek te afermit e tyre emigrant, thua qe berisha i ka haruar emigranetet nderkoh ishit ju ato qe nuk votuat qe emigranetet te votonin andej nga ishin. nuk i ha me njeri genjeshtrat e juja.

    Reply to this comment
  3. korina May 31, 14:05

    Me 23 Qershor emigrantet shqiptare do te vijn te votojn per Skuadren e Rilindjes, ne menyre qe shqiperia te kete mundesi te ndryshoi dhe te hape sa me shume vende pune per shqiptaret.

    Reply to this comment
  4. kevi May 31, 14:06

    Keto jane premtime reale qe ben Partia Socialiste, me ardhjen e saj ne pushtet me 23 Qershor emigrantet do te ndjehen me te vleresuar na shteti i tyre….Emigranteve qe kthehen te punojn ne atdhe do tu krijohen lehtesira.

    Reply to this comment
  5. dea May 31, 14:08

    Me ardhjen e partis socialiste ne pushtet qeveria do te pergjigjet per cdo padrejtesi qe shteti gek u ben shqiptareve ku here pas here u nxjerr probleme nedokumenntacionin e tyre…Emigrantet do te kene nje shtete qe mbron interesat e shtetasve te tij dhe jo nje shtet inegazistent….RILINDJE

    Reply to this comment
  6. Elma May 31, 14:09

    Programi i partise socialiste eshte nje program i shkelqyer nje program qe do te vihet ne zbatim pas 23 qershorit dhe do te beje ndryshimin e vertete te vendit.

    Reply to this comment
  7. eni May 31, 14:13

    Me 23 qershor duhet te votojme partine socialiste qe te na kthehet dinjiteti i neperkembur , qe emigrantet tane te trajtohen si qytetare te botes kudo qe ata jane .

    Reply to this comment
  8. Ersi May 31, 14:15

    Erjoni Veliaj ka shume te drejte ne fakt i gjithe programi i PS eshte vertet nje program ku eshte punuar shume ne menyre qe te arrihen te gjithe objektivat per te cilat ka nevoje ky vend.

    Reply to this comment
  9. eni May 31, 14:36

    Rilindje

    Reply to this comment
  10. sami May 31, 15:43

    Mora pjese ne kete takim. Velijaj duket se eshte nje djale me kulture. Ata kishin pergatitur nje broshur me disa feqe ku ishin pasqyrar disa pika te programit dhe une e mora ne shtepi .
    Vajza ime ,studente ne janine per informatike u shpreh se paskan nje program qe nai intereson edhe ne
    Manipulimet me te shumta behen me votat e emigranteve ,ndaj ne duhet te marrim pjese masivisht ne votime

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*