Veliaj: Po i japim qytetarëve hapësirën më të madhe pedonale në Tiranë

September 7, 2016 18:14

Veliaj: Po i japim qytetarëve hapësirën më të madhe pedonale në Tiranë

Në nisjen e punimeve për ta kthyer Sheshin “Skënderbej” në pedonale, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i kënaqur që, pas një kohe të gjatë, u mundësua nisja e punës për ta shndërruar sheshin “Skëndërbej” në një hapësirë pedonale, e cila do të shërbejë edhe si një mushkëri për qytetin. “I kemi dhënë mundësi qytetarëve të shprehen, ta pasurojnë projektin, dhe sot kemi një projekt edhe më të mirë se projekti fillestar. 50% i të gjithë territorit të sheshit Skënderbej do të jetë i gjelbëruar, i mbushur me pemë, me shkurre dekorative, ndërsa 50% me pllaka guri që janë marrë nga të gjithë trevat shqiptare”, tha kryebashkiaku Veliaj, pasi inspektoi punimet sot pasdite.

“Sot po fillojmë me pjesën qendrore, e cila kryesisht është e shtruar me pllakë dhe gurë dekorativë nga gjitha trevat shqiptare. Në vjeshtë do të nisim parkimin nëntokësor, me kapacitet për 300 makina”, u shpreh Veliaj. Ai ka njoftuar se zbatimi i këtij projekti mbron çdo pemë ekzistuese në shesh, e cila do të zhvendoset në sheshin e ri. “Dua të garantoj qytetarët që këtu nuk do të preket asnjë pemë, përkundrazi do të shtojmë edhe 5 mijë pemë të tjera. Disa nga sheshet do të ngjajnë me minikopshte botanike. Për pemët që janë vendosur në sektorin ku do të ketë pllaka guri, do të zhvendosen me gjithë dheun ku janë mbjellë për t’u mbjellë në zona të tjera të Tiranës, për t’u siguruar që nuk humbasim asnjë nga pemët ekzistuese, por përkundrazi shtojmë edhe 5 mijë të tjera”, tha Veliaj.

Ai bëri të ditur gjithashtu se punimet do të përfundojnë brenda afateve të caktuara, ndërsa ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve që të përdorin sa më pak makinat dhe të shmangin në maksimum lëvizjet në qendër të Tiranës.

Në zonën e Muzeut Kombëtar do të bëhet rikonstruksioni total i xhokolit të ndërtesës, rikonstruksioni i shkallëve hyrëse në Muzeun Kombëtar, si dhe do të punohet në lulishtet përreth Muzeut të cilat do të shndërrohen në kopësht botanik. Puna do të vazhdojë me rikonstruksionin e shkallëve të Pallatit të Kulturës dhe platformave hyrëse të Teatrit të Operas dhe Bibliotekës Kombëtare. Kjo fazë do të ndiqet nga zbatimi i punimeve të projektit të parkimit nëntokësor që do të fillojë në fund të muajit tjetër.

September 7, 2016 18:14
Komento

3 Komente

  1. A.G September 7, 19:13

    PO U JEP APO PO U MER QYTETAREVE!?
    Vlija a ke bere ndonje llogari per 25 vjet sa ‘kryelulishtare’ ka nderruar TirOna dhe sa MILIARDA jane harxhuar ne kete te MALLKUAR shesh qe eshte katandisur si legjenda e Rosafes.Meru me parate e mjerimit jo me me AVDESET e parise se Tiranes.

    Reply to this comment
  2. info analitike September 7, 19:34

    Ky ka qene synimi i vazhdueshem i kryepsikopatit qe qendren e Tiranes ta shnderroje ne katrahure per qytetaret si ne kohene gropes se madhe qe perbalti gjithe Tiranen. Ka vene ne krye dhe Gent Agollin, arkitektin e Carapulit.
    Ashtu sic eshte menduar qendra do te kthehet ne nje furre pjekese nga dielli i veres me ndonje qiellgevishtes si ato te shemtuarit ne stikin e kryepsikopatit
    Qe tani Tirana eshte kthyer ne kaos me trafikun e renduar per shkak te punimeve te planifikuara ne rremujen me totale.
    Zgjidhni ceshtjen e rrugeve te periferive dhe ate te permbyjtjeve perpara ketyre operacioneve kozmetike qe sherbejne vetem per te mbushur xhepat e klanit rilindjot.

    Reply to this comment
  3. Dielli September 7, 22:45

    Veliaj a e din ti se kush do te paguaj per prish,nderto sipas oreksit te Tiranes zyrtare ne dite e vite qe vazhdojne ti grbisin miljona dollare taksapaguesve me fuqine e pushteteve per qenderen e Tiranes,apo si gjithmone taksapaguesit tiranas?Megjithse dita e gjykimit po afron perseri te pangopurit me leke te piset e pushtet pa kufi me c’do forme e cmim,nuke ngurojne te mashjtrojne e grabisin taksapaguesit shqiptare nen veladonet e zbukurimit,kultures e sportit,packa se ne Shqiperi jetone nen minimumin per jeten nje pjese jo e vogen e shqiptareve,qe per keto palo abuzime me fuqine e pushteteve nen te pretenduaren bukuri,ndjen neveri.Shqiptaret fatkeqesisht jetojne ne super cmendurine e psikologjise dhe zemres se politikave te Tiranes zyrtare ne dite e vite,ku mirqenjen e shohin tek luksi ndaj istitucioneve dhe jo tek hapja e vendeve te punes dhe mireqenja popullit,pra zhdukja e varferise se tejskajshme.Bolle me,askush nuke e han me sapunin per djtha.Nuke do te jet e larget kur te gjithe ju do t’u shohim ne bangen e akuzes si pjese e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tre pushtetet,plus pushtetin lokal e biznesin e piset.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*