Veliaj poston asfaltimin e një tjetër rruge në Tiranë

September 6, 2019 22:08

Veliaj poston asfaltimin e një tjetër rruge në Tiranë

Investimet e Bashkisë së Tiranës në nivel kapilar po vijojnë duke prekur çdo rrugicë të kryeqytetit. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Mirëmbajtjes së Rrugëve po punojnë për të rehabilituar dhe asfaltuar disa rrugë në kryeqytet, duke u kujdesur për shtresat asfaltike, trotuaret, dhe ndriçimin.

Teksa publikon në rrjetet sociale disa foto nga puna në terren, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thekson se ndërhyrja në rrugën “Teli Ndini” e bën me komode lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve.

Veliaj shkruan:

“Dorë me një – rrugë e re! 🤷

👷Çunat iu përveshën punës në rrugën📍 “Teli Ndini” për mirëmbajtjen e shtresave asfaltike🚧, duke e kthyer në më të aksesueshme për lëvizjen e mjeteve dhe kalimtarëve.

Tani po! 😊”

Punimet në infrastrukturë jo vetëm që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve, mjeteve dhe mallrave, por i japin një vlerë tjetër pronës.

e.ll./dita

September 6, 2019 22:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim