Veliaj prezanton 1147 administratorët e pallateve: Ja si do paguajnë banorët kontributet për pallatin

June 2, 2017 20:44

Veliaj prezanton 1147 administratorët e pallateve: Ja si do paguajnë banorët kontributet për pallatin

Bashkia e Tiranës ka finalizuar sot ngritjen e 1261 asambleve të pallateve si dhe emërimin e 1147 administratorë që janë gati të fillojnë punën për mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta.  Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj prezantoi nga Amfiteatri i Parkut të Liqenit administratorët e parë të pallateve. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se përmes kësaj strukture të re, Bashkia e Tiranës synon që të shkojë në nivel kapilar pranë qytetarëve për të zgjidhur shqetësimet e tyre.

“Nuk ka sens që bashkia të menaxhojë çdo gjë nga selia te sheshi Skënderbej, kjo është arsyeja pse ne po e çojmë administrimin në nivel kapilar. Kryetari i bashkisë, 24 administratorët, 24 administratorët kanë ndërlidhësit për komunitetin, pra një kryeplak ose ndërlidhës, për 3500 banorë. Niveli kapilar, ashtu sikurse edhe trupi funksion. Kështu edhe gjaku administrativ i Bashkisë së Tiranës në nivelin fundor janë administratorët e pallateve”, tha Veliaj.

Duke sjellë shembullin e suksesit të arritur me miradministrimin e Pazarit të Ri, Veliaj deklaroi se zgjedhja e administratorit do të ruajë edhe investimet që bëhen në pallate apo në lagje.  “Unë besoj se sot kemi mjaftueshëm shembull edhe brenda Bashkisë së Tiranës, kur ne kemi mësuar se si administrimi korrekt na çon në një jetëgjatësi të investimeve dhe jo në ato historitë që kemi pasur më përpara prish rregullo, prish rregullo dhe nuk mbaron. Mirënjohja i shkon çdo qytetari që e ka kuptuar që në thelb kjo nuk është një komandë e bashkisë për të krijuar më shumë burokraci, por një mënyrë se si shumë prej këtyre gjërave që na shqetësojnë mund të zgjidhen”, u shpreh ai.

Për të lehtësuar punën e administratorëve, Veliaj bëri të ditur se do të bëhen edhe një sërë ndryshimesh ligjore me qëllim mbledhjen e kontributeve që do të shkojnë për miradministrimin e pallatit apo të ambienteve të përbashkëta. “Për t’ia bërë më të lehtë punën administratorëve, ne do të fusim disa risi. Ne sot kemi gjithë fuqinë, edhe me konsensusin që kemi me Qeverinë qëndrore, që t’i bëjmë këto ligje më të mira. Del dikush e thotë unë se paguaj faturën e ashensorit se do iki në këmbë. Sigurisht që gënjen. Për të gjitha detyrimet ne do të kalojmë, ashtu siç kemi bërë me gjithë taksat e baskisë, që çdo gjë do të jetë tek fatura e ujit sipas kontributit që ju keni rënë dakord. Pra administratori do thotë: te pallati ynë asambleja jonë ka rënë dakord për 200 lekë në muaj. Çmimin e caktoni ju si keni rënë dakord si asamble”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se administratorët do të kenë edhe një sërë kompetencash. “Ne për herë të parë do t’i japim mundësi administratorit që jo vetëm të vjelë tarifën, por edhe të vendosë gjoba për atë “drurin e shtrembër” dhe që nuk zbaton rregullat. Njerëzit janë korrekt. Ne nuk kemi rritur asnjë taksë në Tiranë. Njerëzit shikojnë se po bëhet punë. Njerëzit kanë problem kur paguajnë dhe nuk marrin shërbim dhe problemi tjetër është kur ca paguajnë dhe ca nuk paguajnë”, tha ai.

Veliaj ftoi të gjithë qytetarët që të caktojnë sa më parë administratorët dhe të aplikojnë për të përfituar për “Fondin e Komuniteteve”. “Ne mund të financojmë projektet e eficencën energjetike, rregullim tarrace, panele diellore, lyerjes fasadash, lulishte, sistemime të terrenit etj, me një kusht, zgjidh administratorin dhe eja të marrësh 50 për qind të fondit. Ndaj ftesa ime për 3 mijë të tjerët që se kanë filluar këtë proces është nxitoni dhe përdoreni verën për një aktivitet të dobishëm, zgjidhni kryesinë, administratorin e pallatit dhe bashkia jep 50 për qind të fondit për të plotësuar nevojat tuaja”, theksoi Veliaj.

June 2, 2017 20:44
Komento

12 Komente

  1. Adih June 2, 22:17

    Bravo ,o lojtar fallco i mjaftit . Me qetesi dhe urtesi, do tja fusesh qytetareve te varfer, e mbi te gjitha pa pervoje . Ne fillim me shume administratore ,e me qetesi me vone ,o qytetare pa pervoje , do i mbledhi ne pak administratore e natyrisht njerezite veliajt e te luajne me leket e juaja ,,e ta provoni mos ti pagoni .Kjo menyre eshte , si me tenderat korruptive qe bejne pushtetaret ,natyrisht ne rastin ne fjale eshte dhe vjelje direkte e portofolit tuaj e te bukes se kalamajve te juaj ..Eshte menyra me e thjeshte per te zhvatur leket e qytetareve , nga mafjozet te me vonshem .Po imiton perendimin ,por jo te gjithe shtet perendimore ky veliaj .Harroini premtimet e ketij gjarperi, kur propogandon se gjysmat do ja u japi bashkia . Kjo nuk behet ne shtet perendimore , e jo ta beje ky morracaku dhe genjeshtar se bashku.. Dua tju ndihmoj ,per tju thene,, se cdo pallat ta administrojne banoret vete pallatin e tyre dhe ska as edhe nje shanc mafja e neserme e administratoreve te kete shanc.per te luajtur me leket e juaja .Dhe nga ana tjeter , do te jete paraja e juaj transparente ne te ardhmen, ne qofte se nuk pranoni ne tufe .Kjo lejohet ne shtetet perendimore, qe nje pallat i administron vete vetveten ,ku ky bandill nuk e permend fare ,kurse kur nuk bien banoret ne ujdi me njeri tjetrin, ,fillon qameti ,abuzimi me kuletet e parave te juaja .Mereni serjozisht o njerez ,ku shumat e parave nuk do jene per lyrje ose riparime , po do jene edhe per rogat e mafjozeve dhe , kur nuk do i mesoni sa marin rroge nga kuletat personale tuajat ,plus abuzimet me faturat ,me firmat private ne te ardhmen .,dhe per syrin tim ,o Veliaj i mjaftit, shejtan budalla , nuk ka ardhur koha akoma ne shqiperi per keto idera djallezore , qe ngre ti ,ku dihet qe eshte niveli i jeteses ne minimo te varferise . Agallaret ,po e bejne ne fillim ne Tirane e pastaj do i kapin te gjitha qytetet e qytezat mbare .. Kujdes nga karamelet me helm te te zgjuarit Veliaj ,o popull i varfer e pa pervoje…

    Reply to this comment
    • Feniks June 3, 13:49

      Administrimi i pallateve eshte e drejte vetem e pronareve te shtepive qe kane blere atje e jo e Bashkise!
      Futja e taksave per administrimin e pallateve ne fatyrat e ujit apo dritave esghte nje veprim sa ARROGANT aq edhe i pa ligjshem!
      Po vendosni ligjhin fashist,o lal Eri se cas ne kohen e xhaxhit nuk u bene keto mufka!

      Reply to this comment
  2. Asd June 3, 07:41

    Megjithese une jam kthyer ne Shqiperi prej disa vitesh, paguaj ne itali kosto vjetore fikse rreth 2500 euro ne vit ku perfshihet ngrohja e centralizuar, pastrimi i shkalleve, ndricimi i perbashket dhe fatura e ujit. Nderkohe jane extra shpenzimet e riparimeve, mirembajtjes se kaldaies, oxhakut, ashensoreve, shtrimi, permiresimi dhe mirembajtja e sheshit te garazheve, rregullimi i fasades se pallatit, lyerja me boje, taksa e pleherave e cila ka dy zera; ate te organizimit brenda komunitetit pra brenda pallatit qe ka te beje me mirembajtjen e koshave dhe me pas pagesa komunale etj. Prajtikisht paguaj “qera” edhe pse aoartamentin e kam blere. Kjo e gjitha vazhdon te ndodhe edhe pse nuk jetoj ne itali prej disa vitesh. Ne se nuk paguan, per nje periudhe afersisht 2 vjecare nisin procedurat legale qe perfundojne ne 100% te rasteve me sfrato dhe sequestro. Kete ofron ky lloj administrimi. Nis me 200 leke ne muaj por per 20 vjet do te vijme tek gjendja qe sapo pershkrova.

    Reply to this comment
    • Novruz Taip Vishanji June 3, 18:47

      KUJT I TREGON KETO PERRALLA ASD ?

      Sipas ketij rrefimi qesharak ti paguakerke 208 euro ne muaj si shpenzime kondominiale ne Itali ? Ku jeton ti ore zoteri, ose me mire ku e paske blere kete apartament, ne Parioli te Romes apo tek via Napoleone ne Milano ?

      Se ç’lidhje ka fatura e ujit me shpenzimet kondominiale vetem ti e di, se ne te tjeret, qe jetojme gjithashtu ne ndonje qytet italian, nje gje te tille as e kemi pare e as e kemi degjuar ndonjehere.

      Nga sa shprehesh, me gjithe ato shpenzime per riparimin e godines ku paske blere apartamentin, duhet te kete qene ndonje karakatine e periferive te braktisura, se nuk kane kuptim tjeter gjithe ato palo shpenzimesh qe permend.

      Me sa shoh, me duket se e ke me te degjuar, se çfare jane shpenzimet kondominiale ne sistemincivil ne Itali.

      Nuk kam ndermend te te sqaroj se cilat jane ne baze te Kodit Civil, shpenzimet qe duhet te perballojne bashkesia e kondominuarve, sepse me siguri me pas, do kerkosh te dipllomohesh edhe ne kete fushe, por them mos perhap informacione te kesaj natyre, sepse jo vetem une, por si une edhe qindra mijera shqiptare me banim ne Itali, i njohin deri ne nje cent çdo pagese te bere per Kondominin ku jetojme.

      Pa le pastaj fut ne shpenzimet kondominiale edhe taksat e Bashkise dhe ato te plehrave ?!

      Ne enveroxhizem keto shpenzime ishin falas, apo nuk e di, sepse me siguri do jesh produkt i pas 90-tes.

      Zvooglo ne te ardhme keto lloj pordhash me rigon akoma te pa thare, sepse krijon pershtypjen ne banoret shqiptare te pallateve qe kondomizohen, se çdo shpenzim eshte asgje ne krahasim me ato qe paguakerke ti ne Itali….

      Mos u baj kaq qesharak !

      Reply to this comment
      • Asd June 4, 11:35

        Apartamenti ku un banoj eshte ne provincen e (Mi) dhe eshte blere ne 1998 per 200 milion lireta. Ndertesa eshte ndertuar ne vitin 1964 dhe problemet e mirembajtjes kane qene te vazhdueshme. Ngrohja eshte me kaldaje te centralizuar dhe mundesia per tu shkeputur nga banoret e tjere eshte praktikisht zero, sepse ligji te lejon te shkeputesh nga kaldaja oor nuk mund te shkeputesh nga shpenzimet. Ne administrimin e pallateve ne itali ka nje peshe shume te larte edhe spekullimi. Kur doli ligji i certifikimit te oxhaqeve (canna fumaria) u detyruam nga ligji qe te kryhej inspektim nga specialiste te certifikuar. Paguam 2500 euro per inspektim me telekamer dhe pergjigja ishte qe sikurse e kerkonte ligji duhej vetrifikuar i gjithe oxhaku oer kosto 12.000 euro.Ashensori dhe kaldaia kane nevoje per kontrolle periodike etj etj. Ne mbledhjet condominiale ne gjithe italine ka zenka dhe shpesh sherre te pafundme per mosdakordesi, dhe une habitem qe ju habiteni me mua dhe nuk i ditkeni. Ne kete loje te gjoja mirembajtjes ka spekullime nga ofruesit e sherbimeve, nga administratoret qe korruptohen nga te paret, nga ligjet qe nxjer shteti per kontrollin qe ndertesa te jete ne norme, nga kostot standart dhe taksat e paneshirshme qe aplikohen. Ajo qe une shpjegova per shpenzimet ekstra ka te beje me “spese extraordinarie” qe shpejte do ti mesojne edhe shqiptaret “optimiste”. Nuk jam kunder rregullimit te keti sektori, por e sigurte eshte qe perreth fluturojne ulet shume “skiftere”.

        Reply to this comment
  3. jemin gjana June 3, 08:53

    ky eshte nje qen bir qeni.neser keto plehra do mburren qe hapen kaq e aq vende te reja pune.nuk haapen vendet e punes me parate e pensionistave,or llum.po aata qe nuk kane ashensor,per cfare do paguajne,per pi….en e sateme,mer llum?

    Reply to this comment
    • Qytetar i zakonshem June 3, 15:28

      Ti je ai, Emin Gjana, ish deputet ? Ne se je vertet ti, te te vije turp per kete koment qe ke postuar. Ti nuk meriton te quhesh qytetar me ate fjalor dhe logjike qe shpalos, jo me nje ish funksionar i larte.

      Reply to this comment
  4. katarakti June 3, 20:18

    Kishte ardhur koha qe edhe ne Shqiperi te veprohet si kudo ne bote. Pra te kete nje administrator pallati, qe merr persiper mirembajtjen e tij. Do te jete asambleja e banoreve qe duhet te zgjedhe administratorin. Ne perendim te gjitha shpenzimet, pra 100 perqind, merren persiper me detyrim, nga banoret e pallatit. Veliaj mendon te financoje 50 perqind te punimeve dhe riparimeve. Bravo i qofte. Verej disa ketu, qe jane mesuar te mos paguajne as drita dhe as uje, qe bejne thirrje per revolte dhe kundershtim. Jane keto kafshe qe nuk e lejne Shqiperine te behet shtet.

    Reply to this comment
  5. Aleks June 3, 23:37

    Ai zotria më lart. Asd. E ka shpjeguar qarte se Si fuksonon rregulli I pallatit. Edhe Une kam nje shtepi né Milano. E paguaj shpenzime vjetore 2400 euro né vit. Ku futen. Rroga e njeriut që rri të porta 40 ore né javë. Eshte rroga e administratorit. Futet uji I pishem. Ndricimi I shkalles. Ngrohja që fillon më 15 tetor e fiket né daten 16 né mengjes. Korrja e barit të oborrit. Krasitja e pemeve e rregullimi I luleve. Ndriçimi I oborrit. Nxjerja e plerave e mbeturnave dy here ne javë. Ato duhet të jene të diferencuara. Plastika më vete. Letrat më vete. Shishet më vete mbeturinat ushqimore më vete. Ato që nuk di Ku Ti hedhesh esht kosh kastile. Paguan edhe siguracionin e pallatit. Keto Jane normale. Nese do rregullosh çatine shkallen etj Jane shpenzime plus. Çdo pallat ka nje sahat uji. Dhe ndarja e pageses ndahet sipas frymeve që ka pallati. Né Milano mesatarish uji kushton 90 euro né vit per person. Plus kesaj Jane taksat e bashkise reth 350 euro né vit. Keshtu edhe pse ke shtepine tende. 250 euro né muaj Jane të detyrushme

    Reply to this comment
  6. Brace June 4, 10:53

    Faleminderit Z , Veliaj.

    Administratoret e pallateve jane te nevojshem per tu ardhur ne ndihme qytetareve qe banojne ne pallat.

    Administratoret duhet te afte per menaxhimin e situatave shqetesuese ne pallat.
    sepse ne pallat konstatohen:

    -Ka njeres qe vjedhin energji nga shkalla.
    -per inat te komshiut thesin e mbeturinave e mban ne shkalle, ambient i perbashket,
    -shkundin tapetet ne shkalle.
    -mbajne qen qe leh pa pushim ne pallat.
    -zhurma me trapan. ne cdo kohe.

    Banoret qe jetojne ne pallat duhet ta konsiderine veten , nje ndertese nje familje.

    Cdo Banor ka te drejta dhe deturime te cilat duhet te jene te shkruara dhe afishuara te hyrja e Pallatit.
    dhe zbatimi i tyre te behet me deturim.

    Banoret qe jane pronare te nderteses ose qe jetojne me qera te detyrohen te zbatojne rregulloren e pallatit.

    Reply to this comment
  7. Andoni June 4, 18:08

    Ne pallatin tone as jemi mbledhur ndonjehere per te caktuar administratorin dhe cuditem qe fytyren e tij e pashe ne foton e percjelle. kush e zgjodhi, bashkia, po a eshte edrejte. Si mund te merresh vesh me administratore te tille qw i kane zgjedhur ne bashki, pa mendimin tone, qw te thone ” o paguaj se te prese ujin”, te pres energjine” kur si qytetar kontratat i kam me shtetin. cdo behet ne nje pallat me 10 te pasur dhe ndonje te varfer qw s`perballon nevojat e ushqimit, ku te kerkohet te paguash l5 mije e me shume leke te vjetra ne muaj..Nuk duhet nxituar. . Vendosja e tarifes ne faturen e ujit do krijoje probleme. .Paguan ai qw ka po ai qw nuk ka. Cuditem si nuk u trajtuan nga ndonje gazetar keto probleme. Cdo gje te vendoset me marreveshje, te punohet ne grup, here njeri dhe here tjetri cdo 3 muaj te nderohen ne detyren e administratorit dhe me leket e mbledhura te paguhet ashensori, kur prishet pompa dhe secili hyrjen ta pastroje vete. Keshtu nuk do paguhet nje administrator sa nje rrogw nepunesi kur nuk merr persiper ruajtjen e objekteve nga vjedhjet…I sugjeroj z. Erion, qw ka bere plot pune te mira ne Tirane, te therrasi administratoret e zonave dhe secili ti raportoje per cdo pallat nese zgjedhjet e administratoreve jane bere nga komiuniteti i pallateve apo jane vendosur me miqwsi, me pwlqimin e tyre apo te sipermarresve te pallateve qw kane akoma hyrje pa shiotur . Nese dhe nje i vetem gjendet ne lista i pazgjedhur me zerin e komunitetit, administratori i caktuar te hiqet, te behen zgjedhje dhe te mbahet pergjegjesi nga ADMINISTRATORTET E PAGUAR NGA TAKSAT E QYTETAREVE. .

    Reply to this comment
  8. Ladi March 9, 19:48

    dyqanet cfare tarife kane se nuk kane lidhje me hyrjen e pallatit sa % e pageses

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*