Veliaj prezanton 2 projekte të rëndësishme të mandatit të dytë, Kopshti Zoologjik dhe Piramida

June 27, 2019 01:53

Veliaj prezanton 2 projekte të rëndësishme të mandatit të dytë, Kopshti Zoologjik dhe Piramida

Kryebashkiaku i Tiranës dhe njëherazi kandidati për një mandat të dytë në drejtim të kryeqytetit ishte i ftuar mbrëmjen e së mërkurës në  emisionin “Byro Politike”.

Gjatë bisedës së tij, Veliaj ka prezantuar disa nga punët e mira që presin të ndodhin në Tiranë gjatë 4 viteve të ardhshme, ndër të tjera Kopshti Zoologjik dhe transformimi i Piramidës në qendër të teknologjisë dhe kodimit.

Veliaj theksoi: “Brenda këtij mandati ne do të shohim të gjithë investimin e Piramidës. Nuk ka asnjë dyshim që më shkëlqejnë sytë kur flitet për Piramidën, sepse besoj që ajo ndërtesë përfaqëson dhe është metafora më e bukur e tranzicionit tonë. Pra edhe komunizmin, edhe ndryshimin e sistemit, edhe zaptimin, edhe rrënimin, edhe diskon, edhe NATO-n, edhe panairet, edhe tregtinë, edhe kazino-kapitalizmin, edhe pastaj shkatërrimin e vjedhjes së mermerit, por ka ardhur koha që të përfaqësojë edhe Rilindjen Urbane të Tiranës. Kështu që në njëfarë mënyre e shoh si kulmin e tranzicionit të përkthyer në një ndërtesë. Do fillojmë këtë vit. Do të fillojmë gjithashtu me rekrutimet e rreth 5 mijë nxënësve që do të marrin kurse duke filluar nga 6-18 apo 20 e ca vjeç, kurse të ndryshme kryesisht robotikë, mekantronikë, animacion, kodim, software-design, realitete virtuale. Pra të gjitha aftësimet e asaj që quhet revolucioni i katërt”.

Në lidhje me projektin e Kopshtit Zoologjik, Veliaj theksoi: “Do të bashkojmë kopshtin zoologjik me atë botanik sepse duam që i gjithë ai poli i liqenit. Ne kemi dy hapësira, pra është një hapësira e kopshtit zoologjik, një hapësirë e kopshtit botanik të cilat do lidhen me një tunel nëntokësor dhe praktikisht kemi marrë dy ishuj të gjelbër, pra dy mushkëri të lidhur me bronket në majë, aty ku janë ekstremet e kopshtit botanik e zoologjik për ta kthyer në një hapësirë fantastike dhe besomë, nga arkitektët është sistemuar në një mënyrë të tillë që labirinti të duket sikur bën distanca shumë të gjata, në fakt ti je duke bërë një gjarpërushe në gjithë ekspozitorët e kafshëve dhe në vend që të jenë kafshët e kufizuar, je ti e kufizuar, Pra ti je duke ecur në një labirint, je ti e rrethuar me mbrojtje dhe ndërkohë kafshët duke përfshirë edhe një rrjetë mega të madhe ku edhe zogjtë mund të fluturojnë lirshëm apo edhe konceptet e tjetra janë konceptuar shkëlqyer.Kush ka qenë në kopshtin zooloigj të Kopenhagen, Stokholm e di ekzaktësisht për çfarë flas”.

e.ll./dita

June 27, 2019 01:53
Komento

3 Komente

  1. Lili June 27, 05:33

    Ka gje per hapja e nje fabrike apo dicka per punesim te njerezeve se mbeten me makijazhin e gjerave qe enveri la : lyen veni pak te kuq e hajt se mjafton per albanistanezet eshte filozofia e tyre, e ne t’i palojme paret per veti me punet qe nuk i kemi kryer po ua kemi fakturuar albanistanezeve!

    Reply to this comment
  2. Andon June 27, 10:40

    Sa mire do ishte te zhdukej ajo çiban piramide qe aty dhe te kthehej ne nje hapesire e lulishte të bukur si ka qene dikur.

    Urojme qe nje dite te bukur te vijne në drejtim njerez normalë jo te babezitur, qe Tirana ta kete kete shans

    Reply to this comment
  3. Mark .U.K June 27, 17:13

    Do behesh kryebashkiak po ju dha ajo we u ka lindur nga pensioni I saj.Ajo ju Beri edhe dasmen dy serish.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim