Veliaj prezanton programin me 5 pika në Krrabë

June 6, 2015 16:40

Veliaj prezanton programin me 5 pika në Krrabë

Linjë transporti publik, ndërtimin e ujësjellësit, rikonstruktim të rrugës që lidh autostradën Tiranë-Elbasan me Krrabën dhe rrugëve që lidhin fshatrat, si dhe ndërtimin e një fushe sporti, janë pjesë e programit të kandidatit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, për banorët e Krrabës. Në takimin e zhvilluar sot me banorët e kësaj zone, Veliaj prezantoi programin e detajuar për Krrabën, të cilën e vlerësoi si një kontratë midis tij dhe zgjedhësve që do të hyjë në fuqi më 21 qershor.

“Më mirë të nënshkruajmë një kontratë për gjëra të thjeshta dhe të realizueshme me njerëzit se sa të tregojmë përralla dhe barsaleta. Nuk kemi garë me ta, por kemi garë me faktin se si do e sjellim Bashkinë e re të Tiranës në drejtimin e duhur”, deklaroi Veliaj.

Krahas pikave konkrete për këtë zonë, kandidati i koalicionit të majtë shpalosi zotimet për zhvillimin ekonomisë rurale. Sipas tij, njësia administrative Krrabë ka nevojë për rikonceptim të shpërndarjes gjeografike dhe organizim të tregjeve.

“Do të kemi hapësira ku njerëzit të shesin edhe në vende të caktuara, por edhe në ditë të caktuara, duke i caktuar fshatit rrugë të ndryshme për të shitur në Tiranë për atë fundjavë. Do të përcaktojmë disa tregje të përhershme, që fermerët që vijnë nga zona e Krrabës dhe zona të tjera të kenë mundësi t’i aksesojnë ato”, tha Veliaj.

Pikat e programit për Krrabën:

 

  1. Mbulimi i Krrabës me linja Transporti Publik;
  2. Ujësjellës për fshatrat Mushqeta dhe Skuterrë;
  3. Rikonstruktojmë rrugën që lidh Autostradën Tiranë-Elbasan me Krrabën;
  4. Rikonstruksion i Rrugëve që lidhin fshatrat Mushqeta e Skuterrë me Krrabën;
  5. Ndërtojmë një fushë sporti në Krrabë.
June 6, 2015 16:40
Komento

12 Komente

  1. dario June 6, 17:36

    Reforma territoriale do te jete padyshim e suksesshme, sepse do te integrohen zonat rurale me ato urbane dhe ne drejtim do te jene njerez te afte, qytetare, jo tashme i pari i fshatit, pavaresisht background-it.

    Reply to this comment
    • manjola June 6, 17:46

      Vetem pak kilometra larg Tiranes dhe jane lene si mos me keq zonat rurale, pa asnje investim, duke lene ca kryetar komunash te paafte qe e vetmja gje qe dinin te benin, eshte te vidhnin. Tani qe do te kete nje kryetar bashkie vizionar dhe qe ka menduar gjera konkrete per integrimin e zonave rurale, ka shprese edhe per te ardhmen e Krrabes dhe gjithe rrethinat e tjera.

      Reply to this comment
      • krios June 6, 17:49

        Shyqyr me ne fund nje kandidat me kembe ne toke, qe premton gjera konkrete, te realizueshme, jo premton tramera e gradacela, per nje bote paralele, qe ne kushtet e nevojat e vendit tone, jane te teperta dhe te parealizueshme.
        I urojme suksese Erionit, fillimi i mbare me evidentimin e nevojes, ka bere gjysmen e punes.

        Reply to this comment
    • buffon June 7, 11:40

      Kerraba por edhe zonat e tjera qe i bashkangjiten kryeqytetit si shkak i ndarjes se re territoriale kane nevoje per investime ne menyre qe te afrohen edhe me shume me kryeqytetin. Zhvillimi i infrastruktures eshte nje nga elementet qe lidh keto zona me Tiranen. Gjithashtu tregtimi i produkteve te fermereve transportimi ne kryeqytet eshte nje tjeter element qe lidh Farken me Tiranen.

      Reply to this comment
    • arjanit June 7, 12:34

      me vjen mire qe u kthyen syte nga krrabe.tashme si shume fshatra te tjera te lene ne harrese dhe krrabes me ne fund ju kthye vemendja.fale fushates km0 ,nje praktik e sukseshme ne vendet e origjines,me ne fund do aplikohet dhe ne tirane

      Reply to this comment
    • akran June 7, 12:36

      me ne fund drejtimi i duhur dhe per krraben.me vjen mire per njerzit te cilet e kthejne vemendjen ke fshati dhe me ne fund do arrijne te krijojne nje sinkron barazor mes fsahti5t dhe qytetit.

      Reply to this comment
    • opozita June 7, 12:42

      me 21 qershor i jepet fund ne gjithe shqiperin gjuhes se gjumit dembelizmit dhe personalizimt te xhepave.pra me 21 qershor njerzit do votojne drejtimin e duhur dhe do e gjitha shqiperia do rilin pas vite e vite ikexistence dhe dembelizmi

      Reply to this comment
  2. andrea June 6, 17:37

    ne 21 qershor do votohet per te larguar dembelat nga bashkia e tiranes, per ta rikthyer tiranen ne rrugen e zhvillimit dhe per te pasur nje kryebashkiak qe ka vullnet dhe deshire per pune dhe ai eshte erion veliaj , eshte drejtimi i duhur per tiranen

    Reply to this comment
  3. kida June 6, 17:40

    Puna e mire e bere ne ministrine qe drejtoi vertetojne aftesite menaxhuese e drejtuese te z. Veliaj. ky njeri avash avash po fiton zemeren e te gjithe qytetarve te tiranes. puna ne 18 muaj tregoi qe ky eshte eshte nje admistrator i zoti edhe ka bere gjithmon per njerzit ne nevoj! keto jane nisma jetike qe duheshin bere me kohe dhe se eshte Erioni qe do ti beje tani realitet!
    Erioni eshte alternativa e duhur.

    Reply to this comment
  4. era June 6, 17:44

    Vizioni dhe puna e nisur nuk do te ndalojne, reformat e ndermarra do te vazhdojne dhe se vemendja ndaj punes dhe preokupimi i qeverise eshte i madh. ndihmesa ndaj njerezve ne nevoje dhe per te zgjidhur problemet me jetike vetem Erioni mund ti realizoje, ky eshte drejtimi i duhur!

    Reply to this comment
  5. Mark uk June 6, 18:11

    E more ILIR METEN me vehte ne Krrab,se aty filloj te bahet supermilardier.

    Reply to this comment
  6. Nevila June 6, 20:36

    Veliaj per qytetin qe duam!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*