Veliaj me të rinjtë e FRESSH-it në kampin e Jalës: Projekti i Teatrit të ri u sabotua për 40 ditë

July 30, 2018 12:09

Veliaj me të rinjtë e FRESSH-it në kampin e Jalës: Projekti i Teatrit të ri u sabotua për 40 ditë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi dje pasdite një bashkëbisedim me të rinjtë e FRESSH-it në kampingun e Jalës, ku u dha përgjigje disa pyetjeve me interes rreth projekteve transformuese të Tiranës, si dhe angazhimit të të rinjve në politikë. Duke u ndalur tek çështja e Teatrit Kombëtar, kryebashkiaku siguroi se pavarësisht vonesës së vogël, puna për ndërtimin e tij nuk do të ndalet.

“Në fillim patëm një histeri kolektive, kurse aktorët që punojnë aty ishin të shqetësuar. Presidenti i Republikës bëri një thirrje dhe tha: ‘Kryetari i Bashkisë të gjejë gjuhën me aktorët, që ne të ecim përpara’! Bëmë një takim me aktorët, një me urbanistët, një me arkitektët, një me të gjithë së bashku. U treguam projektin, në fund aktorët u bindën; pra ata që ishin grupi legjitim, që ka vetë interes, u bind. Pasi u bindën aktorët, politika e mbrapshtë, që nuk do që t’i shkojë asgjë mbarë Shqipërisë, tha: ‘Ou, na u prish plani, tani o burra ta marrim vetë kontrollin e kësaj dhe me ç’na ka ngelur nga ata të lodrave, ç’a kemi portale, hajde ta sabotojmë me çdo kusht! Projekti u sabotua vetëm për 40 ditë. Në shtator do të futemi në fazën e tretë, ku politika e mbrapshtë do të mundet sërish me votat që populli shqiptar i ka dhënë Tiranës dhe Shqipërisë për ndryshim”, tha Veliaj.

Ai renditi edhe një sërë nismash të mëparshme, të cilat në fillim hasën rezistencë, por në përfundim rezultuan të suksesshme dhe u vlerësuan. Veliaj theksoi se përkundër shumë politikanëve që me sjelljet e tyre ushqejnë sherrin, detyra jonë është të ushqejmë punën, dashurinë për vendin dhe për njëri-tjetrin. “Filmi është i njëjtë, nuk ndryshon. Fillimisht ka kundërshtim, pastaj shumë energji për të shpjeguar vizionin, përqafim të vizionit nga ata që e kuptojnë se duam të sjellim ndryshim dhe refuzim nga ata që nuk duan të shohin jo vetëm ju një ditë të bardhë, por as vendi, sepse po pati vendi paqe, s’ka punë për ta. Për ata ka punë vetëm nëse vendi ka krizë dhe sherr. Ndaj, ka shumë politikanë që me sjelljet e tyre ushqejnë sherrin, ndërkohë detyra jonë është të ushqejmë punën, dashurinë për vendin dhe për njeri-tjetrin. Kjo është motoja jonë dhe ndaj do fitojmë”, tha ai, teksa shtoi se janë jo të pakta rastet kur partitë politike që nuk duan ndryshimin e marrin vetë pronësinë e protestës.

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Veliaj theksoi se realiteti ndryshohet vetëm duke i prekur gjërat dhe se është puna dhe përpjekja ajo që bën diferencën. Ai tha se pavarësisht detyrave të secilit në FRESSH, në PS, në qeveri, në bashki, misioni është vetëm një: për ta shndërruar Tiranën dhe Shqipërinë një vend dinjitoz evropian. “Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se pavarësisht detyrave tona në FRESSH, në PS, në qeveri, në bashki, misioni është një: Ta bëjmë Tiranën, ta bëjmë Shqipërinë një vend dinjitoz evropian. Suksesi vjen pak a shumë me këtë formulë: Së pari, me dikë që vendos që do bëjë diçka, që do ndryshojë realitetin ku jeton dhe realitetin mund ta ndryshosh duke çuar njeriun në hënë ose duke u bërë këngëtari më i famshëm, ose duke qenë pjesë e një force politike që merr vendimet për ndryshimin e realitetit. E dyta, duhet të punojmë, nuk mjafton vetëm dëshira. Është puna dhe përpjekja ajo që bën diferencën”, deklaroi kreu i Bashkisë.

Kryebashkiaku tha se botën e ndryshojnë vetëm ata që zbresin në arenë dhe se PS do të zbresë në arenë në Tiranë për të fituar dhe për të treguar se çfarë mund të bëjë akoma më shumë se sa është bërë deri më sot. “Botën e ndryshon vetëm kush zbret në arenë, një gladiator që shkon e përleshet, një futbollist që shkon të bëjë gol, një atlet që mundohet të thyejë rekordin, dikush që thotë: Do kandidoj unë për Kryetar Bashkie, për kryeministër, për deputet, për anëtar të Këshillit Bashkiak dhe do marr përsipër ta zgjidh këtë punë për komunitetin, këta njerëz e ndryshojnë botën. Arena mund të jenë zgjedhjet e ardhshme. Do të zbresim në arenë në Tiranë për të fituar dhe për t’ju treguar se çfarë mund të bëjmë edhe më shumë nga çfarë kemi bërë sot”, tha Veliaj.

Kryetari i FRESSH-it, Eljo Hysko deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme vendore sfida nuk është me kundërshtarët politikë, por me vetveten për të pasur një Tiranë akoma edhe më të mirë. “Ne nuk kemi kundërshtarë, ne duhet të tejkalojmë vetveten dhe ato që kemi arritur deri tani. Ata që kemi përballë nuk janë njerëz të cilët munden duke u përballur me fakte me atë çfarë kemi bërë, jo vetëm 4 vite në Tiranë, por edhe 5 vite në qeverisje, por jemi ne të cilët duhet të sfidojmë veten tonë për të pasur një Tiranë akoma edhe më të mire”, deklaroi Hysko.

l.h/ dita

July 30, 2018 12:09
Komento

13 Komente

  1. anticensurë25642654 July 30, 12:38

    fiqisti na është këthyer në hajdut të pronës qytetare!!
    o fiqist,nga ato pika me të cilat hajdut meta kishte arsyetuar mos pranimin e zbatimit të vjedhjes!?
    kishte ndonjë që nuk ishte e drejtë??
    këtë shpjegoju atyre kalamajve që po i partizoni!!
    thuaju se hajdut meta,që e vumë president ne gjasme socialistët,kishte të drejtë në të gjitha pikat,por ne do të bëjmë gjithçka që ti riparojmë!ne do të bëjmë gjithçka që të jemi brënda ligjit!ne do të bëjmë gjithçka që të përfitojë sa më shumë qyteti dhe qytatarët e tiranës!!
    lëri pordhët me ligje të jashtëzakonshme dhe vota parlamenti,lëri pordhët me blerje artistësh dhe me pazarllëqe për amnistim të hajdutit të bllokut!!puno për ata që të kanë zgjedhur dhe për ata që kanë votuar kundër!!puno për interesat e qytatarëve dhe qytetit të tiranës!!
    or dallkauk,shitës fiqsh!!

    Reply to this comment
  2. intelektuali July 30, 12:48

    O mashtruesi gebelsian, Erion Veliaj:

    BETONIZIMI QE PO I BEN TIRANES NUK ESHTE SI SEKSI ME VIRGJERESHAT:

    “Ne fillon kundershton dhe pastaj e pranon me qef dhe deshire”

    Ti do te mbetesh ne histori si Kryebashkiaku qe nuk mbaroi dot nje shkolle ne SHBA, por qe betonizoi Tiranen duke mashtruar me propagande qe edhe Gebelsi i Hitlerit do ta kishte zili.

    KU I GJEN LEKAT PER BETONIN QE PO HEDH PAPAUSHIM NE TIRANE O LALI ERI I EDVIN DROGES?

    sepse:

    Te gjitha ndertimet qe ke bere deri tani me nje mburrje te papare si ato te Realizmit Socialist jane pa tendera publike, pa preventiva, pa llogari fisibiliteti, pa diskutuar me pare me shoqerine civile qe po e perdhunon vazhdimisht me propagande te shfrenuar sikur te kishte shtrire ne krevat nje femer te virgjer qe i thua me zerin e arrogantit:

    “NE FILLIM DO KUNDERSHTOSH, POR PASTAJ DO TE VIJE QEFI DHE DO TE PRANOSH PERDHUNIMIN TIM”

    Po kush ta ka dhene te drejten te prishesh Teatrin e Bosios more PIS enverist? Po a e di qe do te shkosh ne burg per kete perdhunim te felliqur qe po i ben qytetareve te Tiranes? Po as Edi Droga nuk do te shpetoje o perdhunuesi i Tiranes, Erion Veliaj kur do t’i veme koqet e tua ne morsen e Drejtesise Perendimore, o komunist, race e felliqur bolshevike qe e quajte HYLL-in e arkitektures se Bosios, Teatrin e femijerise sone si nje “Dopolavoro fashiste”. Me kete propagande mafioze prishet Stadiumin Kombetar, e ke pare se cfare Kulceder prej Hekuri dhe Betoni ke hedhur si nje MUT tek pjesa me e bukur e Tiranes?

    PO PSE NUK I PRISH EDHE MINISTRITE E DUCES EDHE KRYEMINISTRINE E UNIVERSITETIN E MUSSOLINIT, REKTORATIN DHE KONSERVATORIN?

    ose:

    PSE NUK PRISH TI O ENVERIST I POSHTER PIRAMIDEN FAMEKEQE TE ENVERIT QE I KALL DATEN EDHE FEMIJEVE NE BARKUN E NENES?

    Ashtu si edhe prinderit tuaj qe prishen Kishat dhe Xhamija duke i rafshuar nga faqja e dheut me parrullen: “Feja eshte opium per popullin” tani po prishni cdo gje qe i ka mbetur kujteses sone kombetare, qe te mos mbetet kurgje nga identiteti yne si nje popull me kulture dhe qe Bota te na tregoje si nje fis prej Afrike Zulu me bisht nga prapa qe di te kultivoje vetem kanabis dhe te shperndaje kokaine dhe droge ne BE dhe Bote?

    PO PSE KULLA BETONI SI BUNKERET E ENVERIT DO TE NDERTOSH TI O PIS ENVERIST?

    Qe po perdhunon pa piken e turpit shoqerine civile me nje arrogance mafiozi te papare.

    Provoje ta prishesh Teatrin Kombetar te Bosios po nuk t’i preme koqet si Mehmet Shehu lushnjareve ne Kohen e Qepes te Enverit.

    Reply to this comment
    • Nauni July 30, 19:04

      Zoti Veliaj mos I degjo fare keta qe lehin siqen Te terbuer duke komentur kundra teje.Te marcin tr keqen.

      Reply to this comment
  3. Leo July 30, 12:59

    Idiot legen teatri mos tè prishet tè bohet Museum dhe teatrin e ri ndertoje né nje vend tjeter ja zute frymen tiranes o shkerdhat ndertoni ke bulevardi i ri po’ ju è keni hallin ke toka qe po e grabisni pastaj behet me referendum Jo te vendoset nga ju o hajduta

    Reply to this comment
  4. Nje shqiptar July 30, 15:08

    Projekti i Teatrit Kombetar nuk ka asgje kombetare. Projekti i paraqitur eshte ordiner, eshte nje kuti shkrepse e shtypur e projektuar automatikisht me AUTOKAD qe edhe nje student i vitit te pare te ingjinierise mund te realizoje. I nderuar Veliaj ndertoni me konkurs nje teater qe te kete trashigimine kombetare, me kollonat e harqe, dhe jo vija te drejta, mos humbisni asnje centimeter toke nga rreth 5000 meter qe i takojne teatrit kombetar, ndiqni rregullat dhe ligjet e demokratike te konkurences publike. Vlersoni edhe ngarkimin e trafikut ne qender te Tiranes.

    Reply to this comment
  5. Mark .U.K July 30, 16:18

    Veliaj duhet te falenderoj maman e tij si e pat te madh pp pensionin e kontriboj te bej dasmen me dy seri si ata sheiket e arabis.E shikoni cfar siedh jeta dikur sgites fiqesh,sot i pari i Tiranes.

    Reply to this comment
  6. antiharresa July 30, 17:49

    Ju qenkeni te gjithe shqupsa te qadres mor kamentusa qe keni filluar te njihni teatrin ne vitin 2018.Veliaj nuk merr mend nga partia juaj qe instaloi shkaterrimin e tokes se me ndertime pa leje,qe shkayterroi uzinat fabrikat dhe shkaterroi voten e lire ne 1996.Lali eri nuk ju pjerdg fare ju dhe populli i ndershem do ta votoje masivisht ne 2019.

    Reply to this comment
  7. info analitike July 30, 17:54

    Po i ben kurse si te behen mashtrues e hajdute kur te rriten.

    Reply to this comment
  8. Arben July 30, 19:43

    Jemi popull shume I pasur, vertet per vete nuk bejme

    Pushime, por ama hajdutat e vegjel, nuk I leme pa to.

    Qe te rriten e te na vjedhin sa me mire.

    Reply to this comment
  9. Labi Vlores July 30, 20:08

    Kush e paguan Kete kamping?

    Reply to this comment
  10. Mark U.K July 30, 20:25

    antiharresa:E sigurove nje thes miell.

    Reply to this comment
  11. robi July 31, 11:11

    kujdes ju te Freshit se afer jush ndodhet dhe haremi Veror i Jales ku jane pergaditur dhe trajnuar gjithe sharebajgat e leshelise ,dhe kujdes se mos ju bejne ndenje ftese per ta vizituar dhe per te mare eksperience,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*