Qeveria, 18 milionë USD për të paguar personat me aftësi të kufizuar

December 14, 2013 13:35

Qeveria, 18 milionë USD për të paguar personat me aftësi të kufizuar

Qeveria ka vendosur sot që të alokojë 18 milionë dollarë për të shlyer pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe ndihmën ekonomike. Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Erion Veliaj, tha se ky vendim u bë eficent sot në mbledhjen e Qeverise.

Ne kemi marrë sot një vendim shumë të rëndësishëm në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kemi aprovuar një fond prej 18 milionë dollarësh, 1.8 miliardë lekë, për të kryer të plota të gjitha pagesat për muajin dhjetor, për t’u siguruar që asnjë qytetar shqiptar që është në nevojë, të mos shkojë i pangrenë, i pangopur dhe pa nevojat minimale të jetesës, teksa hyjnë në Vitin e Ri dhe teksa hyjnë në festa.

Ky është një lajm shumë i mirë.

Është një përpjekje kolosale për të gjetur këto fonde. Në momentin kur kemi ardhur në qeveri dhe kemi gjetur 96 % të fondit të shpenzuar për qëllime elektorale. Duke pasur parasysh këtë, na u desh që të merrnim një masë emergjente, siç ishte ajo e Aktit Normativ, për të kaluar këtë buxhet prej 1.8 miliardë lekësh”, tha Veliaj.

Ai theksoi edhe njëherë vështirësitë me të cilat u përball qeveria, për shkak të shpenzimit të fondeve nga qeveria e kaluar dhe abuzimeve të shumta.

Për këtë arsye, Veliaj tha se Ministria ka dërguar për procedim penal qindra persona.

Siç e dini, kemi kaluar një situatë jashtëzakonisht të vështirë për çështjen e pagesave të aftësisë së kufizuar dhe për çështjen e ndihmës ekonomike, një situatë e cila u përshkallëzua në qershor, gjatë muajit të zgjedhjeve.

Siç e dini fare mirë, ritmi i rritjes së numrit të njerëzve që kanë përfituar padrejtësisht nga pagesat për aftësinë e kufizuar dhe pagesat për ndihmën ekonomike është disa herë më i lartë se ritmi i njerëzve që aksidentohen dhe marrin aftësi të kufizuar në Irak dhe në Afganistan.

Kemi filluar një proces shumë të rëndësishëm, i cili ka përparuar me faktin që qindra njerëz, sidomos administratorë socialë, anëtarë të Këshillave të Komunave dhe të Bashkive apo mashtrues ordinerë, siç do t’i quaja, janë sot përpara drejtësisë për abuzimet me këto skema. Aktualisht vetëm në qarkun e Tiranës, në Paskuqan, sapo kemi denoncuar 623 raste, abuzues dhe administratorë që janë përfshirë në këto abuzime. Kemi bërë të njëjtën gjë në Elbasan. Kemi bërë të njëjtën gjë në Fier dhe do të vazhdojmë deri sa të pastrojmë skemën”, tha ai.

Pagesat për muajt e prapambetur do të kryhen në janar. Për shlyerjen e këtyre pagesave, Qeveria ka vendosur të kryejë shkurtime në disa zëra të tjerë, si në shpërblime dhe bonuse që jepen në fundvit, si dhe është kërkuar një kredi e butë.

December 14, 2013 13:35
Komento

11 Komente

  1. Nje njeri December 14, 13:47

    Bravo,Bravo ju lumte se me ne fund po gjenden njerez qe ju dhimbsen njerzit,sidomos ata qe kane probleme.

    Reply to this comment
  2. Gjin Gjadri December 14, 14:12

    Vendimi qeveritar u be “eficient” dhe jo “eficent” se Rama thote gjuha letrare!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
    • rebeli December 14, 14:53

      Meqe zoteria eshte ekspert i gjuhes letrare,a mundet te me thote se çfare eshte kuptimi i kesaj fjale?Une nuk kuptoj asnjeren pandaj po pyes.Mbase nuk eshte shqip se une nuk di gjuhe te huaj.

      Reply to this comment
      • Toni i Madhe... December 14, 18:48

        Ne gjuhen IT “EFFICENT” shkrimi me i sakte !
        qe do thote diçka qe funksionon ne menyre perfekte te mire,
        kurse ne gjuhen letrare shqipe per mendimin tim do shkruhej
        “Efiçente”.Fle gjume o GJIN si BRESHKA N’DIMER!.

        Reply to this comment
  3. helena December 14, 14:27

    Bravo Veliaj. Ky eshte shteti solidar qe votuam

    Reply to this comment
  4. Flog December 14, 14:28

    Hallall ju qofte ju si qeveri.. Kjo po qe eshte nje dite e mire per invalidet

    Reply to this comment
  5. Buda December 14, 14:28

    Epo faleminderit Erion. Faleminderit per gjtihcka po beni per kete shtrese

    Reply to this comment
  6. Eliu December 14, 14:32

    Ky njeri po tregon gjithnje e me shume se sa vlera ka. Po ben me te vertete shume e po rrezaton ngado nga pasioni i tij. A e dini se per here te pare zyrat e mireqenies sociale kane filluar te funksionojne? njerezit po punojne,bashkpunojne,japin ide per gjera te bukura per keta njerez te cilet kane nevoje? Te lumte Erion. 😀

    Reply to this comment
  7. Arber December 14, 15:38

    Po neve qe pas janarit si i bejet qe do na riten taksat sidomos ajo e naftes .rama sikur do ta ulte

    Reply to this comment
  8. Kasapi December 14, 21:16

    Bravo Erion djali,por bej kujdes se mos gelltit ndonje luge ‘corbe’ te prishur nga ajo qe te eshte ofrouar. Megjithse gishtin e ke ngjyer(c’ti besh,zakon i vjeter i yti),bej kujdes mor djale se ‘corba’ qe te kane ofruar te ben te dhjesesh tere jeten….!

    Reply to this comment
  9. genci December 16, 00:54

    Nuk lahet padrejtesia me padrejtesi.Veliaj godet shtresat e mesme për të shlyer pagesat për personat me aftësi të kufizuar ! Ne administrata te gjitheve u hiqet paga e 13. Kjo nuk ishte ne programin e Rilindjes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*