Veliaj: Roli i administratorëve të pallateve i rëndësishëm

July 20, 2016 15:55

Veliaj: Roli i administratorëve të pallateve i rëndësishëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi sot se roli i administrorëve të pallateve është shumë i rëndësishëm.

Gjatë një takimi me administratorët e pallateve, Veliaj theksoi se “këtë vjeshtë do të nisim një proces ku në çdo pallat bashkia do të bëjë njoftimin që të gjithë anëtarët e atij pallati që janë automatikisht anëtarë të asamblesë, do të votojnë kryesinë me 3-5 persona. Kjo kryesi mandatohet nga banorët që të caktojë tarifën që paguan secili banor dhe të intervestojë dhe zgjedh një administrator dhe të lidhë marrëdhënie kontraktuale me të”.

Kryebashkiaku Veliaj tha se “ky proces ka disa të mira. Ne mund ta bëjmë që t’i caktojë bashkia adiminstratorët, por nuk do të ishte demokratike. Është më mirë kur njerëzit t’i zgjedhin dhe intervistojnë kandidatët për administratorë dhe pastaj të marrin në punë atë që u bën ofertën më të mirë dhe më të lirë”.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se bashkia nuk cakton çmime, as tarifa, vetë komuniteti duke zbatuar këtë ligj me këshillimin e stafit të bashkisë i cakton tarifat që të mirëmbahet pallati ku jetojnë.

“Ky proces do zgjasë një vit dhe ne duam që të jetë proces demokratik, në rast se njerëzit nuk merren vesh bashkia do ta caktojë një administratorë nga komunitetit nëse nuk u pëlqen të zgjedhin një tjetër por nuk mund të rrinë pa asnjë administrator”, tha Veliaj.

July 20, 2016 15:55
Komento

1 Koment

  1. Maksi July 20, 16:45

    Ky eshte budall fare. Njerezit nuk mbyllin dot muajin, duhet te paguajne edhe administrator shkalle.
    Kemi punesuar dike qe ben pastrimin e shkalles perdite. Pompen e ujit e riparojme vet kur demtohet. Perse duhet te paguajme edhe administrator? Cna duhet administratori, qe te na beje fresk? Eshte ndryshe ne vendet europiane ku administratori merret me mirembjtjen e kaldajes, gazit, energjise, pastrimin, ashensoret etj. Ne Shqiperi vetem pastrim shkalle kemi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*