Veliaj rrëfen në “FuckUp Nights” dështimin më spektakolar të tij

May 14, 2017 09:02

Veliaj rrëfen në “FuckUp Nights” dështimin më spektakolar të tij

 

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka rrëfyer atë që ai e quajti dështimin më spektakolar të jetës së tij.

Duke u kthyer vite pas kur drejtonte G99, Veliaj kujtoi sesi humbi në zgjedhjet parlamentare dhe nuk arriti të rrëmbente dot mandatin e deputetit në qarkun e Beratit ku dhe kandidonte.

“Ndonjëherë harron që njerëzit që të rrethojnë mund të mos jenë fare shumica ose njerëzit që të të rrethojnë mund të mos jenë detyrimisht ata që të votojnë pavarësisht se u pëlqen ideja që ke. Mbaj mend si menduam të bënim fushatë nga Tropoja në Konispol, kishim vetëm dy makina dhe lëviznim në gjithë Shqipërinë. Dhe pse kishte ndryshuar kodi zgjedhor që të fitoje një mandat në Kukës duhet të kishte 25% të votave. Ne në mënyrë naive vazhdonim me insistim dhe punonim në Kukës sikur do të kishim vetëm aty fitore, por punonim dhe në Gjirokastër. Ishte një rast ku e dreqosëm me shumë sukses, unë humba në Berat me një numër shumë të vogël votash. Mendoj se po të ishim fokusuar vetëm aty do të kishim fituar. Pavarësisht si shkoi historia, si u vodhën votat, si u numëruan ishte një nga gjërat që kam dreqosur më me shumë sukses në jetën time”, tha kryebashkiaku.

Megjithatë nga ky rrëzim, tha Veliaj, nxori shumë mësime dhe mbi të gjitha fitoi bashkëpunëtorë të mirë, me një pjesë prej të cilëve punon edhe sot.

Po mësova disa gjëra. Së pari jo të gjithë ata që të rrethojnë të Deklaratat Veliaj i bëri në aktivitetin “FuckUp Nights”, një lëvizje globale e lindur në vitin 2012 në Meksikë, e cila synon të organizojë netë tematike, ku pjesëmarrësit mund të ndajnë historitë e tyre personale publikisht dhe është një brand i njohur në shumë vende të zhvilluara.

May 14, 2017 09:02
Komento

2 Komente

  1. Epo kjo pune! May 14, 11:03

    nuk ju vjen turp qe i beni serenate nje evenimenti me emer te qelbur… pse jeni bere kaq gojecthurur si media, politike, milet… pale kur flisni per zotra dhe perendira pastaj… ne kohen e xhaxhit, pa kisha e xhamia ishim por respektonim ne publik njeri-tjetrin dhe tregonim pak dinjitet dhe karakter… hiqni mor dore nga keto huazime emrash qe nuk jane tonat, nuk te bejne modern kesi termash.

    Reply to this comment
  2. info analitike May 14, 12:04

    Ky eshte i deri deshtim. Nje mashtrues i lindur. Qekur nuk e zgjodhi njeri e kuptoi se e vetmja rruge per te ngjitur shkallet e politikes ishte servilosja dhe mashtrimi ndaj iu servilos njehere Saliut e pastaj Edit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*