Veliaj: Segmenti Kombinat-Vaqarr do të shpallet zone e re industriale

July 7, 2016 11:21

Veliaj: Segmenti Kombinat-Vaqarr do të shpallet zone e re industriale

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i premtoi banorëve të Kombinatit se segmenti Kombinat-Vaqarr do të shpallet zonë e re industrial, në mënyrë që të shtohet punësimi në këtë zonë.

Veliaj: Ne të fillojmë t’i bëjmë gjerat me sistem për ta transformuar Kombinatin. Propozimi i parë është që ti japim Kombinatit trajtën e një qyteti brenda qytetit. Duam që segmenti Kombinat-Vaqarr të shpallet zona e re industriale. Kemi filluar të inkurajojmë 2-3 kombani që të transferohen në këtë segment. Sidomos për ata që duan të punojnë, me pak zanat ne mund ta bëjmë në këtë zonë të re.

Një propozim tjetër i kryebashkiaku Veliaj është favorizimi me sistemin e taksave për ato biznese që do të transferohen në zonën e Kombinatit.

July 7, 2016 11:21