Veliaj: Sheshi “Skënderbej” për qytetarët, s’do ketë makina. Ujë 24 orë

March 25, 2016 11:50

Veliaj: Sheshi “Skënderbej” për qytetarët, s’do ketë makina. Ujë 24 orë

Katër milionë dollarë do të investohen për zonën e Laprakës. Kryetari I Bashkisë Erion Veliaj në takimin me ndërlidhësit e njësisë 11 informoi se Fondi i Zhvillimit të rajoneve aprovoi fondin duke e quajtur investimin më të madh pas atij të sheshit “Skënderbej”.

Gjithashtu kryebashkiaku Veliaj deklaroi se deri në fund të këtij viti, çdo pallat do të ketë administratorin që do të mbajë kontaktet me ndërlidhësit.

Duke folur për inciativat e tjera në bashki Veliaj tha se shumë nga familjarët kanë nisur të çmontojnë depozitat. Ndërkohë që 2016 do të jetë viti i Kopshteve, ndërsa 2017 viti i shkollave.

Ai ka folur edhe për sheshin “Skënderbej”, ku tha se do të mbillen 5 mije pemë dhe se do të ndalohet lëvizja e makinave, pasi ky shesh do ti kthehet qytetarëve./E.T

March 25, 2016 11:50
Komento

2 Komente

  1. Jani kosta March 25, 14:16

    Me me interes per ne :1- Uje i vezhdushem pa depozita.
    2- ADMINISTATOR pallati

    Reply to this comment
  2. info analitike March 25, 18:38

    Nga keto fjalimet e “maestros” eshte frymezuar edhe kjo keshilltarja qe keput kesisoj brockullash, kampione budallalleku:http://sot.com.al/politike/harrojeni-jolez%C3%ABn-d%C3%ABgjoni-k%C3%ABshilltaren-e-veliajt-tarracat-me-lule-reduktojn%C3%AB-p%C3%ABrmbytjet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim