Veliaj shigjeton Metën për Teatrin dhe kërkon të “ndeshet” me Bashën

August 1, 2018 19:47

Veliaj shigjeton Metën për Teatrin dhe kërkon të “ndeshet” me Bashën

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka sulmuar presidentin Ilir Meta për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në një intervistë për Vizion Plus, Erion Veliaj, thotë se argumentet e kreut të shtetit për kthimin e ligjit në parlament janë të njëjtat me ato të Partisë Demokratike, duke lënë kështu të nënkuptohet se Ilir Meta është bërë palë me opozitën.

Veliaj tha se Bashkia e Tiranës dhe qeveria, duke ndjekur thirrjen e Presidentit Meta, zhvilluan disa dëgjesa me artistët dhe arkitektët.

“Së pari, argumentet e presidentit janë kopje e argumenteve të PD. I kam parë të dyja letrat, edhe atë të Komisionit që drejtohet nga PD në Parlament, edhe të zonjës që drejton komisionin e Kulturës, edhe zotrisë që drejton komisionin e Integrimit. Në gjuhën e kompjuterit quhet copy-paste, pra ta marrësh tekstin nga diku e ta ngjisësh diku tjetër. Për këtë arsye m’u duk e pandershme që m’u kërkua të negocioj me aktorët, se po të më thoshin negocio me krerët e opozitës, do ishte më e ndershme”, tha Veliaj.

Veliaj nënvizoi se politika që pengoi edhe këndin e lojërave duke nxjerrë Bujar Nishanin aty, po bën të njëjtën gjë tani me presidentin e radhës. “Politika që pengoi edhe këndin e lojërave, nxori Bujar Nishanin aty, po bën të njëjtën gjë tani me presidentin e radhës. Po mundohet të përdorë çdo mjet të partiçkave që po vjen e reduktohen dhe në pamundësi për të pasur kandidatë për zgjedhjet e ardhshme dhe në pamundësi për të pasur ide për zgjedhjet e ardhshme, po importojnë kryetarë bashkish nga qytetet e tjera, siç importonin protestues për lodrat”, theksoi Veliaj.

Ai është i bindur për kandidimin sërish në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe pret vetëm zyrtarizimin.

Kur vjen fjala për atë që do të ketë përballë në betejën e 2019-ës për kryeqytetin Erjon Veliaj ka një preferencë: Lulzim Bashën.

“Unë nuk kam frikë asnjë nga PD. Kjo për ne nuk është fushatë frike, por fushatë shprese. Duhet të jetë frikë për ata. Dhe mes frikës dhe shpresës, se ka njerëz që bëjnë fushatë frike, unë besoj tek një fushatë shprese. Në vitin 2015 fituam në një fushatë shprese, dhe u munduam që ta materializonim atë në projekte konkrete për Tiranën. Dhe sot Tirana është më e mirë nga ajo që ishte dje. Mjafton të shohësh vlerësimin e të huajve, turizmin që është shtuar, çmimet që jepen ndërkombëtarisht nga ata që dinë të vlerësojnë punën e qyteteve, Tirana sot është më e mirë.

Kështu që, kushdo të jetë, ideale do të ishte që të qe Luli vetë, t’i dalë zot partisë. Ka kaq kohë që i shmanget çdo beteje. Edhe atë betejë që Edi Rama e fitoi me ato 10 vota, u desh t’ia fitonte “babai i tij politik”, t’ia vidhte, si një prind që i merr lodrën një fëmije tjetër për t’ia dhënë fëmijës së tij. Kështu që as atë lodër nuk e fitoi. Dhe mirë do ishte që të ishte ai, dhe të kishte një ballafaqim mes gjumit dhe punës. Por për sa kohë që gjumi do të ketë përfaqësuesin e gjumit nuk ka rëndësi fare emri, përsa kohë vjen nga partia e gjumit. Nëse doni të shikoni sesi një parti mund të menaxhojë qytetin, shikoni si menaxhon parkingun e vet, dhe mjafton të shikoni sesi nuk kalon dot trotuarin para SHQUP-it, se janë makinat radhë, për të kuptuar se ata nuk disiplinojnë dot trafikun. Nëse nuk menaxhojnë dot parkimin te selia e tyre, si mund t’ia bëjnë gjithë trafikun e kryeqytetit. Në këtë sens kushdo që të jenë përballë, fushata ime, është fushate shprese. Fushata e gjumit do përfaqësues me pizhame”, tha Veliaj.

a.s/dita

August 1, 2018 19:47
Komento

9 Komente

  1. Lili August 1, 19:58

    Sigurisht se argumentet juridike jane te njetet o idiot i albanistanit,se ligji ose shkelet ose nuk shkelet,po nuk dredhet siç po mundoheni me e dredh per interesat e juaja.
    Ligji apostafat per nje krim historik,per nje krim kunder trashegimise,kultures tone,qofte kjo kultura e kohes komuniste eshte nje skandal qe vetem shpellaret ,jote qyteteruar, munden me ba kunder Tiranes edhe historise se qendres se Tiranes.
    Eshte nje aventure qe do te ju dergoje neser ne burg,per korruption de paster.po shqiperise do i kushtoje ma shume se nje humbje hapesire,do i kushtoje refuzimin e evropes…per interesat e juaja te ngushta e kriminale se ku i merr Fusha shpk paret per me investuar n’ato kulla,keni pyetur pak per pastertine e atyre pareve apo e dini fort mire se jane paret e droges qe doni t’i pastroni?

    Reply to this comment
    • korçari August 2, 09:15

      O Lili tani u bere dhe arkeologe dhe historiane dhe tregon injorancen tende ne ato dy fjale qe ke shkruar dhe vetem mos kesh sy ,mos kesh veshe,te mohosh punet e mira te bera ne Tirane po keshtu eshte kur te kane hedhur trute e gomarit dhe te shpellarit flet perçart qe ne mengjez,mbase te ben mire te marresh pek reze dielli qe te ulesh me kembe ne toke dhe jo ne shpelle.Prit deri ne zgjedhje dhe aty do te shndrohesh ne memece.

      Reply to this comment
  2. Endri August 1, 21:18

    Edhe te huajt e duan me shume Shqiperine se keta barbare.

    Para ca ditesh gazeta Dita kishte nje artikull mbi nje Angleze qe kishte bere tatuazh afreskun e Vlores.
    Po kjo Angleze ka nje blog ku shkruan per Shqiperine dhe ne nje artikull titulluar “Perse E Kam Per Zemer Vendin Tim Mikeprites, Me Teper Se Ate Te Vendlindjes Time?” shkruan:

    Disa njerez me kane pyetur se perse jam perzier ne protestat ketu dhe pse kam ngritur zerin ne fushatat e mia per disa ceshtje te caktuara? Pergjigjja nuk eshte sepse une mendoj se di me shume, as sepse dua te sjell idete e mia moderne
    evropiano-perendimore ne “ te shkreten Shqiperi plake”, por sepse nuk desheroj ta
    shoh nje vend qe e dua te shese veten per nje cope buke, e as ta shoh te bjere ne
    gabimet qe kam pare te behen tjeterkund.
    Per kete arsye protestoj kur qeveria kerkon te shkaterroje nje ndertese te shquar e me
    rendesi historike

    Artikulli eshte ketu:
    http://thebalkanista.com/2018/07/27/perse-e-kam-per-zemer-vendin-tim-mikeprites-me-teper-se-ate-te-vendlindjes-time/

    Edhe te huajt qe s’i lidh asgje me historine e atij teatri, e kuptojne vleren historike te asaj godine. Vetem mbetjet osmane qe prishin kinostudio e teatro per te ndertuar xhami, jo.

    Reply to this comment
  3. MH August 1, 22:08

    lili pili!
    Per c’kulture e ke fjalen.Per kulturen e kohe se komunizmit.
    Shqiperia edhe cdo shqiptare duhet ti ngrje kapeln dhe te nderoj fort kohen e ne vecanti kulturen qe arriti ne kohen e komunizmit,pse jo vete autorit Enver Hoxha.Shkollat deri me universitete,arti i shume gjinive vlersoheshin edhe nga perendimi.Ansambli i kengeve e valleve fitoi gjerdanin e art ne Dizhon te Frances.Kjo besoj qe tregon kulture.Cfare kulturet ishte koha e merhumit satrap Zog.Cfare bahet sot ngritja kulturore e popullit.Me blerje diplomash,me vjedhje,krime,korrupsion e prostitucion.Kulture ku behet biznes ne drejtesi e Vettingu po ia nxjerr bojen te kulturuemve jurista,gjyqtare e prokurore.Prit prit se do filloje edhe njehesimi mbi te kulturuarit politikan e qeveritare e ish qeveritare.Te cilet as nuk duan te dijne per kulturen e autoritetin e vetvetes para korrupsioni.Ndaj ai njeri qe e mendon veten te denje ne shoqeri si edhe per jeten qe nuk don ta vlersoj si mushka asht i imponuem te ngrej kapelen ne shenje nderimi e falnderimit kohes se komunizmit qe e ngriti njeriun nga zhele,zhele zhelan pa dije e pa shkollim deri ne nivel kulturore e dije bashkohor boterore.

    Reply to this comment
  4. Ilo August 1, 22:16

    Nuk e kuptoni?,
    Veliaj bertet: Perse nuk na lini te vjedhim!

    Reply to this comment
  5. Lili August 2, 09:01

    Mh,ate to te them edhe une,ajo qe u ngrit me mund e me djerse te popullit,ajo qe ishte cka kishim ma te bukur n’ate kohe,shpresa per perparim e andra per zhvillim, si ne kohen e komunizmit se teatri ma shume sherbej n’ate kohe se ne kohen e mbretrise,ato gezime qe i tha popullit kjo godine nuk mundet me u shkateruar nga nje bande grabitcare,vetem per interesa te ngushta sepse eshte masaker kunder kultures,

    Reply to this comment
  6. Lili August 2, 09:05

    Normal qe do lulin ky,bashkpunetorin e tyre ne vjedhje e krime,siçe deshmon pallati e Vlores e pallatet ne Tirane,
    Pakti i horrave qe nuk jane shprese per ne,
    Shpresa e tyre eshte te ju japin pushtetin qe te vjedhin edhe ma shume per nje mandat tjeter.
    Po shpresa me vjedh ma shume ,kete kerkojne..

    Reply to this comment
  7. MH August 2, 11:22

    Lili
    Nji gja duhet ta kesh ne vemendje.
    Evolucioni asht rruga nga ku perparon njerezia.Historikisht ekziston evolucioni ku mbi germallat e vjetra ndertohet e reja.Ku mbi germallat e kultures pellazgjike u ndertue kultura greko-romake.Nuk mund te dilet jasht rregullit e normave te shoqeris te ngeluna ne historin e botes.Detyrohemi te jemi ne vazhden e saj(historise).Mbi germallen e keti teatrit do ngerihet nji i ri qe perfshine komoditet,art e qyteterim te nivelit bashkohore.Ndersa i vjetri do mbetet dokument me te gjitha permasat e te dhenat bashke me kontributin qe dha per mbi 70 e kusur vitesh ne HISTORI.

    Reply to this comment
  8. lili August 2, 13:31

    Sapo pash nje reportazh ne arte mbi sidneyn e vjeter,qe e kane ruajtur edhe luftuan me ruajte sa ma shume ashtu si ishte.
    Te gjithe debila apo jo keto njerezit e sidney-se,apo jo sipas kritereve te korcarit mh and erionit…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*