Veliaj: Ndërtimi i Unazës së Vogël është zgjidhja e duhur

April 8, 2016 18:10

Veliaj:  Ndërtimi i Unazës së Vogël është zgjidhja e duhur

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se ndërtimi i Unazës së Vogël ishte zgjidhja e duhur, për ta kthyer sheshin “Skënderbej” në pedonale.

Gjatë fjalës së tij, në dëgjesën e organizuar për planin vendor të Tiranës, Veliaj iu përgjigj kritikëve për trafikun në Tiranë, duke thënë: “Ka shumë njerëz që thonë na çmendi trafiku, duke harruar se janë vetë trafiku”.

Sipas Veliajt, eksperimentet e bëra me organizimin e ditëve pa makina, treguan se asnjë tragjedi nuk ndodhi në Tiranë, pavarësisht se makinat nuk kaluan në sheshin “Skënderbej”.

“Bëhet fjalë për të vendosur një bllok dhe për të siguruar që një hapësirë publike t’i kthehet Tiranës. Kemi bërë disa eksperimente që në fakt kanë funksionuar perfekt. Tragjedia nuk ndodhi, njerëzit shkuan në destinacion”- deklaroi Veliaj.

Ndër të tjera kryebashkiaku theksoi se Bashkia e Tiranës është e angazhuar veçanërisht për çështjen e gjelbërimit.

April 8, 2016 18:10
Komento

3 Komente

  1. info analitike April 8, 19:17

    Erionke bre! Di gje ti per keta arkitektet qe kane realizuar projektin e qendres se Tiranes, miq te Rames, te hetuar per korrupsion pikerisht per aferat me Ramen
    http://www.lapsi.al/lajme/2016/04/07/sheshi-sk%C3%ABnderbej-rikthehet-projekti-i-arkitektit-t%C3%AB-hetuar-p%C3%ABr-korrupsion#.VwfnMU-LTIU

    Reply to this comment
  2. mbaresi April 8, 22:29

    erjon, e stafit,po ate me te keqe e ben ndotja e naftes jashte standartit e makinave qe kolaudimi po ju mer jeten femijeve te tyre nga parate qe marrin ,e keto makina nxjerri shtellunga tymi, si fabrikat e vjetra te kohes se komunizmit dhe te gjithe e thithin, qe nga foshnjat e deri te pleqte.
    ceku dilnin ata te matjeve te mjedisit e shendetit publik

    Reply to this comment
  3. Asnjeansi April 9, 14:57

    Infoanalileshi , eshte e njohur nga gjithe shkrimet e tua , urrejtja pathollogjike qe ke per Erion Veliajn ti dhe zagaret berishiane , si puna jote . Megjithate , kjo nuk e ka penguar kete djale trim e puntor plot pasion , te realizoje , ne 8 muaj , aq pune e vepra , sa , paraardhesit te tij , qe nuk ndroi as nje llambe te djegur ne rruget e Tiranes , do t’i duheshin te pakten 80 vjet . Ty dhe qelbesirat e rrugaçet e PD-se , qe mundoheni te shpifni , te dekurajoni , te shkaterroni ato qe ai po ben , duke sulmuar me huligane te marre me qira nga Bathorja , Kamza e Paskuqani , ju sfidoi ai djale puntor , qe i ka munguar Tiranes e bashkise se saj , ju sfidoi , pra , me pune dhe vetem me pune e vepra te perditeshme . Ju terboi te gjitheve , ju diskreditoi e ju turperoi , vetem me pune e vepra . Plaset nga inati dhe zilia , qe kryetari juaj manekin e jashteqitje e Berishes , Lul Basha , nuk vlen as sa maja e veshit e Erion Velise . Po ti , infoanalileshi , ku do t’i futesh tani gjithe ato komente plot helm e vrer qe ke derdhur kunder Erionit , perballe puneve te tij dhe sfidave po ju ben ? Po t’a them une : Futi ne by..e .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*