Veliaj: Sjellja e turpshme e PD, sulmojnë projektet më të bukura të Tiranës

June 19, 2018 12:30

Veliaj: Sjellja e turpshme e PD, sulmojnë projektet më të bukura të Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim ka sqaruar se ai ishte i ftuar për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Kulturës, për të sqaruar projektin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

Duke komentuar sjelljen e deputetëve të PD-së në këtë komision, ai tha se megjithëse ishte ftuar të ishte i pranishëm, opozita u përpoq t’i ngrinte një kurth për të shprehur mllefin ndaj suksesit të negociatave dhe diskutimeve me artistët dhe arkitektët për projektin e Teatrit të ri Kombëtar.

“Që në fillim e kuptova që ky ishte një kurth dhe kjo nuk ishte një seancë për t’u dëgjuar. E pashë që aty mungonin aktorët, përveç një personazhi që përfaqëson një nga sindikatat dhe që sigurisht aspiron të jetë drejtor i Kulturës së PD. S’ka asnjë problem, të gjithë njerëzit kanë aspirata dhe janë të ligjshme ama të reduktosh gjithë betejën e sinqertë të aktorëve për të kuptuar, për t’u njohur, informuar, për të parë projektin, për të filluar një negociatë! Reagimi i sotëm ishte një reagim mllefi ndaj ekspertëve. Kur panë që dje aktorët i braktisën, sigurisht që i kapi trishtimi. Sepse kuptuan që edhe kjo histori do ketë fatin e këndit të lojërave”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i sigurt se edhe projekti i Teatrit të ri Kombëtar do të ketë njëjtin sukses siç kanë patur edhe të gjitha ato projekte të tjera që janë sulmuar fortë nga PD-ja.

“Unë besoj se teatri do të ketë të njëjtin fat siç kanë pasur projektet madhore në Tiranë. Një gjë që gjenerata jonë nuk duhet t’i falë vetes është të akuzohemi për harresë dhe unë sot jam këtu për kujtesë. I patë këta personazhe? Me patllake në xhep, te këndi i lojërave të fëmijëve. Kjo është një gjë që mund të verifikohet, shkoni te këndi i lojërave sot, aty I kemi edhe Aldon me kalamajtë, të gjithë deputetë e tyre, edhe Strazimirin, edhe Noka kur nuk është në kamera atje i çon fëmijët.

Pyetja është: A nuk e kemi parë ne këtë film më parë, që këta i sulen të gjithë atyre që kanë një projekt të mirë për Tiranë. A nuk e kemi parë ne këtë film që sa herë që Tiranën e drejton PS ka progres. Provat dëshmojnë që ka vetëm një fuqi progresiste për Tiranën, unë e pashë të njëjtin film jo vetëm te këndi i lojërave ku Bujar Nishani do hyjë në histori si i vetmi president që protestoi këndin e lojërave. A ka mundësi të të japë Zoti shansin të jesh i pari i vendit tënd dhe të mbahesh mend vetëm për skandal?! Si ka mundësi: Të njëjtën gjë e pashë tek Pazari I Ri. A nuk ju kujtohen Këshilli Bashkiak. Gjithë PD te Pazari i Ri, të mbrojmë trashëgiminë, shiheni sot! Mbrëmë isha me disa aktorë, ishin të gjithë PD aty për darkë. A e kuptoni që këta janë thjesht aktorë dështakë?! Janë aktorë të mbetur në tentativë”, shtoi Veliaj.

Ai falenderoi aktorët që janë distancuar nga ndikimet politike dhe janë kthyer te racionaliteti i diskutimeve mbi këtë çështje.

“Unë i kam takuar të gjithë aktorët. Nëse nuk i kam takuar të gjithë, kam kontaktuar me të gjithë. Më rezulton se shumica e grupeve të interesit, aktorët, artistët, arkitektët dhe spektatorët e duan të renë. Ndaj ne duhet të përgatitemi për të renë. Ndaj u jam mirënjohës të gjithë artistëve që e duan të renë. Jam optimist se shumica dërmuese do progres dhe duan të renë, ky qytet do të eci përpara, aktorët të parët”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj sqaroi se është i hapur për të diskutuar dhe negociuar me grupet e interesit dhe të gjejnë zgjidhjen më të mirë për teatrin.

“Sot nuk ka rëndësi nëse jeni me PD apo me PS-në, ajo që kanë rëndësi është të shohin sa progres kemi bërë me Tiranën. Shikoni stadiumin. Shumica dërrmuese e artistëve dhe aktorëve duan progres. Unë jam gati që të negociojmë dhe të marrim produktin më të mirë, të jemi të gjithë bashkë dhe të marrim produktin më të mirë. Të ndërtojmë teatrin e ri aty ku është”, u shpreh Veliaj.

June 19, 2018 12:30
Komento

9 Komente

  1. intelektuali June 19, 12:59

    PROGRESI I NJE QYTETI NUK BEHET ME KULLA BETONI SI PERBINDESHA TE HAJNISE ENVERISTE

    Erion Veliaj, nje demagog dhe rufjan politik qe po shkaterron historine e Tiranes si nje Terminator enverist i pacipe, hedh ne media vetem llogje dhe perdor objekte qe i ka ndertuar si “frengu pulen” pa i dhene llogari askujt si i ka shpenzuar fondet publike, ky genjeshtar dhe vegel qoore e Edi Rames le te shkoje tek shkolla Partizani qe te shikoje me syte e tij si babezia e pushtetit mafioz e ka transformuar qendren e Kryeqytetit tone si nje lagje bythzinjsh prej Afrike ZULU, prandaj demagogu gebelsian Erion Veliaj le te heshti per Kendin e tij te Lojrave te Lana dhe tek Shen Prokopi qe ka bere me lekat e taksapaguesave si edhe kozmetiken palo gje te Pazari i Tiranes pa i dhene llogari askujt se si i ka shpenzuar fondet publike, por te shikoje kulcedrat e tij prej betoni qe e kane bere Tiranen nje qytet krejt te pabanuar qe mund te krahasahohet me Kandaharin e Afganistanit, por kursesi me qytetet mesdhetare te cilat ruajne me fanatizem trashegiminen e tyre historike dhe kulturore.

    PO PSE ME MASHTRUESA “VIDH DHE NDERTO” SI ERION VELIAJ DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Reply to this comment
    • Sallakja June 19, 13:31

      Intelektual …..Di s’ta minghia.
      UE eshte me keq se Erjoni i fiqve.
      UE eshte si carku i minjve, apo si martesa,
      ata qe jane brenda duan te dalin e ata qe jane jashte duan te hyjne.

      Reply to this comment
    • nje banor i Tiranes June 19, 14:23

      Injorantit te vetequajtur intelektual . Ti je sinonimi i vertete i poshtersise , i maskarallekut , i goje pisit e i mendje qelburit . Po si , more zagar i peshtire , akuzon Erion Veliun per vjedhje pa i dhene llogari askujt per fondet publike ? Po bashkia , more qen e bir qeni , ka nje keshill bashkiak qe miraton fonde per ndertime e shpenzime , ku jep llogari kryetari i bashkise ; Shqiperia ka nje kontroll te larte te shtetit fare te pa anshem , me kryetar te emeruar nga Berisha , qe kontrollon fatin e investimeve ne gjithe vendin e jo me per bashkine eTiranes , qe e ka vetem 500 meter larg . Ti i quan fasada ndryshimet rrenjesore qe ka pesuar Tirana ne 3 vjetet e fundit ? Ti quan fasade punen kolosale ne sheshin “Skenderbej” , pazarin e ri ku binte ere fekale , kendin e lodrave te femijeve tek liqeni dhe ne çdo lagje te Tiranes , amfiteatrin modern , po tek liqeni qe u inaugurua se fundmi , rruge e rrugica dhe terene sportive te shumta tek liqeni (fusha minicalcio , basketbolli e volejbolli) , ku kalojne kohen e lire aktive , mijra qytetare te çdo grup -moshe . Ti quan fasada dhjetra shkolla (shif shkollen “Kosova” prane liceut) , shif liceun artistik , kopshte , çerdhe qe u ndertuan e u riparuan si kurre me pare ? Ti quan fasada ngritjen ne çdo lagje te komplekseve fruta-zarzavate , qe dikur tregetoheshin ne rruge , ti quan fasade permiresimin rrenjesor te rregullit , pastertise dhe mirembajtjes ne gjithe kryeqytatin , ti quan fasade ndertimin e bulevardit te ri , ndertimin e rrugeve per bicikleta kudo neper Tirane ? ….Nuk mund te numurohen ne nje koment , as ne nje artikull , ndoshta as ne nje liber te tere , punet e medha qe ka bere e vazhdon te beje Erion Veliu . Tirana eshte shndruar ne nje qytet te lakmuar nga te huajt , qe vendosin te jetojne pergjithmone ne kryeqytetin tone , pa numuruan qindra e mijera turiste nga e gjithe bota , deri nga Azia e larget qe vizitojne ne te gjitha stinet Tiranen , si kurre me pare .
      Sa per kullat , more qenef i felliqur , asnje kulle nuk eshte ndertuar me lejen e Erion Velise , qe i ka gjetur kullat , kur u be kryetar bashkie . Po edhe ne u befshin kulla ne te ardhmen , ku eshte e keqia ? Kam qene ne Amsterdam vitin e kaluar dhe i gjithe qyteti , eshte ndertuar me kulla e grataciela moderne , sidomos qendra e Amsterdamit , po Newy Yorku , po Shangai , po Hong Kongu , po Uashingtoni , po qindra qytete te tjera te botes plot me grataciela ? Ti , more miu i gjirizeve , qe , me shkrimet e qelbesirlleqet e tua shperndan vetem pesimizem e katastrofizem ….ty vetem vdekja te vjen hakut .

      Reply to this comment
  2. Fidel Kastro June 19, 20:34

    O banor i Tiranes , intelektuali ka te drejte . Erion Veliaj eshte nje batakçi ordiner i paskrupullt, i pabese , mashtrues e hipokrit ne shkallen me te larte . As kuqet e as zverdhet , genjen e genjen , mashtron e vetem mashtron. Po ju jap disa fakte.
    1.- U rrit bileta autobuzit urban, nga 300 ne 400 leke , po ai çfare tha: NUK ASHTE RRIT BILETA ASHT INDEKSU!!!!
    2.- U shkulen pemet tek liqeni, çfare tha: NUK PO I SHKULIM PEMET , PO I ZHVENDOSIM!!!
    3.- E akuzojne aktoret se token perreth teatrit po ja dhuron nje biznesmeni , po ai çfare thot: NUK PO I DHUROJME TOKE , PO JA JAPIM NE PERDORIM. Me shejtan budalla as kam pare e as degjuar, e rrotullon e perdredh fjalen , ashtu si ato putanat , qe nuk kane as turp e as moral. Mjafton kaq dhe sadopak inteligjence te kesh e kupton se cili eshte lali dhjeri, por veçse te pranosh kete duhet te mos jesh nga ata qe rrojne me therrimet e tij.

    Reply to this comment
    • nje banor i Tiranes June 20, 12:06

      Ku banon ti more idiot qe na ve edhe emrin e Fidel Kastros ? Biletat e urbanit ne Tirane , u rriten 10 lek sepse kompanite e trasportit po falimentonin , se nuk kishte asnje lloj rregulli , se shpejtesia e autobuzeve ishte baras me te breshkes , se nuk kishte asnje shenje stacioni urban neper rruge , ndersa tani kemi stacione te mbuluar , me stola per t’u ulur , kemi nje permiresim rrenjesor te trasportit publik ne Tirane . Cilat peme u shkulen tek liqeni , more genjeshtar e hipokrit pd-ist ? Jo vetem nuk u shkulen peme , por kendi lojnave u be ambient evropian , ku nenat e gjyshet , urojne Erionin , pemet u ruajten me fanatizem dhe Erion Veliaj e bashkia , kete pranvere mbollen nje milion e peseqind mije peme te reja , kushdo qe shkon nga liqeni , gjen nje ambient te rralle , edhe ne rang evropian . Ti Fidel , shkruan nga ndonje fshat i humbur i veriut te Shqiperise , qe Tiranen e shikon vetem ne Televizor . Ne legjislaturen e dyte te Erion Velise , Tirana do te shndrohet ne qytetin me te bukur , me bashkekohor e me te lakmuar ne gjithe Ballkanin .
      “E akuzojne aktoret , se po ia dhuron token biznesit…”
      Nuk e akuzojne aktoret , te cilet shumica jane per prishjen e barakes teater , por e akuzon lobi PD-ist i aktoreve , si puna jote , qe je rreshtuar ne anen me te gabuar te politikes . Bisnesi , do te marre ate qe i takon , pasi badiava nuk te ben njeri teater , kur nuk ke para’ t’a besh vete . Te shash , denigrosh e ofendosh Erionin , me pare duhesh vizituar tek psikiatri , je apo nuk je ne rregull nga trute e kokes . E provuam liderin e opozites , qe , per 4 vjet , nuk ndroi nje llambe te djegur ne Tirane , ne lagjen time , shtylla filloi te ndriçoje , pas kater vjetesh erresire , pese dite pas fillimit te Erionit si kryetar bashkie . Ndersa oren e madhe te kryeqytetit , qe Lul Basha e kishte karshi zyres se Kryetarit , te prishur e morri , te prishur e dorzoi tek Erion Veliaj dhe pas vetem nje jave , ora filloi te punoje e vazhdon akoma e sot . Zhdukuni nga faqia e dheut ju te PD-se , se nuk jini per pune , por vetem per sherre e shkaterrime , mbylleni gryken .

      Reply to this comment
      • Fidel Kastro June 20, 13:01

        Une o banor i Tiranes , kam respekt per çdo mendim ndryshe , kjo eshte fitorja me e madhe e popullit tone, fale demokracise, qe nuk eshte ku duhet , kuptohet me mjaft probleme. Nga ana tjeter te siguroj se nuk jam Pd-ist dhe nuk jam nga veriu i Shqiperise , po bash ne qendren e Shqiperise , ne qytetin e dijes e kultures ELBASAN. Megjithate une respektoj e dua çdo shqiptare te ndershem pamvaresisht se ku jeton , e ndoshta dhe ne ate fshatin e humbur qe permendi. Me beso dhe nje gje tjeter ; Une kam lindur e jetoj ne Elbasan por jeta me ka detyruar te punoj me shume neper fshatra te Elbasanit dhe te siguroj ty se; Ata fshatare te ndershem e puntor , te pashkolluar ndoshta vlejne me shume se ata qe e mbajne vehten per intelektual. Shqiperine po e shkaterrojne , rjepin , denigrojne te ashtequajturit intelektuale partiake qe kane ne mendje e zemer mesimet e partise e xhaxhit Enver , qe nga Sali Katovica e deri tek Rame Timoni. Besoj se isha i kjarte.

        Reply to this comment
  3. Lexuesi i durueshem June 19, 21:00

    @nje banor i Tiranes!
    Faleminderit, i nderuar banor i Tiranes!
    Ju nuk keni shprehur vetem mendimin tuaj ne kete koment, por edhe te te gjithe publikut punedashes – banore te Tiranes, te Vores, Paskuqanit, ta Saukut, Farkes, Kerrabes, Dajtit, Selites dhe me tej, ne tere Shqiperine.
    Njerezit e regresit, si puna e ketij mender intelektqenefi, do te mbrojne rracen e tyre dhe misoni, qe ata kane, eshte te nxijne, te mohojne, te shpifin, ndaj kundershtarit politik.
    Ky mavria, qe e ndyn fjalen ”intelektual” ne cdo rast, eshte pjese integrale e vargut te horrave, ne mos eshte nje nga kreret e tij.
    Nuk ia vlen, te merresh me keta idiote! Keta nuk e duan te rene, perparimtaren, komoden, te miren, progresiven. Keta jane te kalbur dhe mburravece per asgje.Vetem te llomotitin, te ngerdheshen, te shajne dhe te kercenojne si cuba – kete dine te bejne mbetjet e nje publiku te tere.
    E reja po hedh shtat dhe po forcohet e zbukurohet cdo dite. Keshtu do te ndodhe edhe me ndertimin e Teatrit te Ri Kombetar dhe anekseve rreth tij. Syri i te ligut do te verbohet nga helmi, urrejtja dhe miopia, qe ua kane errur shikimin, megjithese deshira jone e mire per keta eshte te sherohen me te vertete.
    Suksese Bashkise se Tiranes ne vepra te reja, per te cilat njerezit kane nevoje dhe jane plot besim tek kjo force politike vitale, qe ia ka ndryshuar jeten kryeqytetit!
    Faleminderit edhe nje here, i nderuar banor i Tiranes, bashkeqytetari yne!

    Reply to this comment
    • Zar pe KorQe June 19, 23:27

      Qe ke lene koqen e namit ne forum, kete e dine dhe rilindjotet e dobishem, por tani qe ke filluar te flasesh me vete e ke qelb fare muhabetin. Hahaha gamor juglindor. Po mire mo cope mishi me dy sy, akoma s’e ke kuptuar qe monologjet ala Po.Po kuterbojne dynjane sa here qe nje lexues pe-leshi si puna jote hap gojen?

      Reply to this comment
    • nje banor i Tiranes June 20, 12:12

      Faleminderit per konsideraten , Lexuesi i durueshem dhe mos u merakos , ata qe e shajne Erion Veline numurohen me gishtat e dores ; ne zgjedhjet e ardheshme vendore , ai merr mbi 80% te votave ne kryeqytet . Ndersa opozita , kur te vije ne pushtet ne Tirane apo ne gjithe Shqiperine (pas nja 5 dekadash) , keta qe shkruajne sot ne emer te saj , nuk besoj se do te jene gjalle . Pershendetje .

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim