Veliaj: Tirana është kthyer në kantier pune

May 28, 2016 13:11

Veliaj: Tirana është kthyer në kantier pune

Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit të rikonstruksionit të rrugës “Ali Shefqeti” në Shkozë, me gjatësi 2 km në Njësinë Administrative nr. 1 në Tiranë. Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe nga deputeti i zonës, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se përmirësimi i infrastrukturës është në fokusin e punimeve që po kryhen edhe në këtë zonë, e cila për shumë vite ka qenë në harresë të plotë.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi hapur kantiere pune në të gjithë njësinë. Sigurisht, fokusin kryesor e kemi në rrugën kryesore, nga Ali Demi deri në Shkozë. Ndërkohë, kemi filluar edhe me rrugët anësore dhe besoj që kjo do të jetë një verë pa pushim për Bashkinë e Tiranës, për t’u siguruar që edhe punët e bashkisë edhe të nënkontraktorëve, në të gjithë njësinë nr. 1, të mbarojnë deri në fund të verës, që mandej shtatori, kur fillon shkolla, të na gjejë me rrugë dhe infrastrukturë të re”, u shpreh Veliaj.

Velia bëri të ditur se në total vetëm në njësinë nr. 1 bashkia ka investuar edhe 3 milionë dollarë të tjerë, çka është një pjesë e konsiderueshme dhe pothuajse sa 1/5 e investimeve të gjithë Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë, ministri Ditmir Bushati u shpreh se “Banorët janë dëshmitarë të faktit se në 4 vitet e shkuara nuk është hedhur asnjë metër asfalt në njësinë tonë dhe nuk është bërë kjo punë që po bëhet në më pak se 10 muaj”.

“Jam i lumtur sot të konstatoj që i gjithë procesi i infrastukturës që po rindërtohet në zonë apo po bëhet nga e para, ka në qendër komunitetin, problemet e mëdha që ka komuniteti, shkollën, kopshtin, çerdhet dhe problemet e shumta që kanë pasur banorët me procesin e legalizimit. Është një proces, i cili kërkon pak durim dhe mirëkuptim dhe për këtë arsye partneriteti me komunitetin është shumë i rëndësishëm”, u shpreh ministr, Bushati.

May 28, 2016 13:11
Komento

2 Komente

  1. pune May 28, 13:24

    e mbare z.veliaj,
    esuksese dhe per projektin e sheshit skenderbej
    kudo punohet me cilesi, me shume organizim,po shtohen siperfaqet e gjelberta,
    por me vjen keq kue shikoj makina mbi gjelberimin e tajvanit, kjo eshte nje mosmirenjohje e punes se punojesvetuaj dhe qytetare e shohin si nje veprim qe shkel ligjin pronari i tajvanit

    Reply to this comment
  2. Feniks May 28, 17:39

    3 milion euro vetem ne njesine bashkiake nr.!?Turpi ju mbulofte!Ndersa ne Yzberish ku per 26 vjet shteti nuk ka shpenzuar asnje qindarke,jetohet si ne Bombej te Indise:Rruge me balte apo pluhur.plehra kudo,qen rrugace si lukuni,trotuaret e bllokuara nga kafenete,asnje lulishte,asnje cerdhe e kopesht shteteror,asnje ambient per pensionistet etj. dhe e gjithe kjo ne nje lagje prej 20 mije banoresh.As minimalen nuk beni:Te detyroni firmen e transportit urban qe te pranoje abonete.Harram votat tona,Erion Veliaj!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*