Veliaj: Tirana nuk i duron dot vandalizmat, as ata që sillen harbutshëm me pronën publike

May 18, 2016 14:38

Veliaj: Tirana nuk i duron dot vandalizmat, as ata që sillen harbutshëm me pronën publike

Pas interpretimit të gabuar që disa media online i bene deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës për punonjësit e Bashkisë së Kamzës, te cilet iu bashkuan protestës së PD kunder këndit te lojërave për fëmijë te Liqeni, Veliaj saktësoi sot se fjala ishte për vandalizmat e kryera ndaj qytetit. 

 

“Ajo që kam thënë është se Tirana nuk i duron dot vandalizma dhe dikush, jo nga një bashki tjetër, por nga qielli të bjerë, e që shkatërron Tiranën, Tirana nuk i honeps dot sjelljet vandaliste. Këtu nuk ka të bëjë me racizëm, këtu ka të bëjë me këdo që pështyn Tiranën, që thyen në Tiranë, që shkatërron në Tiranë, që pshurr në Tiranë, që ndot në Tiranë, që fyen e që sillet harbutshëm me pronën publike. Kjo duhet të jetë shumë e qartë”, deklaroi Veliaj sot.

 

Në një intervistë të dhënë disa më parë, kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, pranoi që administrata e tij ka marre pjese ne menyre aktive në te gjitha protestat e PD kunder këndit te lojërave për fëmijë.

May 18, 2016 14:38
Komento

1 Koment

  1. info analitike May 18, 18:22

    Ne fakt edhe ti po e mbush kupen me arrogancen dhe harbuterine tende ndaj ketij qyteti. Kur te biesh nga kali ke per tu demtuar keqas se ia ke marre me shume hyxhym. Mos harro se Edi, ashtu sic ka bere me te gjithe miqte e tij, mund te te shese edhe ty per hicgje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim