Veliaj: Tirana po kthehet në destinacion të turizmit mjekësor

May 12, 2018 12:27

Veliaj: Tirana po kthehet në destinacion të turizmit mjekësor

Qyteti i Tiranës, me ndryshimet që po pëson dita-ditës dhe mundësive të shumta për argëtim, po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion turistik për qytetarë nga vende fqinje, sidomos italianë.

Ka nga ata që udhëtojnë në fundjavë drejt Tiranës, për të vizituar kryeqytetin shqiptar, por edhe për të kryer disa shërbime mjekësore, çka është një mundësi e mirë edhe për ekonominë e qytetit.

Një grup turistësh italianë që vijnë shpesh në Tiranë, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, mbollën edhe disa pemë për gjelbërimin e qytetit.

Veliaj i falenderoi turistët jo vetëm për kontributin që japin në ekonominë e qytetit, por edhe për mbështetjen në mbjelljen e pemëve.

“Jam shumë entuziast për gjithë miqtë që na kanë ardhur, kryesisht turistë italianë, që vijnë këtu për një kujdes shumë të specializuar mjekësor, për turizëm, e sigurisht edhe për të lënë diçka mbrapa në qytet. Ndaj, u jam shumë mirënjohës për të gjitha pemët e dhuruara”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku vlerësoi faktin që turistët e huaj zgjedhin Tiranën për të kryer kontrollet e tyre mjekësore, duke krijuar kështu një lloj të veçantë turizmi, si ai mjekësor. Veliaj theksoi se ky turizëm sjell në qytet njerëz që qëndrojnë disa ditë, të cilat i japin ekonomisë më shumë të ardhura që vijnë nga hoteleria, udhëtimet, vizitat dhe restorantet.

“Një qytet që është mendje-hapur, që është zemërhapur, që i mban dyert e hapura, ku njerëzit flasin gjuhë të huaja, ku kultura e shërbimit është dinjitoze, është qytet i së ardhmes. Ne kemi nevojë për njerëz që kalojnë kohë në Tiranë, jo vetëm për ata që bëjnë një xhiro në sheshin “Skënderbej” dhe pastaj largohen. Kemi ende shumë për të bërë si bashki, edhe me sipërmarrjet fantastike që po sjellin një lloj të ri turizmi në vendin tonë, që është turizmi mjekësor”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Drejtuesi i klinikës “Viaggiare&Sorridere”, Dritan Gremi u shpreh se numri i qytetarëve të huaj që vizitojnë Tiranën për të marrë shërbime mjekësore po shtohet dita-ditës, duke dhënë një kontribut për zhvillimin e qytetit.

“Kemi diku te 100-110 pacientë çdo muaj dhe numri vjen në rritje. Ata flenë në Tiranë, paguajnë një kafe këtu, drekojnë e darkojnë në restorantet e Tiranës, dhe çdokush shpenzon mesatarisht 60-65 euro në ditë. Llogaritë i bëjmë vetë sa ndikojnë në ekonominë e qytetit”, tha Gremi.

Turistët italianë vlerësuan transformimin që po pëson çdo ditë Tirana, duke theksuar se dallimi me disa vite më parë është shumë i madh. Ata u shprehën se shohin një Tiranë ndryshe, më të pastër dhe të përmirësuar nga infrastruktura.

o.j/dita

May 12, 2018 12:27
Komento

7 Komente

  1. Nesti May 12, 14:04

    Mortja qe nuk tre ha o kryebashkiak delirant!
    Te kemi votuar ne qe te na sherbesh e jo ta kesah mendjen tek turistewt!
    Kaq i pa afte eshte ky adoleshent sa nuk ka kuptuar per 3 vjet se detyra kryesore e kryebashkiakut te Tiranes eshte te udheheqe dhe kontrolloje tre gjithe punet ne Bashki e jo vetem te mbjelle peme!
    Mbi te gjitha detyra me kryesore e tij duhet te jete DEGJIMI I ANKESAVE TE QYTETAREVE sepse aty ai shikon se si punojne vartesit dhe kush jane te pa aftet e te korruptuartit!
    Por ai kete nuk e ben se eshte vete i pari i…..PA AFTE!
    Mjere ky popull qe drejtohet nga nje kalama!

    Reply to this comment
  2. Xxx May 12, 18:08

    Dje perpara pallatit tim dy qen rruge sulmuan nje djale qe po kalonte. Lali boll na cave trapin me peme e keto qe ben, jo se ben keq qe mbjell peme por perpara se te jesh i fokusuar vetem te reklama fokusohu dhe te keto qe abkohemi ne. Te lutem shume na largoni qente nga rruget. Nje qen jeton deri ne 12 e me shume vite. Ne nuk do presim derisa qente te ngordhin vete pasi ti i ke sterilizuar. Grumbullojoni ne qendra jashte qytetit keshtu u jepni mundesine dhe atyre qe u dhimbsen shume ti ushqejne e biresojne po jo te na i lini peshqesh rrugeve te Tr. Po ske leke merja atyre qe i duan shume. Ky eshte kontributi i vertete jo te na cajne trapin tv-ve per te drejtat e kafsheve.

    Reply to this comment
    • Gallate May 12, 20:48

      Te lutem zoti Xxx mos na ofendo qente e rrugeve se ata ,LGBT,prostitutat,poltikanet, trafikantet,drogaxhinjte etj jane e ardhmja e njerezimit!
      Per mbrojtjen e kafsheve dhe LGBT-ve ka lobim nderkombetar te fuqishem aq sa Shqiperia nuk mund re pranohet ne BE ne se kafshet (kryesisht qente e rruges) dhe LGBT nuk trajtohen me te gjitha te drejtat e tyre.
      Ndersa per njerezit e varfer nuk pyet njeri ne se kane buke te hane apo jo, ne se kane leke per ilace apo jo etj!

      Reply to this comment
    • macoku May 12, 21:04

      Ne buze te Lanes,tamam ne vendin ku lal Eri pa nje femije Rome te semure kur sapo u zgjodh kryebashkiak dhe e mori me makinen e tij dhe e coi ne spital, nje punonjes i bashkise pa nje mace te semure,qe ishte shtrire ne trotuar!
      Ju kujtua shembulli personal i idhullit te tyre lal Eri,tani padroni i tyre dhe me vrap e rrembeu macen e mbeshtolli me xhaketen e vet dhge e coi ne Sauk ne spitalin modern per kete wqellim!
      Te gjitha shpenzimet i hoqi vet dhe macja u sherua nha pneumponia per 3 ditre!
      Dora e ngrohte e Bashkise i dha jete kafshes se gjore dhe ne njerezve na vjen zili sikur tre benin kaq shume per ne njerezit e shkrete!
      I lumte kafsheve se u paska ardhur koha e tyre,ndersa njerezit fukarenj akoma kujtojne kohen e xhaxhit qe jetonin si njerez!
      Me mire qenka sot,qe te jetosh si qen se paske mne shume perfitime!
      Nuk e di a derdhin kontribute per keta qente?

      Reply to this comment
  3. Derveni May 12, 20:55

    Turizem mjekesor?!
    Hera e pare qe e degjoj kete percaktim te cuditshem!
    Aq u ka hyre ne tru reklama ketyre politikaneve karagjoze qe kemi fatkeqesisht ne krye sa cdo gje e lidhin me turizmin!
    Keta sharlatane sikur jane votuar nga turistet e jo nga shqiptaret!
    U eshte bere mendja turizem,pika turistike,shesh turistik,pazar turistik etj!
    Po shqiptaret a do kujtoheni ndonjehere o cuba?
    Rregulloni nje here jeten e shqiptareve o sharlatane,pastaj mendoni edhe per turistet!
    Se fitimet nga turizmi nuk i shtojne gjellen dhe buken shqiptareve te varfer,por vetem biznesmeneve vipa dhe taksidarit shtet!
    TURIZEM,TURIZREM,TURIZEM! REKLAME,REKLAME,REKLAME!
    PEME,PEME,PEME!
    Eh more lal Eri ku te gjeten ty se paske qene fatkeqesia e shumices se banoreve te Tiranes!

    Reply to this comment
  4. alphade May 12, 22:03

    Z. “macok” i duhet bere kerkese Bashkise qe te gjithe ne
    te varferit te behemi “qen” ose “macoke” ?! Keshtu do te
    benim pastaj “Nje jete qeni ose macoku” …..! Ne Amerike
    me kane thene se “ku ta gjesh te jeshe qen” ! Ke te gjitha
    privilegjet e dynjase ! Fjala privilegje,sic e shikoni nuk e
    kam vene ne thonjeza sepse vleresimi eshte real dhe jo
    i stisur apo ironik.

    Reply to this comment
  5. Fidel May 12, 22:15

    Ua turizem mjekesor?
    Kjo eshte shendetesia fdalas per te gjithe boten!
    Kot e kane ca kritizere,qe akuzojne qeverine se e ka degraduar shendetesine!
    Ja ca shembuj qe hedhin poshte akuzat pa baza kunder shendetesise falas,qe as ne SHBA nuk eshte e tille!
    -Mjeku te jep nje sere analizash falas per te bere dhe kur shkon ne laborator gjendesh para 50 veteve ne radhe para teje!
    I pyet :-Po prisni per te bere analizat?
    -Jo,te pergjigjen,jemi ne radhe per t’u regjistruar se pas nje muaji behet analiza,se eshte me planifikim!
    Une kisha gjakderdhje ne urine dhe nuk mund te prisja radhen e shendetesise falas dhe shkova tek privati qe me mori 80 mije leke!
    Me analiza ne dore shkova tek mjeku specialist,qe pasi i pa me tha se duhet te beja edhe nje pyelografi te funksionit te veshkave!
    -Ku behet i thashe?
    -Ne spital behet,por kushton 60 mije leke!
    -A eshte falas ? – i them i habitur.
    -Falas eshte,me thote ,por reagentin duhet ta blesh ne farmaci privatisht se shteti nuk ka per momentin!!!
    Tek privati me lire eshte tek ortodoksja me 50 mije leke!
    Nuk kisha leke,se kaq e kam pensionin dhe nuk e bera analizen!
    I shkruajta edhe ministres se Shendetesise,por as sot pas 30 diteve nuk me ka dhene asnje pergjigje!
    Po Luftar Pajes,do thoni ju pse i dha pergjigje vete ministrja?
    Po edhe ajo e shkreta FALAS ia dha pergjigjen,se ne te tjeret nuk morem vesh se me cfare pazari ia mbyllen gojen artistit te shkrete!
    Me siguri i kane thene se vetem ty po ta japim pa leke,por mos i thuaj njeriu!
    Te tjeret le te flene gjume ose te vdesin me perrallen se shendetesia eshte falas ketu!
    Zoterinj sundimtare!
    Mos u tallni me popullin,se shendetesia e vertete falas ishte vetem ne kohen e Enver Hoxhes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim