Veliaj: Tirana si qendër rajonale e Ballkanit

March 16, 2018 13:14

Veliaj: Tirana si qendër rajonale e Ballkanit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka qenë për një vizitë në Lozanë, ku ndodhet qendra botërore e Komitetit Olimpik dhe 55 federatave botërore të sportit.

Ai ishte i ftuar nga homologu i tij, Gregoire Junod, me qëllim rritjen e shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimit mes dy qyteteve.

Gjatë takimit me homologun e tij në Lozanë, kryebashkiaku Veliaj tha se Tirana synon të kthehet në një qendër rajonale të Ballkanit.

“Duam ta kthejmë Tiranën në një qendër rajonale të Ballkanit, ku shumë prej korporatave dhe institucioneve ndërkombëtare të sjellin selitë e tyre. Më vjen mirë që kemi hedhur disa hapa konkrete në bashkëpunimin me qytetin e Lozanës sepse duam të mësojmë nga më të mirët, sidomos në fushën e aktiviteteve sportive”, tha Veliaj.

Dy homologët diskutuan rreth bashkëpunimit për të hartuar një projekt të sportit në komunitet dhe për të inkurajuar shumë prej të rinjve në Tiranë, që në vend të kafeneve dhe të lojërave të fatit, të merren me aktivitete sportive. “Lozana është shtëpia e sportit botëror, jo vetëm e komunitetit olimpik, por këtu ka rreth 55 federata. Lozana ka adoptuar fare mirë shumë prej praktikave të sportit në komunitet, për ta kultivuar atë edhe nëpër lagje, sidomos tek të rinjtë. Ky është shembulli që duhet të ndjekë edhe Tirana”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Lozanës, Grégoire Junod, u shpreh i gatshëm për një bashkëpunim konkret me Tiranën, jo vetëm në fushën sportive, por edhe në çështjet kulturore.

Ndërkaq, gjatë vizitës së tij në Lozanë, kreu i Bashkisë së Tiranës zhvilloi edhe një takim me komunitetin shqiptar që punon dhe jeton atje, si dhe me përfaqësues të politikës dhe të komunitetit të biznesit.

Veliaj bëri një prezantim të punës së bërë për transformimin e Tiranës dhe të projekteve për zhvillimin e turizmit.

Ai u shpreh i kënaqur për integrimin e komunitetit shqiptar dhe ruajtjen e kulturës dhe të traditave.

a.s/dita

March 16, 2018 13:14
Komento

1 Koment

  1. Hosteni March 16, 15:13

    Doli dhe ky majmun te haje mut perseri. I mbeten aktivitetet sportive pa rregulluar. Ne nje qytet ku thithet ajer kanceroz, cdo ndertim jashte standarteve biles edhe krenaria e tij stolat…ne nje qytet qe akoma nuk ka zgjidhur problemin e ujit te pijshem dashka ta ktheje ne qeder rajonale te ballkanit. Ik ore pirdhu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*