Veliaj uron besimtarët për Pashkën: Të ringjallim shpresën për një Shqipëri më të mirë

April 1, 2018 10:39

Veliaj uron besimtarët për Pashkën: Të ringjallim shpresën për një Shqipëri më të mirë

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkës përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook. Ai përcolli urimet e tij për këtë festë të komunitetit katolik, duke theksuar se ditë të tilla duhet të shërbejnë për të reflektuar dhe për të menduar se si mund ta bëjmë vendin tonë më të mirë.

“Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë!⛪ Le të na shërbejë kremtimi i kësaj dite, si një moment për të ringjallur shpresën e besimit dhe shpresën për një Shqipëri më të mirë”, shkruan Veliaj në urimin e tij për Pashkën.

Gjatë mesditës ai pritet të vizitojë dhe selitë e Kishës Katolike dhe asaj Ungjillore në Tiranë për të uruar përfaqësueset e tyre për këtë ditë të shënuar në botën e krishterë.

a.s/dita

April 1, 2018 10:39
Komento

1 Koment

  1. TIRANA KRYEQYTET April 1, 10:49

    lali eri je akoma ne prov mjaft me marketingun
    nuk ka nevoj populli per asnji urim nga ju
    shko mbaro punet qe te kemi besu se i ke prek vetem ne siperfaqe
    kaos, rremuj pa ndricim vazhdon akoma gjendja e tiranes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*