Veliaj: Vitin e ardhshëm, jo shkolla me turne

August 28, 2016 12:39

Veliaj: Vitin e ardhshëm, jo shkolla me turne

Mbajtja e premtimit për ndërtimin e 20 shkollave fillon me shkollën 9-vjeçare “Hoxha Tahsin”, të cilën Bashkia e Tiranës po e rindërton, duke e çuar kapacitetin e saj në një mijë nxënës, thuhet në një deklaratë për mediat sot nga Bashkia e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti Besnik Bare dhe Administratori i Njësisë nr. 2, Elez Gjoza, kanë ndjekur punimet qe janë në fazën e hedhjes së themeleve për ndërtimin e shkollës 9- vjeçare. “Hoxha Tahsin”.

“Jam shumë i mbresuar që në një periudhë shumë të shkurtër janë hedhur themelet për shkollën e re. Jemi në një situatë kritike në Tiranë, për disa arsye: së pari, kemi mbi 20 shkolla me dy turne në zonën urbane, çka do të thotë se e kemi të nevojshme ndërtimin e shkollave të reja. Ndërkohë që ne përgatisim projektin e madh se si në partneritet publik-privat do të fillojmë menjëherë ndërtimin e 20 shkollave, është shumë e rëndësishme që ato financa që kemi mbledhur këtë vit, të fillojmë t’i disbursojmë në këto investime”, tha Veliaj.

Po ashtu, Veliaj bëri të ditur se në këtë prag fillimi të sezonit të ri shkollor, në bashkëpunim Drejtorinë Arsimore, po punohet për shmangien e shkollave me dy turne. “Për herë të parë në Tiranë do të ketë vetëm 2 gjimnaze me dy turne: “Ismail Qemali” dhe “Sami Frashëri”.

Në bazë të projektit, shkolla e vjetër 9-vjeçare “Hoxha Tahsin” do të rindërtohet me ambiente të 2-fishuara. Shkolla e re do të ketë 4 kate me të gjitha ambientet e domosdoshme mësimore, si laboratorë dhe palestra me standarde, si edhe një terren sportiv të jashtëm, me një kapacitet të përgjithshëm rreth 1 mijë nxënës.

August 28, 2016 12:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*