Veliaj vlerëson nismën e qeverisë për libra falas: Tregon rëndësinë që i kushtohet arsimit

September 11, 2018 19:43

Veliaj vlerëson nismën e qeverisë për libra falas: Tregon rëndësinë që i kushtohet arsimit

“Një nismë fantastike”, kështu e cilësoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vendimin e qeverisë për dhurimin e librave falas për të gjithë nxënësit, deri në klasën e katërt. Gjatë një takimi me drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të Tiranës, ku u diskutua mbi përgatitjet e vitit të ri shkollor, ai theksoi se nisma për libra falas i vjen në ndihmë në radhë të parë atyre që nuk kanë pasur mundësi që ‘ti blejnë ato, por edhe tregon rëndësinë që qeveria shqiptare i jep arsimit.

 “E di që shumica, tashmë është disbursuar pranë familjeve. Do të doja që ta vazhdonim deri në fund, në mënyrë që edhe ata që mund të kenë qenë me pushime dhe nuk i kemi mbërritur dot, të kemi mundësi ta ezaurojmë si proces, i cili është fantastik, për ju, për mua, dhe për gjithë ne që merremi përditë me menaxhim publik. Paratë nuk rriten në pemë, as nuk mblidhen në rrugë, janë nga taksat. Pra qeveria, kryeministri, ministrja e Arsimit, vendosën që t’i heqin nga diku tjetër për të bërë diçka që besoj se të gjithë biem dakord, se është shumë e rëndësishme. Pavarësisht kushteve familjare apo vështirësive, kjo është dhuratë e shtetit shqiptar dhe e qeverisë”, u shpreh Veliaj.

Ai u bëri thirrje drejtorëve dhe stafeve mësimore që së bashku me administratorët dhe ndërlidhësit të sigurohen nxënësit deri në klasë të katërt të marrin librat dhe bazën e materialeve mësimore, para së hënës kur edhe nis viti i i ri shkollor.

“Do të doja që në mënyrë kapilare, me mësuesit, administratorët, ndërlidhësit, administratorët e pallateve, të sigurohemi që librat të mbërrijnë në destinacion, apo që prindërit i kanë tërhequr ato. Si bashki do të bashkohemi nismës sidomos për zonat e periferisë dhe zonat e largëta, që të sigurohemi që çdo familje që ka fëmijët në fillore, t’i marrë librat.  E thënë troç, kur vetë kryeministri i vendit po lë një orë pune pa bërë, dhe po shkon në një familje t’i çojë librat edhe vetë personalisht, nuk është se s’ka kë dërgon, por është për të dhënë mesazhin se arsimi është shumë i rëndësishëm per ne. Bileta jonë për të shpëtuar nga varfëria dhe nga vështirësitë është arsimimi”, tha kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

l.h/ dita

September 11, 2018 19:43
Komento

2 Komente

  1. Xhaa Suloja September 12, 07:22

    A e dini ju z. Veliaj që para viteve 90-të jo vetëm librat por dhe arsimi fillor, 7 vjeçar ishin pa lekë dhe shumica e studentëve ishin me bursë shteti?
    Mos u druani tu jepni vendin e duhur edhe të mirave edhe të ligave të kohëve të shkuara. Jeta e tashme dhe e ardhshme merr dhe heq nga e shkuara si të mirat dhe të këqijat.
    Xha Suloja

    Reply to this comment
  2. klementi September 12, 08:16

    Po perse more zoterinj, lali dhjeri eshte caktuar te beje vleresimin e punes se qeverise? Si shpjegohet qe ky lali merret me te gjitha punet a thua nuk i dalin punet e bashkise?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*