Veliaj zbardh arsyet e udhëtimit në SHBA

November 20, 2013 20:33

Veliaj zbardh arsyet e udhëtimit në SHBA

Pas shkrimit në Gazetën Shqiptare lidhur me udhëtimin e tij zyrtar në Boston, SHBA, të muajit tetor, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka zbardhur deri në detaje arsyet e udhëtimit dhe kategorinë e klasit në të cilin ka udhëtuar.

Ai ka ripostuar në Twitter foton nga dita kur ndodhej në Universitetin e Harvardit si përfaqësues i qeverisë shqiptare për reformën e pensioneve dhe të sigurimeve me Qendrën për Zhvillimin Ndërkombëtar në “KENNEDY School of Government”.

“Po e RT nga 16/10 (më poshtë në atë datë) provën se si Ministër përgjegjës për ISSH/ pensionet isha në Harvard për reformën që po planifikojmë me ekspertët. Pas datës 16/10 kthehem në vend me biletë ECONOMY (shih dje) në dt. 17/10. E bëra transparencën atë datë ku isha, siç e bëj përditë edhe sot”, shkruan Veliaj në Twitter-in e tij.

Ministri Veliaj njihet si një nga përdoruesit më aktivë të Facebook/Twitter,ku çdo ditë poston detaje nga jeta e tij publike, çka e bën fare të thjeshtë transparencën e aktiviteteve të tij.

November 20, 2013 20:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim