Veliaj zbulon si e bindi Fevziun të ndryshojë mendim për sheshin Skënderbej: Bëri edhe foto, u kënaq

June 14, 2017 10:22

Veliaj zbulon si e bindi Fevziun të ndryshojë mendim për sheshin Skënderbej: Bëri edhe foto, u kënaq

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj  dhe deputetët Pandeli Majko e Saimir Tahiri zhvilluan një bashkëbisedim me pensionistë dhe me banorë në një nga kafenetë  e kryeqytetit në Njësinë Nr. 5, në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta”. Gjatë bashkëbisedimit,  Kryebashkiaku Erion Veliaj zbuloi se si e bindi prezantuesin e emisionit “Opinion “ Blendi Fevziu për cilësinë e lartë të punimeve në sheshin “Skënderbej”. Veliaj deklaroi se pas emisionit e shoqëroi Fevziun për tek sheshi ku i pëlqeu transformimi, ndërsa nuk hezitoi që të bënte edhe foto te Skënderbeu.

I pyetur nga Rama për projektet e Bashkisë së Tiranës nëpër lagje, Veliaj komentoi dhe çështjen e investimeve ku deklaroi se çdo vit Bashkia e Tiranës ndërhyn në rehabilitimin e 50 blloqeve midis pallateve. Veliaj garantoi  qytetarët se ky ritëm do të vijojë edhe në të ardhmen për të ndërhyrë në çdo lagje dhe rrugicë të kryeqytetit dhe se gjithçka është vetëm çështje kohe. Kreu o Bashkisë u bëri thirrje qytetarëve që të zgjedhin a administratorët e tyre në mënyrë që të përfitojnë nga “Fondi për Komunitetin”, ku bashkë siguron 50 për qind të vlerës së investimit që banorët kërkojnë të realizojnë.

Banorët dhe deputeti I zonës Pandeli Majko vlerësuan transformimin që ka pësuar e gjithë njësia Nr 5 si dhe zona e njohur si “Pallati me Shigjeta”. “Banorët më thoshin që ishte tmerr.  Gjithçka ka  ndryshuar, cilësia e jetës është përmirësuar dhe nuk është bërë thjesht një investim. Është një nga punët që më ka shijuar më shumë”, tha ai.

Më pas, Kryeministri dhe kryebashkiaku Erion Veliaj inspektuan investimin e Bashkisë së Tiranës në këtë zonë ku është ndërtuar këndi i 16-të i lojërave, i cili e transformon të gjithë zonën në një mjedis çlodhës për banorët, ndryshe nga më parë kur ishte e mbuluar nga balta dhe inertet.

Rama: Lali Eri ç’thoshte Fevziu mbrëmë?

Veliaj: Ja shokët që na panë…

Rama: Ai Fevziu të shqetëson…

Veliaj: Pas emisionit e mora me zor te sheshi, i pëlqeu shumë. Bëri edhe foto te Skënderbeu, ishte kënaqur…

 

June 14, 2017 10:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*