Veliera, Dako tenderon 66.5 milionë lekë për ndërtimin e sheshit

March 8, 2018 21:10

Veliera, Dako tenderon 66.5 milionë lekë për ndërtimin e sheshit

Bashkia e Durrësit ka tenderuar ndërtimin e sheshit të projektit Veliera. Një projekt që ka mbetur peng i një beteje të gjatë ligjore.

Më 28 shkurt, Bashkia dha këtë njoftim me firmën e kryetarit të bashkisë Vangjush Dako si titullar i Entit Prokurues se: Më 2 prill do hapen ofertat e dorëzuara për projektin e ndërtimit të sheshit Velirea.

Bashkia e Durrësit thotë se në dispozicion janë 66,5 milionë lekë. Por ky tender bëhet vetëm pak ditë pasi Gjykata e Durrësit kishte konfirmuar pezullimin e punimeve në zonën A, pranë zonës arkeologjike që ndodhet brenda mureve bizantine të qytetit.

Vendimi është dhënë më 13 shkurt, por ende nuk është zbardhur dhe se la të pakënaqur edhe paditësit e projektit që kërkojnë anulimin e tij sepse dëmton nëntokën arkeologjike të qytetit.

Sheshi hyn edhe në zonën A, e cila me vendim të Gjykatës nuk mund të preket, por Bashkia tashmë e ka hapur procedurën e tenderimit për të gjithë sheshin e Velierës, e cila sipas vendimit të Gjykatës edhe ajo mbetet në diskutim sepse dy këmbët e saj do vendosen në zonën A.

Vendimi i 13 shkurtit, ku Gjykata Administrative vendosi pezullimin e zonës arkeologjike “A”, lejon ndërtimin e sheshit ndërkohë që në zonën A, ndalohet çdo lloj ndërtimi dhe nuk është e nevojshme një vendim gjykate.

Megjithatë, Bashkia e Durrësit ka shfrytëzuar këtë vendim kontrovers të Gjykatës, për të bërë një tender të tretë për “Velierën”, edhe pse deri më sot nuk janë bërë ndonjëherë kërkime për vlerat arkeologjike që ka në atë zonë.

 

o.j/dita

March 8, 2018 21:10
Komento

3 Komente

  1. Adih March 9, 01:07

    Ne qendren e Durrsit (sheshin),ku ndane bashkine dhe teatrin e Durrsit ,projekti qe beri Arkitekti Italian ,e ka shkruar e firmosur ne projekt , trashesia e pllakes se gurit (shtrimi i sheshit me pllaka guri ) eshte nga arkitekti Italian 10 cm trashesi (kto jane permasa europjane nderkombetare ),kurse ky Dako hajdut i ripjelljes e ka bere me trashesine 3 cm trashesine e gurit ???. I forte je , o hajdut Dako .Pse kujton ti, se do ri Rama, ,avokati i jot kryeminister i perjetshem .E pa te permendur ,qe ske lene as edhe nje vendstrehim ,pa prishur per afera parash duke ndertuar pallate ,e prishur vendstrehimet ne Qytetin e Durrsit duke shkelur ligjin ,qe mbrohet me fanatizem nga ministria e mbrojtjes . Eshte rekord ne te gjithe qytetet e shqiperise ky Dako ,ku bashkite e qyteteve te tjera ne rang republike , nuk kane prishur as edhe nje vendstrheim .Sinqerisht i forte je ,ose budalla ,se ska mundesi tjeter. .E spo te permendim abuzimet me trojet ne plazhin e Durrsit ,,se vetem plazh nuk eshte me , por hale .???

    Reply to this comment
  2. moni March 9, 08:24

    Greku Vangjel Dakos nese zbatohet Vettingu i pari te hyje ne burge, per damin qe ja ka shkaktuar Durresit.Betoni i firmes se tije ka permbytur Durresin.Terror urbanistik ne cdo ane.Rrugen e plazhit per 3 vjet 3 here e ka prishe e ka masakru me beton .Dakos eshte kundra turisteve shqiptare ne…

    Reply to this comment
  3. Marin March 9, 12:36

    Veliera eshte veper koti vetem beton do tja prishi bukurine durresit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*