Velipojë, shkon për të peshkuar, mbytet në det 38-vjeçari

February 10, 2015 18:45

Velipojë, shkon për të peshkuar, mbytet në det 38-vjeçari

Kalimtarë të rastit kanë gjetur në ditë më parë, në breg të detit të Velipojës një trup të pajetë. Ata kanë njoftuar policinë për të identifikuar viktimën dhe zbardhur shkaqet e vdekjes. Fillimisht trupi është dërguar në spital për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Gjithashtu policia ende nuk kishte dijeni për identitetin e viktimës. Disa orë më vonë u bë i mundur identifikimi i tij dhe u tha se bëhej fjalë për 38-vjeçarin A.T., banues në fshatin Paçram të Shkodrës. Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima mund të ketë gjetur vdekjen për shkak të mbytjes.

Familjarët thanë për grupin hetimor se ai kishte dalë në det për të gjuajtur peshk dhe nuk ishte kthyer më në banesë.  ‘Nga veprimet e kryera dyshohet se, ka qenë duke peshkuar në Velipojë dhe është mbytur në det’, -thuhet në komunikatën zyrtare të policisë.

February 10, 2015 18:45
Komento

1 Koment

  1. Dielli mbi Korab February 13, 09:47

    Ngushllime familjes per te mjerin.
    Marrin rrezikun ne sy per te siguru te ardhuna per familjen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*