Veliu në Shkodër, vlerëson bashkëpunimin polici-prokurori

February 9, 2018 14:32

Veliu në Shkodër, vlerëson bashkëpunimin polici-prokurori

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu zhvilloi këtë të premte një takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Gjatë këtij takimi, Veliu shprehu vlerësim për 2 goditjet e fundit në kuadër të operacionit “Forca e  Ligjit”, për drejtuesit dhe ekipin, për zbardhjen e ngjarjes me eksploziv. Ai inkurajoi punën e policisë dhe dha mbështetje për rezultate të tjera.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, Veliu mësohet se vlerësoi dhe inkurajoi bashkëpunimin e Prokurorisë së Shkodrës me Policinë dhe tha se është një model që duhet shpërndarë dhe krijuar në çdo qark.

Kreu i Policisë së Shtetit zhvilloi gjithashtu edhe një takim me Prokurorin e Rrethit Shkodër, Anton Martini. Ky i fundit vlerësoi bashkëpunimin me policinë vendore dhe punën profesionale të bërë bashkërisht për zbardhjen e ngjarjes.

Nga ana e tij, Veliu falenderoi Prokurorin për ndihmën dhe mbështetjen, si dhe theksoi se “puna jonë ka sukses kur punojmë bashkërisht”.

Edhe Drejtori Vendor i Policisë, Gjovalin Loka vlerësoi bashkëpunim me Prokurorinë.

Të enjten autoritetet njoftuan zbardhjen dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur më 13 Janar në lagjen “Rus” të Shkodrës, ku një atentat me tritol ndaj 42-vjeçarit Lulzim Kullës, çoi në plagosjen e 8 personave.

l.h/ dita

February 9, 2018 14:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*