Vëllezërit Aliko përgjoheshin prej muajsh nga policia

June 26, 2015 08:30

Vëllezërit Aliko përgjoheshin prej muajsh nga policia

Arbion dhe Alban Aliko janë dy personat kryesorë, që dyshohet se janë përgjegjës për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në Lazarat.

Dyshohet se ata janë hakmarrë për shkak të kontrolleve të shpeshta të policisë në banesën e tyre.

Burime të Prokurorisë thonë se ata kanë qenë prej muajsh nën përgjim.

Kjo, pasi janë përfshirë në ngjarje kriminale, si sulmet në muajin  mars.

Arbion Aliko ka qenë edhe në grupin e Gate Mahmutaj që i bëri rezistencë policisë në aksionin antikanabis të vitit të kaluar.

Sulmet ndaj policisë në mars ishin vijim i rezistencës.

Vetëm një javë më parë dosja ndaj Arbion Alikos u nis ng Prokuroria e Krimeve te Renda në Gjykatë.

Dosja e marsit përmban akuza te renda qe nga vrasja e mbetur ne tentative e punonjesve te policise deri te akte terrori, rrëmbime, posedim dhe trafik droge dhe armembajtje pa leje.

 

June 26, 2015 08:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*