Vëllezërit Shyti, Berishës: Djalli s’ka dele, por s’resht së shituri lesh

April 27, 2016 23:54

Vëllezërit Shyti, Berishës: Djalli s’ka dele, por s’resht së shituri lesh

Vëllezërit Orik dhe Leart Shyti i janë përgjigjur sot ish-kreut të PD Sali Berisha, pasi ky i fundit i ka akuzuar për lidhje me projektin mbi stadiumin e ri kombëtar.

Në një deklaratë për media me titullin ironik “Disa fjalë për sihariqin e fundit të Sali Berishës”, vëllezërit Shyti shkruajnë:

“Ne “hakmarrësit” sot morëm sihariqin e radhës. Qenkemi në ortakëri për ndërtimin e një kulle pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Nuk i kemi të rralla sihariqet, por ky i sotmi është më “shtatlartë” se të tjerët, është kullë. Kemi 20 vjet që krimet dhe ndërtimet “tona” i marrim vesh nga Sali Berisha. Dhe kjo është normale. Se nga kush tjetër, përveçse nga ideatori dhe pronari i “Hakmarrjes për Drejtësi” do t’i merrnim vesh? Ai e ndien për detyrë që, sa herë ndodhin krime të rënda dhe ka ndërtime të mëdha, “Hakmarrja” e tij të ketë pjesën e saj.

Është zakon i lashtë ndër shqiptarë që lajmësit diçka i jepet. Dhe ne kemi bërë sa kemi mundur, i kemi ofruar herë shumëçka e herë diçka me mirënjohjen që i takon. Po kujtojmë se për sihariqet e panumërt që kishte dhënë botërisht për ndërtime pallatesh e vilash, në shtator 2005, sapo bëri betimin si kryeministër, ia ofruam të gjitha pallatet, vilat dhe pasuritë e patundshme. Botërisht iu lutëm që vlerën e gjithë asaj pasurie ta kalonte për të ndihmuar fëmijët e shumtë të mbetur jetimë nga vëllavrasjet në Tropojë, në saje të kujdesit të tij për krahinën ku kishte lindur.

Edhe sot i takon diçka dhe ne po i ofrojmë nga kulla një apartament për çdonjërin nga zëdhënësit që prej vitesh i nxjerr në konferenca shtypi për të na dhënë sihariqin e ri. Meqë djemtë, vajzat, gratë dhe burrat që ka përdorur si zëdhënës të tij për “Hakmarrjen për Drejtësi” janë të shumtë dhe është normale ta kalojnë numrin e apartamenteve të kullës së projektuar, po i sigurojmë të mos merakosen, as të grinden mes tyre se, duan apo s’duan qeveritarët vendorë e qendrorë, me ndihmën e Saliut do t’ia shtojmë edhe një apo dy kate kullës.

Rasti na kujton fjalët për qoftëlargun, “Djalli s’ka dele, por s’resht së shituri lesh”.

Leart Shyti / Orik Shyti

April 27, 2016 23:54
Komento

7 Komente

  1. Bardhi Tolabi April 28, 00:26

    Ju lumte ore bijt e te nderuarit,Haredin Shytit,mikut tim te nderuar.Te ishte ai sot,prokurori i pergjithshem,do te ishte i vetmi nder Shqipetaret e ketyre viteve te kesaj palodemokracie,i cili kishte forcen e kurajon per te ndeshkuar kedo,kriminel,mafioz,hajdut e tradhetar,qe do e kishte vendosur prej kohesh mbrapa hekurave te shkalluarin e Vicidolit..

    Reply to this comment
  2. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... April 28, 02:46

    Zoterinj lereni qenefin mos i jepni vemendje, ai cdo shpifje e ben per te mbuluar krimet e tij dhe te mekembesit Shkerdheni. Eshte rasti i vetem ne bote per Librin Gines, ku nje kriminel qe ka bere kaq shume krime dhe duart i ka me gjak te pa thare shqiptari, i pa gjykuar nga Gjykatat K*** dhe i pa denuar. Por ne librin Gines duhet te vendoset edhe per faktin se eshte rasti i pare ne malesi dhe sidomos ne Tropoje qe pas vrasjes se mbi 150 djemve nuk eshte marre gjak mbi te dhe familjen e tij.

    Reply to this comment
  3. Malesori April 28, 08:59

    Respekt per Familjen Shyti. Gen i Burrit te ndershem Aredin Shyti dhe Heroit Hekuran Pobrati.

    Reply to this comment
  4. sopiqoti April 28, 09:22

    Me ju lumte per bujarine tuaj ndaj “..djallit..” dhe bijve te tij.

    Reply to this comment
  5. LORA April 28, 09:52

    Me e frytshme do te ishte qe,ne ditet tona, djemte e respektuar Leart dhe Orik Shyti te mos merreshin me “tregtarin pa dele te leshit”,,,,por me partneret bleres te tregetise se tij ,,,,dhe si duhet varrosur pergjithmone kjo tregeti.
    Ketu ku eshte plaga duhet vene edhe gishti.

    Reply to this comment
  6. pellumb April 28, 15:50

    le tju rruaje leshte edhe juve…

    Reply to this comment
  7. Shaban Dibra April 28, 16:27

    Keta djemte ja fusin dor per dore ketij sali gerdalles, po si Duket nuk i ben pershtypje. nga 2005-2013 nuk pame te shtetezonte gje per jetimet e tropojes, vetem Po ja ka ndare shkelxenit dhe gites

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*