Vëllezërit Xhaka, një gjak – dy kombe?!

June 14, 2016 09:53

Vëllezërit Xhaka, një gjak – dy kombe?!

 

Nga Andrea Stefani

 

Fakti që dy futbollistë shqiptarë, vëllezërit Xhaka, kanë luajtur përballë njeri-tjetrit, Graniti me Zvicrën dhe Taulanti me Shqipërinë, ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare dhe mjaft komente. “Vëllezër të një gjaku por që luajnë për kombe të ndryshme” – ka nënvizuar në një prej raportimeve të saj BBC. A nuk duket paradoksale? Kush është tradhtari i kombit? – pyesin ca të tjerë. Episodi ngre disa pyetje: A kanë vëllezërit Xhaka të njëjtën kombësi? Apo njeri është zviceran dhe tjetri shqiptar? Pyetje që nuk mund të marrin përgjigje të saktë nëse nuk shplekset lëmshi që ekziston në rrafshin e studimeve antropologjike dhe sociale lidhur me konceptet e “kombit”, “popullit”, “shtetit”, “kombësisë”, “shtetësisë” apo “qytetarisë”.

 

***

Është fakt se për të tilla koncepte nuk ka patur deri më sot një ndarje të qartë, se shpesh ato përdoren gabueshëm si sinonime, se “kombi” barazohet me “shtetin” apo me “popullin”, dhe shtetësia apo qytetaria (citizenship) me kombësinë (nationality). Doni një provë? Nxirrni kartën tuaj të identitetit dhe do shikoni që “shtetësia” në versionin anglisht të kartës është përkthyer “nationality”. Duhej të përkthehej “citizenship”. Shkaku i këtij gabimi? Kartat e identitetit janë prodhuar nga një kompani franceze dhe meqenëse në mendimin akademik francez (fajtor për këtë është Renani) “kombi” barazohet me “shtetin” dhe shtetësia rezulton e njëjtë me kombësinë. Por, në shumicën e rasteve, nuk është fare ashtu madje është gjithnjë e më pak ashtu, sa më shumë globalizohen marrëdhëniet ndërshtetërore dhe njerëzore, sa më shumë emigrimi i trazon kombet dhe racat duke krijuar bashkësi politike prej individësh me prejardhje të ndryshme etnike, sa më shumë strukturat nacionale ja lënë vendin integrimeve supranacionale.

 

***

Nëse ndajmë qartë “kombin” nga “shteti” (duke ju përmbajtur versionit gjerman të “kombit etnik”) nuk mbetet më asnjë vështirësi për të përkufizuar qartë statusin e vëllezërve Xhaka. Në pikëpamje të etnicitetit të dy janë definitivisht shqiptarë dhe nuk mund të jenë zviceranë. Por mund të jenë zviceranë si shtetas, si qytetarë (citizens) të shtetit të Zvicrës. Graniti luan me Zvicrën si qytetar zviceran ndërsa i vëllai me Shqipërinë si qytetar shqiptar sepse duhet të ketë marrë edhe shtetësinë nga shteti shqiptar. Ata, si shumë të tjerë, mund të kenë dyshtetësi, edhe shqiptare edhe zvicerane. Ndryshe nga kombësia shtetësia është një atribut më elastik, atë mund ta ndryshosh, ta dublosh. Kombësinë jo. Por ngatërrimi mes dy koncepteve ndodh nga që në Zvicër, si në jo pak vende të tjera europiane, i përmbahen konceptit të “kombit civil” (civic nation) të Renanit. Në fakt kemi të bëjmë me një ngatërrim që Renani i ka bërë “kombit” me “popullin” ose, e thënë ndryshe, me “demosin”. Por pikërisht sipas këtij kuptimi të gabuar, zviceranët mund ta quajnë Granit Xhakën me kombësi zvicerane.

 

***

Mendoj se kombet mund të jenë vetëm etnike. Termat “komb civil”, “komb modern”, janë vetëm sajime studiuesish gjatë përpjekjeve të dëshpëruara për t’ja përshtatur konceptin e “kombit” një realiteti politik dhe social që ka nja dy shekuj që priret t’i largohet gjithnjë e më shumë atij. Eshtë një përpjekje si ajo e shemrave të Hirushes që prenë gishtat për të futur këmbën në një këpucë që ju rrinte e vogël dhe që në vend se të sqarojë, ka sjellë më shumë konfuzion.

 

***

Konfuzioni vazhdon më tej si reaksion zinxhir. Skuadrat përfaqësuese të shteteve quhen me kokëfortësi skuadra “kombëtare”! Në fakt, me një përbërje gjithnjë e më heterogjene në pikëpamje të kombësisë ajo janë gjithnjë e më pak kombëtare. Prandaj duhet të quhen, ashtu siç në të vërtetë janë, skuadra përfaqësuese të shteteve. Kjo do ja lehtësonte punën edhe politikanëve që në prononcimet e tyre, të mos binin në gabime të pafajshme si për shembull, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, që në një intervistë deklaroi se me dhënien nga FIFA të së drejtës për të marrë pjesë në konkurrimet ndërkombëtare, Kosova do të ketë “kombëtaren” e vet dhe Shqipëria kombëtaren e vet! Po si kështu, një komb me dy skuadra kombëtare?! Ndarja e qartë me koncepteve “komb” dhe “shtet” na jep një përgjigje pa ekuivoke: Nuk përfaqësohet kombi por shteti prandaj skuadra e Shqipërisë do jetë jo kombëtarja por përfaqësuesja e shtetit shqiptar dhe ajo e Kosovës jo kombëtarja por përfaqësuesja e shtetit të Kosovës.

 

***

Kosovarët versus Shqipërisë me skuadra kombëtare. A është kjo një temë për ju? – E pyeti gazetari i zviceranes “Das Magazin” Edi Ramën.

Nuk e kuptoj pyetjen – u përgjigj kryeministri shqiptar.

Ne flasim për tema të tilla – vazhdoi gazetari – partitë e djathta thonë se janë shumë emigrantë në skuadrën tonë kombëtare dhe shumë pak “zviceranë” – në kuptimin e zviceranëve me gjak të pastër.

 

***

I gjithë dialogu shfaqet konfuz për shkak të moskuptimit të dallimit mes “kombi” dhe “shtetit”. Nëse  e bëjmë të qartë këtë dallim do mësojmë se vetë Zvicra nuk është një komb por një “shtet”, një “popull” (demos) i themeluar nga shkrirja politike e disa pjesëve të kombësive të ndryshme. Ajo është një bashkësi e qytetarësh (demos), një bashkim politik. Por jo një bashkësi biologjike. Prandaj në Zvicër është më shumë qesharake se kudo, të pretendosh për gjak të pastër “zviceran”. Por Zvicra është modeli që tregon rrugën nga duhet të ecë njerëzimi, drejt bashkësive supranacionale (Habermas). Ajo është modeli që duhet të ndjekë projekti i Europës së Bashkuar që vështirësohet pikërisht nga fakti se shtetet anëtarë të BE, edhe pse të trazuar me masa përherë e më të mëdha emigrantësh, vazhdojnë të kenë për ideal dhe të fiksuar në kushtetutat e tyre shtetin komb dhe “gjakun e pastër”, kombin dhe jo demosin. Një nga pengesat më të mëdha që ndesh projekti i BE është fakti se në Europë vazhdojnë të mendojnë si francezë, gjermanë, italianë apo holandezë dhe jo si europianë. Pengesë që SHBA nuk e ka hasur sepse atje, pavarësisht nga prejardhja, njerëzit mendonin që në krye të herës si amerikanë. Në fat edhe kombi amerikan është një shpikje. Sepse ata qëndrojnë një shkallë më lart se kombi. Janë një popull, një demos. Dhe një bashkësi e themeluar në liri, qëndron shumë më lart se një bashkësi e trashëguar. Është si dallimi mes lirisë dhe fatalitetit.

 

***

Ne shqiptarët duhet ta kemi më të lehtë të kuptojmë dallimin mes “shtetit” dhe “kombit” apo edhe “kombit” dhe “popullit”. Veçanërisht pas pavarësisë së Kosovës. Nëse shteti do qe baraz me kombin, atëherë i bie që Kosova të ishte komb më vete. Dy kombe shqiptare? Përgjigja është e thjeshtë: Shqiptarët janë një komb por tashmë kanë dy shtete, Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës. Për të kuptuar këtë konkluzion të fundit duhet bërë dallimi mes “kombit” edhe “popullit”. Ky i fundit, për dallim nga “kombi” është një bashkësi politike. Por nëse popullit i referohemi si “sovrani” atëherë çlirimi nga kthetrat e një sinonimie absurde mes “kombit” dhe “popullit” bëhet më i lehtë. Pra, nëse Kosovarët dhe Shqiptarët do të ishin një popull pra një sovran, përse do kishin dy qeveri, dy kryeministra, dy parlamente? Është e qartë se, në këtë rast, nuk kemi dy kombe sikundër edhe është përfolur, por një komb dhe dy popuj.

 

 

***

Studiuesit kanë shekuj që debatojnë mbi kuptimin dhe përkufizimin e saktë të kombit, popullit, shtetit, kombësisë apo qytetarisë pa arritur në emërues të përbashkët. Sapo dikush ka besuar se ka fiksuar përkufizimin e “kombit”, ky ka nisur ta përqeshë nga pas si “popull”. Sapo një tjetër ka besuar se ka mbërthyer mirë kuptimin e “shtetit”, ai i ka rrëshqitur nga dora si “komb”. Por shmangien e këtij konfuzioni që s’e kanë arritur dot një mori studiuesish, po ndihmon ta qartësojë edhe futbolli me skuadrat “kombëtare” që janë gjithnjë e më pak kombëtare apo me dukurinë e vëllezërve Xhaka që edhe pse të lindur nga prindër shqiptarë, luajnë për “kombëtare” të ndryshme!

June 14, 2016 09:53
Komento

8 Komente

  1. beni June 14, 10:32

    Andrè e ke shum drejt por kapitalizm i esht i tille qe te blen dhe te shet njelloj si mallrat edhe njerzit!
    Te gjith keta kosovare te ardhur me kombetaren e shqipnise,nuk kan pas shancin ne shtete si zvicra apo edhe shtete te tjera te perfaqsohen si nga me te miret,se po tu afroheshe nje shanc do tja benin mutin shqipnise e kombetares se saj,lere ket patriotizem lajkataresh e kta qe shkojn nga fryn era!
    Xhakka i gladbahut esht shum e shum me i mir se i vllaj taulanti e se taulantit nuk i esht afruar kombetarja zvicerane se do e shifnim patriotizmin e tij?
    A e pe mustafin se si kendonte hymnin gjerman?
    Nuk esht per tu cuditur kur ai esht i lindur e shkolluar ne rf gjermane e integruar ne te!
    Shqiperia ju afroj ate alternative qe shum shtete nuk mundet tu a benin ne menyren e grumbullimit kur kta futbolliste ndoshta per her te pare shkelen token shqiptare dhe pranuan te luanin per te, ne pamundesi te afrimit te shteteve te tjera kte alternative,qe per nje dite te behesh nenshtetas,dhe kjo ndodh vetem ne shqiperi se jo diku tjetr!
    Patriotizmi ose menyra e funksionimit te nje kombi tregohet kur kpitalet e tyre te fituara me djerse e mund te kontriboje per ngritjen e shtetit e standartit te kombit te vet e jo depozitimit ne shtetet e huaja,pra ktu tregohet dashuria per kombin e shtetin te tjerat jan lajka qe i shohim kudo si shum e shum patriote greke ne kohe krize se si i trasferuan kapitalet ne europen perendimore!
    Kombetarja shqiptare ka nevoje per talente e shtetas te vetet e jo mercenare te quajtur gjoja shqiptare?

    Reply to this comment
    • Fanol Bardhi June 14, 16:07

      Dikush per obligim , dikush ne mungese te mundesive , e dikush fton dikend qe nuk ka alternativa tjere e keshtu me rradhe . Secili prej paleve (lojtaret , federatet ,shtetet ) ben at qe mundet e kjo esht mire , mbasi te gjitha palet + tifozeria Shqiptare dolen te fituar nga arritja e kombetares kurse asnje pale ne vete nuk e kish arritur kete sukses . Keshtu qe nuk po e kuptoj hallin tende apo “demaskimin” qe po i ben ti BENI .
      Loriku kishte mundesi ti’ zgjedh kombetaret (zvicren apo Francen ) dhe te mbetej ne secilin kombetare lider dhe legjend por zgjodhi Shqiperin ku nuk kishte asnje interes pos atij kombetare. Fal lojtareve dhe trenerit Di Biasi esht kombetarja sot ne ato pozita qe te zgjedh tani ke do ne kombetare .

      Reply to this comment
      • beni June 15, 08:04

        Or ti qe me duket nuk je ne brendesi te kombetares?
        E para kombetarja tone me brek neper kembe e duke paguar armenine ja doli mbane,por esht histori suksesi i armando dukes se mundet te blihen ndeshjet e jo suks i abazit tashme?
        E dyta ky loriku mundet te them se kur ska te tjere natyrisht qe i ngrihet pjedestali por di te them nje gje qe asnje nga kombetaret si ajo e frances apo e zvicres nuk e grumbullonte ne kombetare?
        Ty te erdhi serbi ne mes te tiranes te beri 2 gola dhe ju akoma nuk e kuptoni se sjeni gjekundi por mereni me frymen fetare e patriotike e se 9 lojtare jan kosovare qe per mua nga ter keta qe luajn pervec xhakes dhe shaqirit te tjeret jan te nje kalibri per te luajtur ne kategorit e dyta?
        Sa per dijeni kombetares tone nuk i vijn djem si ben minga,agustin kola muca e te tjer e te tjer por qe sju dha shanci nga sistemi komunist e mos na trego me kta te vdekur qe zgjedh xhani de abazi!

        Reply to this comment
  2. Prof.Krasniqi- Austri June 14, 11:01

    C´far artikulli, rrespekt z. A. Stefani, keni dhene shpjegime te detajuara dhe bindese, lidhur me te kuptuarit drejte te nocionit Shtet dhe Komb.Kombi shqiptar eshte vetem i tille dhe i pa ndare ne kuptimin e vet nocionit determinues sociologjik. Keni plotesishte te drejte se nuk mund te ket komb Kosovar,shtet po!!!

    Reply to this comment
  3. Fatherland June 14, 11:48

    E thene ndryshe e shkurt : Ndeshja Shqiperi – Zvicer ndeshje mes Ekipit Kombetar shqiptar dhe Ekipit Perfaqesues zviceran.
    Vendet e Europes Lindore kane ne Euro-2016 Ekipe Kombetare, kjo nuk eshte veshtire te dallohet.
    Vendet e Europes Perendimore ne Euro-2016 kane Ekipe Perfaqesues shumkombesh, si klubet e Championsit. Kjo eshte me e lehte te dallohet.
    Vendi organizator i ” Europianit ” me Ekipin Perfaqesues ne fushe tregon me teper si vend organizator te ” Afrikanit “.
    Krenari kombetare per shqiptaret qe perfaqesohen me Ekip Kombetar!

    Reply to this comment
  4. Arber June 14, 15:42

    Artikulli ka mbetur ne shtratin teorik. Per rastin e shtetit te Kosoves dhe shtetit te Shqiperise nuk mund te thuhet:
    “Është e qartë se, në këtë rast, nuk kemi dy kombe sikundër edhe është përfolur, por një komb dhe dy popuj.”, por dy shtete dhe nje komb me dy pakica kombetrare greke e serbe. Nese do te qendronim strikt konceptit “Komb”, asnjeri prej dy vellezerve Xhaka nuk duhej te pranoheshin ne skuadren kombetare te Zvicres, sepse, pavaresisht nga passaporta ata kane lindur me kombesi shqiptare. Po ashtu, futbollistet minoritare greke nuk duhet te luajne me kombetaren shqiptare, por me ate greke, ndersa ata sebe te Kosovens me kombetaren serbe. Pra, vendi i lindjes eshte percaktues. Nipi im ka lindur ne Washington, me baba emigrant shqiptar dhe nenen emigrante kolumbiane; ka tre passaporta: shqiptare, kolumbiane dhe amerikane. Por nese behet futbollist, ai do te luaje me kombetaren amerikane.

    Reply to this comment
  5. normali June 14, 23:34

    Nj gje kam ne lidhje me kombin dhe shtetin: Jane dy gjera te ndara . Kjo s’diskutohet. Por eshte dhe diçka tjeter qe s’diskutohet: shume shtete nuk jane kombe, por thone qe jemi kombe, psh. SHBA nuk eshte komb , por vetem shtet, Zvicra nuk eshte komb por vetem shtet, Belgjika s’eshte komb por shtet, e keshtu me radhe. Shba do te ishte komb po te jetoni pasardhesit e Westhidis, por atje nuk egziston asnje. Per te tjerat e di qe ka mendime te ndryshme. Ky eshte koncepti im i palekundur. Sot ecet drejte eleminimit te kombeve dhe konsolidimit te shteteve.

    Reply to this comment
  6. Natyralisti June 15, 09:30

    Sporti tregon se ndjenjat kombetare nuk shterojn kurre ne popull. Sa do te tentoj politika per ti bere shtetet e Europes si Alabama ose Nebraska nuk do ja arrije kurre.
    Nje studim amerikan tregon mire se njeriu kurdoher eshte i prir per te rraca dhe kombi vet. Ne burgjet e Amerikes edhe njerez krejt pa paragjykime rracore der ateher, sa futen brenda burgut drejtohen instiktivisht te rraca ose te kombi te cilit i perkasin. Eshte dicka genetike e pa mundur ta tjetersoje asgje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*